Arti pas vitit 1945

Joni

Moderator
Arti pas vitit 1945

Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita Kombëtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombëtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas.

Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithçka nga e para” edhe në art ! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste ; metodën e realizmit socialist.
 
Sipër