Balshajt dhe shteti i tyre

J

Jani

Vizitor
Balshajt dhe shteti i tyre

Ndertë gjitha principiatat feudale shqiptare të gjysmës së dytë të shek.XIV, ajo që filloi të merrte përmasat e një formacioni mbarëshqiptar ishte Principiata e Balshajve. E krijuar fillimisht në vitet 60 të shek.XIV si një zotërim i vogël e i parëndësishëm feudal nën drejtimin e vëllezërve Strazimir, Gjergj e Balsha II, Principiata e Balshajve bashkoi territoret e dy Zetave, të Sipërme e të Poshtme, nga Kotorri në Lezhë. Përpjekja e vëllezërve Balsha për të përparuar drejt Matit dështoi në një betejë të pasuksesshme të zhvilluar në vitin 1364 me princin e Arbrit Karl Topia, ku forcat e Gjergj Balshës u thyen dhe vetë ky u zu rob. Pas kësaj, ndërmjet dy familjeve princore shqitpare u vendos një paqe që zgjati plot 20 vjet dhe që u përforcua nga martesa e Karl Topisë me Katerinën e Balshajve. Ndërkaq, nepërmjet një amrtese tjetër, asaj të vëllait të vogël Balsha II me Komnenën, vajzën e despotit Andrea Muzaka të Beratit, në vitin 1369 Balshajt u bënë zotër të Vlorës.

Po atë vit, Balshajt kishin bërë një hap tjetër të rëndësishëm, që i forcoi pozitat e tyre të brendshme dhe të jashtme. Ata u konvertuan në katolikë, duke krijuar një lidhje më të ngushtë me shtetasit e tyre shqiptarë të Shqipërisë Cveriore, që ishin të vesimit katoli.

Ky hap i afroi ata gjithashtu me Papatin dhe fuqitë e tjera katolike në një kohë kur përgatiteshin të hynin në luftë me sundimtarët fqinjë sllavë, që vazhdonin të sundonin në Kosovë e në trevat shqiptare lindore. Së bashku me Muzakajt, Gropajt e feudalë të tjere.
 
Sipër