Berisha: Jemi vend me ekonomi të fuqishme, kriza gjunjëzoi fqinjët, por jo Shqipërinë

V

Veptima

Vizitor
Berisha: Jemi vend me ekonomi të fuqishme, kriza gjunjëzoi fqinjët, por jo Shqipërinë


Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka folur për krizën e ekonomike. Ai ka thënë se i ka thirrur gazetarët për ti treguara atyre dhe publikut paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë qeveria shqiptare.
“E thirra këtë takim me ju për t’ju njohur nga afër me paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë qeveria shqiptare. Është një opinion botërisht i konsoliduar se Shqipëria përballoi me sukses krizën e borxheve dhe euros që ka pllakosur Eurozonën dhe vendet e tjera, por në veçanti dy partnerët kryesorë Italia dhe Greqia. Duke pasur sistemin bançensurimçensurimçensurimçensurim banka bija të vendeve të Eurozonës, duke patur dy partnerët kryesorë Italinë e Greqinë mendohej që Shqipëria do ishte viktimë e saj por kjo nuk ka ndodhur. Kriza e vendeve fqinjë ka pasur pasqyrim në ekonominë shqiptare, por nuk ka arritur ta gjunjëzojë ekonominë tonë, në vitet më të vështira të krizës ekonomia shqiptare nuk ra në koncesion, ruajti rritje ekonomike nga 3 në 4 %”, tha kryeministri.
Berisha ka thënë se ekonomia e vendit është nën kontroll dhe sipas tij, opozita shpif kur thotë se vendi po shkon drejt falimentimit.
“Nga opozita keni dëgjuar shpesh deklarata, opozita në mënyrë të përditshme hedh poshtë të dhënat, hedh shifrat, shprehet se buxheti s’ka para për rroga, se po ecet drejt falimentimit. Mirëpo opozita ndonjëherë dhe media duhet të kenë parasysh se është koha globale, ora globale, siguria globale, por sot nuk ka asgjë më globale se sa ekonomia, dhe asnjë s’ka sot më të kontrolluar se ekonomia”, shtoi Berisha duke cituar institucione të ndryshme ndërkombëtare që vlerësonin performancën e ekonomisë shqiptare.
Kryeministri ka renditur disa nga reformat që do ndërmerren
Heqje e çdo takse, mbi çdo makineri, të çdo biznesi, mbi çdo mall, mjet, gjithçka që përdoret për prodhimin, në fusha si bujqësia, peshkimi, etj, me qëllimin më madhor nxitjen e punësimit dhe prodhimit.
Punëdhënësit që do të punësojnë tani e tutje punëtorë, nuk do kalkulojnë më taksën 10% të të ardhurave personale. Ky 10% do të bëhet investime për krijimin e vendeve të punës. Heqje për 3 vjet të çdo detyrimi tatimor, për çdo të ri të punësuar rishtaz.
Heqje të TVSH për hekurin dhe çimenton, që do përdoret për ndërtimin e hidrocentraleve.
Rimbursim të taksës së banesës për të gjithë personat me të ardhura mujore nën 2 milionë lekë në vit, janë të gjitha familjet nën ndihmë ekonomike, por edhe të tjera.
Berisha theksoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për rritjen ekonomike dhe punësimin.
“Masat tona janë unike. Ashtu siç veproi paketa e parë, kjo paketë do ti japë një shkëputje të re ekonomisë shqiptare drejt nivelit më të lartë të rritjes dhe punësimit”,- tha ai.
Arsyet se pse ekonomia shqiptare i ka rezistuar krizës
“Ekonomia shqiptare i rezistoi krizës, nuk njohu recension, i rezistoi falë reformave të thella e të gjithanshme që u morën para nisjes së krizës. Këto reforma ishin mburojë ndaj krizës. Është taksa e sheshtë 10%, ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 42% në 24%, ulja e një seri tarifash dhe heqja e tyre. Këto reforma kanë zgjeruar aktivitetin e biznesit, kanë çuar në shkurtimin e procedurave të regjistrimit të biznesit, kanë pasur për rezultat rritjen me 2,5 herë të biznesit, rritjen e të ardhurave doganore tatimore, 9,2 miliardë dollarë nga 2006 në 2010. Këto rezultate bënë të mundur rritje rrogash e pensionesh”, tha Berisha.
Berisha: PD nuk po vjedh programin e PS-së, taksën progresive të Marksit dhe sistemin shëndetësor të Enver Hoxhës
Kryeministri Berisha pyetjes se po vjedh programin e PS-së i është përgjigjur me akuza. Ai u shpreh para gazetarëve që PD nuk mund të vjedhë taksën progresive të Marksit dhe kthimin e sistemit shëndetësor të Enver Hoxhës.
