Bien në Tokë mbetjet e sondës ruse të hapësirës

A

agroni

Vizitor
Bien në Tokë mbetjet e sondës ruse të hapësirës

MOSKE-Mbetjet e sondës ruse të hapësirës që dështoi të shkonte në një hënë të Marsit me sa duket ranë në tokë.

Sonda 14 tonëshe ishte drejtuar për në Phobos për të marrë mostra dheu. Por dje ushtria ruse gjeti mbetjet e sondës në oqeanin Paqësor në jug të bregdetit të Kilit.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, kishte thënë se pjesë të vogla të sondës do të mbijetonin duke kaluar atmosferën dhe se disa pjesë të tjera do të digjeshin në të.

Sateliti u nis më 9 nëntor, por u bllokua në orbitën e Tokës dhe qysh atëherë humbi lartësi.

(d.b/VOA/BalkanWeb)
 
Sipër