Bashkia Mirdite nderon me MIRENJOHJE humanisten e shquar shqiptare Ina Krosi Malhan

A

Administrata Online

Vizitor
Permes nje aktiviteti ku u dhane dhe ndihma per shoqaten e jetimeve ne Mirdite, eshte nderuar me Mirenjohje nga Bashkia Mirdite, humanistja e rralle shqiptare, Ina Krosi Malhani, me motivacionin: ” Për kontribut të vyer ndaj shtresave në nevojë, altruiste e rrallë Shqiptare, që u është gjendur me shërbimin dhe ndihmën e saj të sëmurëve, të moshuarve, jetimëve e nevojtarëve në të gjithë skajet e vendit deri në Kalkuta të Indisë. Dora e saj e humanizmit është ndjerë edhe për shtresat në nevojë të Mirditës, veçmas për jetimët”.
Mirenjohja iu dorezua humanistes se njohur nga zv/kryetare e bashkise znj. Vitore Gjini, e cila e falenderoi ate per ndihmen e dhene ne vijemesi per njerezit ne nevoje ne Mirdite, vecmas per shoqaten e jetimeve, duke i sjelle pershendetjet e ngrohta te kryetarit te bashkise z. Ndrec Dedaj.
Nderkohe ajo me stafin e saj shperndane ndihma per 20 familje te femijeve jetime ne nevoje ne nje aktivitet ne mjediset e pallatit te kultures por dhe ne fshatra, po ashtu ajo sajdisi per Krishtlindje dhe femijet e valleve te Ansamblit Mirdita, te cilet dhuruan nje aktivitet te bukur artistik per pjesemarresit, ku ajo u vesh dhe kerceu me rrobat e tradites se Mirdites. Zonja Malhani u zotua se do te jete ne krah te femijeve te Mirdites edhe ne vitet qe do te vijne. Vperimtaria eshte percjelle dhe nga gazetaret e emisionit STOP ne TV Klan.
Ina Malhani ka lindur në Rrogozhinë dhe është rritur në shtëpinë e femijës. Shpirti i saj humanitar është injektuar tek ajo qysh në moshë të hershme, ku edhe pse me mundësi të pakta, mundohej të ndihmonte sa më shumë njerëz qoftë dhe me punë vullnetare.
Më pas Ina ka vazhduar rrugëtimin e saj humanitar në disa qëndra në Tiranë dhe jo vetëm, ku vlen të theksohet që ka shërbyer edhe tek institucioni humanitar “Motrat e Nënë Terezës”
Ina ka dhuruar gjak plot 31 herë.
Njihet për kontributin e saj vullnetar edhe për moshën e tretë, ku herë pas here i shërben këtyre të fundit, totalisht në mënyrë vullnetare.
Ina është nderuar për veprat e saj humanitare edhe nga Presidenti i Republikes. Ajo eshte nderuar dhe nga Vatikani.

Vazhdoni të lexoni...
 
Sipër