Aty ku mungon dashuria, lëshon rrënjë mjerimi,skamja,ndarja,mallkimi dhe vdekja

Lek

Anetar Fillestar
Aty ku mungon dashuria, lëshon rrënjë mjerimi,skamja,ndarja,mallkimi dhe vdekja

( Fjalë e vjetër)

Nga:Lekë Mrijaj -14.02.2013.

Të gjithë ne në ketë botë - jetë duhej kuptuar se jeta pa dashuri nuk ka kuptim nëse nuk kemi dashuri jemi në kundershtim të plotë me parimet e Zotit dhe jetës pra nëse nuk u permbahemi ketyre parimeve i sjellim vetës sonë kaos-krizë të brëndshme shpirterore jo-stabilitet mjerim, trishtim,mallkim dhe vdekje,pra me një fjalë :Aty ku mungon dashuria, lëshon rrënjë mjerimi,skamja dhe vdekja ( fjalë e vjetër ).Jeta pa dashuri është sikur qielli pa dritë e hënë dhe sikur fëmija pa nënë.

Festen e Shën.Valentinit nuk duhej kuptuar vetëm si festë e të dashuruarve ( çifteve fejuarve,martuarve… ) por festë fundë e krye të dashurisë se pergjithshme jetësore kjo festë nuk njeh limitime,perkufizime nuk njeh ndarje,grup moshë i ri apo i vjetër pra realisht nuk bënë dallim se ciles shtresë-kategori i takon,i pasur apo i varfër i bardhë apo i zi.Dashuria në pergjithesi është dhurata me e shkelqyer e ndritur e bekuar e dhënë nga vetë Zoti i ynë.Nese neve na mungon kjo dhuratë - dashuria njerëzore ( familjare,vëllazerore,shoqërore,miqësore ), atherë plotësisht jemi në kundershtim me urdhërat e Hyut tone të qiellit dhe tokës dhe Shën Valentinit të martirizuar për dashuri të pergjithshme.

Dashuria është dhurata më sublime - fisnike e Zotit-Hyut të gjithëpushtetshem më të cilin dashuri gjendet paqja Hyjnore e shpirtërore e njeriut.dashuria në jetë vertetë të jep inspirim,frymëzim ndriqim,aromë të gjallë me ngjyra të shkelqyera prandaj neve duhet kategorisht ti permbahemi te gjitha ketyre parimeve shënjterore nese i permbahemi atherë nuk duhëj të frikësohemi nga e keqja në jetë pra gjithmonë do të kemi bekimin dhe dashurin nga Hyut të gjithepushteteshem.

Kremtja e Shën Valentini është vertetë një ditë e veçantë popullata në rruzullin tokësor kremton - feston i lumtur duke i dhenë të dashurve të tyre dhurata për ta kujtuar kënaqesinë-dashurinë shpirtërore ne pergjithesi qe e ka vetë njeriu i mire mbi tokë.
Festa e Shënjtë e Shën Valentinit 14.shkurti.pra është një ditë e çmueshme,gëzueshme dhe e këndshme ditë falënderimi per Zotin e Erosit prandaj, kremtimi i kësaj dite të ketij Shënjtori - Shën.Valentinit shënohet edhe ne Shqiperi,Kosovë dhe në mbarë Trojet tona Etnike Shqiptare e Diasporë.Shkembehen dhurata simbolike kartolina,lloji lloji lulesh… e cila dhuratë u sjell zëmrave tona gëzime,shpirt, ngrohtesi, sinqeritet,urti dhe dashuri në jetë.

Gëzuar…Dita e Shën.Valentinit Shqiptarë të të gjitha Trojeve Etnike dhashtë Zoti qe tek populli ynë të mbizotërojë dashuria Shpirtërore,Kombëtare në jetë pra me vullnet dhe dashuri ti menjanojmë një here e pergjithmonë baticat dhe zbaticat,urrejtjet
ndër-vëllazerore e partiake ,krizat,inatet,xhelozitë,streset ( të keqën ) te cilat keto të kriza mund të na shpiejnë në një qorrësokak-udhë pakrye.
 
A

Antoni

Vizitor
Pershendetje zoti Lek.
Nuk kam çfare te shtoj persa i perket temes apo asaj çfare keni shkruar sepse jam dakord me gjithçka keni shprehur dhe uruar.

Donim tju benim nje sygjerim te vogel persa i perket temes:
Lutemi te gjeni kategorine sa me te pershtshme per temat tuaja dhe mos perserisni titullin e temes dy here.
 
Sipër