“Britmat e socialistëve se po na vjedh programin do i përgjigjem me sugjerimin që më bëri një mik në Facebook. “Aman doktor jepu një copë program për sevap”. Nëqoftëse keni dëgjuar për më shumë unë them se PS nuk ka program tjetër përveç taksës progresive, taksës së Karl Marksit e Spiro Kolekës. Ka mbetur i vetmi njeri që qarkullon me këtë taksë. Kjo do të thotë që t’ia vendosësh sot sipërmarrësit, ai i bie me gërshërë borderotë dhe 1/ 3 e punëtorëve e nxjerr në rrugë. Sot debati për taksat është më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Taksa progresive është taksa që nxit evazionin fiskal, shton urrejtjen klasore. Programi i tyre përveç taksës progresive nuk ka asgjë reale, por vetëm fiktive. Ka thënë se do kthejë sistemin shëndetësor të Enver Hoxhës, pa sigurime. Sistemi i Enver Hoxhës s’mund të kthehet kurrë është një mjerim”, tha Berisha.
Berisha: Rama po ja “pret” kokat deputetëve dhe po merr me vete miliarderët
Sipas tij, ajo çfarë po bën Rama me listat e deputetëve është prerje kokash. Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
“Ai po bën ca prerje kokash. Zgjodhi Celibashin, për të prerë kokën e Gramoz Ruçit. Kjo është një politikë terrori, mbi deputetët. Është një miliarderizim i PS-së, me disa njerëz që me Ramën kanë një histori të veçantë.”- tha Berisha.
Sipas Berishës Rama ka vendosur të fuqizojë krahun miliarderë.
“I preu kokën deputetit të Kukësit, imagjino kokën e Erjon Braçes”,- theksoi ai.
Berisha: Nëse Rama s’do referendum, të votojë 3 ligjet
I pyetur nga gazetarët se, nëse pas deklaratave të Fyles dhe trojkës së ambasadorëve do të kishte një tërheqje të qeverisë për Referendumin e 3 ligjeve, kryeministri u përgjigj se ka një ftesë të hapur ndaj liderit të opozitës për t’i votuar në çdo kohë ligjet.
“Në qoftë se zoti Rama nuk do referendumin është i lutur të vijë të votojë ligjet, dhe siç kam deklaruar në Parlament, jemi të gatshëm t’i votojmë në çdo kohë. Uroj që zoti Rama mesazhin e Fyles, të Arvizut e Sequit, të mos e interpretojë si një thirrje për të mos votuar ligjet. Sepse zoti Rama duke punuar për pas qershorin, i thotë shqiptarëve se ne nuk do njohim rezultatin Nuk ka njeri të lirë të mos imagjinojë rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi shefi i mazhorancës
Frroku me kupolën e policisë, Berisha: Në krye të tyre qëndron Rama
Gjatë takimit me gazetarët, shefi i mazhorancës, i pyetur nga gazetarët komentoi edhe foton e të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, biznesmenit Arben Frroku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Berisha tha se foto është bërë në një kohë që Frroku nuk ka pasur asnjë aktivitet kriminal, ndërsa theksoi se Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për lidhjen që mund të ketë policia me Frrokun. Duke nënvizuar se nisur nga fotoja në fjalë u bë një politizim primitiv, Berisha akuzoi liderin e opozitës se nëse do të niseshim thjesht nga fotot ai do të dilte kreu i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”.
“Është foto e bërë më parë..skam qoftë edhe indon më të vogël se ky zotëria ka pasur aktivitet kriminal. Ky ka qenë president i Tërbunit. Ti them unë Nikolinit mos bëj foto? Nëse ju mendoni se një foto e bërë kohë më parë në një kohë kur ai nuk ka pasur asnjë aktivitet kriminal, kjo pastaj është një politizim primitiv dhe i padenjë për ata që e bëjnë. Ministria ka bërë një hetim dhe ky hetim do të zbardhë gjithçka, nëse ka lidhje që s”duhet të ketë apo jo. Nga fotot Edi Rama del jo anëtar, po kryetar i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”. Po të nisemi nga lejet e ndërtimi, ai del kryetar i saj”, tha Berisha.


\shekulli\
 
V

Veptima

Vizitor
Sinçerisht nuk e di se ku marrin kete kurajo per te shprehur fjale te tilla, aq me keq nje politikan, aq me keq ne kete krize te tmerrshme ku ka njerez qe me te vertete nuk kane me çfare te ushqejne veten dhe pjesetaret e familjes.

Une pyes veten, se mos valle keto lloj njerezish (politakanesh) jetojne ne ndonje planet tjeter, qe nuk quhet Toke dhe nuk ja kane aspak idene se me çfare sakrificash po jetojne njerezit dhe ja fusin shpatit pa i dhene rendesi fjales qe thone.

O Sali Berisha.
Edhe i mire apo i keq ne qofsh, ti perfaqeson shqiperine ne situata te ndryshme dhe udheheq nje parti. Edhe pse un per fat te keq nuk simpatizoj ndonje parti politike, ama te lutem, mos ja fut shpatit dhe mos ofendo shqiptaret me keto lloj fjalesh.

Zbrit nga kali dhe mendo si nje njeri i thjeshte dhe jo si nje jashtetokesor.
 
Sipër