Berat, arrestohet 54-vjeçari, ia vinte zjarrin pyjeve për “hobi”

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Berat, arrestohet 54-vjeçari, ia vinte zjarrin pyjeve për “hobi”


BERAT – Një 54-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme në pyje e kullota në të gjithë qarkun. Blutë kanë vënë në pranga 54-vjeçarin Xhezmi Aliu, banues në fshatin Malinat të rrethit të Beratit. Sipas provave të grumbulluara nga policia në vendngjarjet e disa zjarreve, Xhezmi Alium, rezulton të jetë autori i zjarrit të rënë në faqen kodrinore të Kalasë së Beratit, ku u dogj një sipërfaqe prej 3 ha me shkurre e barishte dhe ku u rrezikuan seriozisht shtëpitë muzeale të kësaj lagjeje dhe shekullore që ndodheshin në këtë territor.
Policia tha se 54-vjeçari ia vinte zjarrin pyjeve dhe kullotave për “hobi”, pasi ai është autor i disa zjarrvënieve të tjera të qëllimshme.
Ndërkaq gjatë paradites së sotme, policia ka arrestuar edhe një tjetër zjarrvënës në Tepelenë. Ai është Xhevair Muçaj, 49-vjeç. Muçaj i kishte vënë zjarrin bimësisë prapa banesës së tij dhe si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur dhe dogji rreth 20 hektarë pyll e kullotë.
21.08.2012
Burimi: Gazeta Shekulli