Artistët e Huaj për Shqipërinë

Joni

Moderator
Artistët e Huaj për Shqipërinë

Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin realizuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekujve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj.

Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare.

Pjesa më e madhe e gjithë këtyre veprave që u përmendën është përmbledhur në librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).
 
Sipër