Ardhja e Jezus Krishtit

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
J

Jani

Vizitor
Ardhja e Jezus Krishtit

Historia e Krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi me natyren njerezore ishte hebre. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin.

Mësimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi (grishi, ftoi) autoritetet e vendosura fetare që të pendoheshin nga vetë-drejtësia dhe hipokrizia (shtirja) e tyre dhe të kuptonin që "Mbretëria e Perëndisë" është e bazuar në shërbim dhe dashuri. Mësimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerëzve dhe krijonin paqëndrueshmëri, diçka kjo që i shqetësonte autoritetet fetare të kohës. Shumë shpejt një grup burrash filluan që ta ndiqnin Jezusin dhe që ta quanin mësues. Këta burra u bënë dishepujt e Tij.

Jezusi i mësoi dishepujt e Tij në lidhje me vullnetin e Perëndisë dhe në lidhje me “besëlidhjen e re” të cilën Perëndia do ta vendoste me njerëzit nëpëmjet Tij. Jezusi i ndihmoi ata që të shihnin që njerëzimi është i lidhur nga vuajtjet dhe kotësitë e jetës si rezultat i mëkatit. Përshkak të mëkatit, njerëzimi e humbi mardhënien e vet me Perëndinë. Qëllimi i kësaj “besëlidhje të re” është që ti rikthejë ata që e pranojnë atë në një marrdhënie të përtërirë faljeje dhe dashurie me Perëndinë.

Por çfarë është kjo besëlidhje e re? Jezusi vetë do të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzimit duke u kryqëzuar padrejtësisht në një kryq romak. Tre ditë më vonë, Ai do të ringjallej, duke e mundur vdekjen, për ti dhënë shpresë një bote të pa shpresë. E pra, gjithçka ndodhi ashtu siç Jezusi u kishte thënë, dhe dishepujt e Tij ishin dëshmitarë të një mrekullie të mahnitshme. Mësuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tre ditë më vonë u ngrit për tu bërë Mesia (Shpëtimtari) i tyre.

Të shtyrë nga një porosi e madhe për të ndarë dashurinë që Perëndia i këtij universi (gjithësie) u kishte dhënë atyre, dishepujt filluan që të shpallin këtë ungjill (lajm të mirë) shprese anë e mbanë vendit. Kështu, nga një grup i vogël njerëzish që jetonin në një krahinë të vogël të Judesë rreth 2000 vjet më parë, historia e Krishterimit filloi, dhe besimi i krishterë qysh prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën.

Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).