A
agroni
Vizitor
BMW tërheq 235 mijë makina me probleme në pompën e ujit
BERLIN - Kompania gjermane e prodhimit të automobilave BMW njoftoi sot tërheqjen e rreth 235 000 automjeteve të saj të gamës Mini në të gjithë botën, për shkak një problemi me pompën e ujit.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara, tregu më i madh i markës, numri i automjeteve të tërhequra arrin në 89 000, ka njoftuar që dje autoriteti amerikan i sigurisë rrugore, NHTSA.
Shtetet e Bashkuara përbëjnë tregun më të madh të BMW-ve tip Mini, të pasura nga Britania e Madhe që vjen në vend të dytë dhe nga Gjermania në të tretin, bëri të ditur zëdhënësi i kompanisë gjermane për AFP, Sven Grützmacher.
Në rastin më të keq, pompa e ujit mund të marrë zjarr, gjë që ka ndodhur tashmë në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, këto incidente nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë, theksoi ai.
Tërheqja ka të bëjë me automjetet e prodhuara në periudhën mars 2006 - janar 2011 me motorët Cooper S dhe John Cooper Works, shtoi ai. Zëvendësimi i pompës së ujit do të bëhet falas.
(er.nu/ata/BalkanWeb)