Anonymous premton vrasjen e Facebook

M

martini

Vizitor
Anonymous premton vrasjen e Facebook

Disa pjesëtar të grupit të famshëm të Hacker-ave Anonymous, janë organizuar me një mision të ri, vrasjen e Facebook.

Lajmërimi erdhi nga një video-kërcënim në Youtube. Grupi sulmon parregullsitë në privatësinë e përdoruesve.

“Nëse jeni Hacker apo dhe njerëz të thjesht, të cilët dëshirojnë të mbrojnë lirinë e informacionit, bashkohuni me ne në iniciativën e vrasjes së Facebook. Për të mirë e privatësisë.” – tha narratori i videos, me zërin e deformuar nga modulator. Video përfundon me firmën e Anonymous: “Ne jemi legjioni. Na prisni.” “Gjithcka bëni në Facebook ngelet në Facebook edhe nëse provoni të fshini llogarinë tuaj, përsëri të dhënat tuaja ngelen në Facebook.”

Sipas videos operacioni kundra Facebook do të fillojë në datë 5 nëntor 2011.

“Mendohuni mirë dhe përgatituni për ditën që do të hy në histori,” thotë zëri në video. “Kjo është bota jonë tani. Ne ekzistojmë pa kombësi, pa deformime fetare. Ne kemi të drejtën të mos kontrollohemi, të mos përndiqemi dhe të mos përdoremi për përfitime. Ne kemi të drejtën të mos jetojmë si skllevër.”

Eksperti i sigurisë së Kaspersky tha se dyshon mbi vërtetësinë e mesazhit dhe mund të jetë një lajm fals.

Facebook refuzoi të komentonte mbi video-kërcënimin.

Facebook është sulmuar dhe më parë nga Hacker, por dihet se sulmet e Anonymous nuk shkaktojnë thjesht një dhimbje koke të viktimat, ato janë shkatërruese.

(a.h/BalkanWeb)
 
Sipër