Aplikacioni që ju mundëson të bëni thirrje nga iPad

A

Antoni

Vizitor
Aplikacioni që ju mundëson të bëni thirrje nga iPad

Ndoshta dikujt i kujtohet se kur doli iPad se si njerëzit filluan të tallen, duke e quajtur thjesht si një iPhone me përmasa më të mëdha. Tani, falë një aplikacioni të ri, mund të quhet si i tillë. PhoneIt-iPad është një aplikacion që funksionon nëse është kryer zhbllokimi (ang. jailbreak) i iPad-it që ofron mundësinë për dërgim të porosive me tekst dhe thirrjeve me zë në tabletën e ndërmarrjes Apple duke përdorur rrjetin 3G me të dhëna për celularë.
I ndërtuar nga iPhoneIslam team, të cilën njihen për aplikacion e tyre FaceTime 3G, kjo risi do të kthejë një iPad të zhbllokuar me funksionim të plotë si telefon.

Për t’u qasur në këtë veprim ju do të keni nevojë për një SIM kartelë 3G (jo vetëm një SIM kartelë të zakonshme) dhe të merrni aplikacionin nga dyqani Cydia. Aplikacioni kushton 20 dollarë.
 
Sipër