Arti në ditët tona

Joni

Moderator
Arti në ditët tona

Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, siç provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një hapësirë më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten vepra që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin piktorët që përpiqen për një gjuhë të veçantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marre vlerësimin më të saktë të veprave artistike. Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës.
Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet artit të sotëm.

Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progresive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombëtare është përshtatur veprimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.

Gjithsesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera evropiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.
 
Sipër