Antibiotikët

Munella

Anetar Fillestar
Antibiotikët

Antibiotikët janë agjentët farmakologjikë që mund të shkatërrojnë plotësisht mikroorganizmat patogjenë ose ndalojnë përparimin, rritjen apo riprodhimin e tyne pa ba dame të mdha në organizem. Do t'thotë se vet mjeksia e pranon se ka dame në organizëm se a janë të vogla a të mdha krejtsisht varet prej organizit të çdo njeriu. Fatkeqsia asht se damet egzistojnë për dallim prej bimëve mjekuese që t'shërojnë pa kurrfar dami. Po, au ka shkue n'mend noj herë me e dëshifrue fjalën antibiotik.

Anti = kunder dhe Bios = jetë. Pra, me nji përkthim bukfal, fjala antibiotik do t'thotë: KUNDER JETËS.

Ka disa vite që lexoj se antibiotikët nuk mund t'zhdukin asnji virus e kohëve t'fundit lexoj se ata jo vetëm që s'janë tuj mujtë mej zhdukë edhe bakteriet, por shpesh herë janë tuj u ba edhe ushqim për to e njerzit pandërpre vazhdojnë mej marrë atibiotikët dhe me t'hollat e veta e shkatrrojnë organizmin e tyne.

Shpesh herë kemi lexue se ky apo ai autor e të tillë ka shumë që janë marrë me mbledhjen e folklorit tuj e konsiderue ate si pasuni kombtare. Po, au ka ra me ndi se ndokush ka dal nëpër popull dhe asht marrë me mbledhjen e recetave për shërimin me bimë mjekuese apo me metoda t'ndryshme popullore. Deri tash nuk kam ndi për asnji autor. Unë mendoj se edhe kjo e fundit asht nji pasuni kombtare edhe shumë ma e madhe se ajo e para. Kjo asht pasuni krejtsisht autoktone kombtare sepse t'shëron me t'gjitha ato bimë, pemë e perime që na rrethojnë e që i Lumi Zot na i ka falë ende pa na sjellë neve n'jetë. Atëherë. A duhet mej lanë që kto receta të zhduken bashkë me pleqtë e me plakat tona apo duhet ndërmarrë diçka për mej shpëtue kto ilaçe popullore.

Pikrisht ndonjeni prej jush kur i lexon këto rreshta do t'merr nisiativë për mej mbledhë nëpër popull edhe recetatat e ilaçeve popullore me të cilat asht shërue e ka mbetë gjallë populli jonë.

Unë n'shpi time kam mjaft libra që kanë shkrue mjekët e ndryshëm popullorë dhe m'besoni se pothuajse t'gjithë e kanë kopjue njani tjetrin dhe t'njejtat gjana i gjenë te t'gjitha librat sepse asnjeni prej atyne autorëve nuk e kanë provue asnji ilaç për të cilin shkruejnë. Kujtojeni vetëm gjermaneshën Maria Treben të cilës i thotë plaku:

„Sikur vjehrri juaj t'kishte pi çaj prej ksaj bime ende do t'ishte gjallë. Mbaje n'mend kët bimë. Ju jeni grue e re dhe përmes ksaj bime shumë njerzve do tu ndihmoni.“

Dhe vërtetë Marija Treben u ka ndihmue me miliona njerzve n'gjithë botën sepse plaku ia rekomandon at bimë simbas përvojës s'vet.

A nuk asht diçka e mrekullueshme që edhe ne ti takojmë pleqtë e plakat tona e ti pyesim për bimët mjekuese me t'cilat janë shërue edhe ata vet e ato fjalë tyne ti shënojmë në letër e ma vonë në volume librash e me to ta shërojmë edhe vetvetën, fmijtë e brezat që do t'vijnë e t'mos e lamë vehtën e fmijtë tonë në mshirën e anti-biotikve vrastarë të jetës.
 
Sipër