Aksidenti me 7 viktima: Shoferi fiku furgonin

A

Antoni

Vizitor
Aksidenti me 7 viktima: Shoferi fiku furgonin

furgoni_1.JPG

Aksidenti i ndodhur më 8 shkurt në aksin rrugor Shishtavec – Kukës, ku humbën jetën 7 persona, ka ardhur për shkak të bllokimit të timonit. Shoferi 21-vjeçar Bashkim Çuni, ka fikur makinën, për të mos harxhuar karburant.

Sipas ekspertëve auto-teknikë të policisë rrugore, ka rezultuar, se drejtuesi i automjetit Çuni, për të kursyer naftë, ka kthyer çelësin e kuadrit, duke fikur makinën, që pak çaste para aksidentit, ishte duke zbritur.

Kjo ka shkaktuar bllokimin e timonit dhe forcimin e frenave. Gjithçka ka ardhur nga mungesa e eksperiencës.

Ekspertët, kanë nënvizuar në raport, se pas këqyrjes së makinës ka rezultuar, se çelësi, kishte rënë nga brava dhe kuadri ishte i fikur, ndërsa gjendja teknike e mjetit ishte e mirë. Hetuesit konstatuan, se në furgon ndodheshin 13 pasagjerë, pra 4 persona mbi kapacitetin e lejuar, për këtë tip mjeti, të kategorizuar si 8 +1...

Bazuar në pyetjet e të mbijetuarve dhe referuar këqyrjes së mjetit e vendit të ngjarjes, ka rezultuar, se shoferi 21 vjecar, duhet të jetë përpjekur, por nuk ka arritur të ndezë sërish mjetin, për të mos lejuar, që ai të përfundonte në humnerë.

Sipas të dhënave të policisë së Kukësit, shoferi Bashkim Çuni, kishte 6 muaj që e bënte çdo ditë rrugën nga Shishtaveci në Kukës dhe anasjelltas, edhe pse nuk ishte i pajisur me kategorinë e patentës, që duhet ta lejonte te drejtonte mjete të tranpsportit publik. Ndërsa nga ana e policisë rrugore, rezulton se 21 vjeçari është gjobitur vetëm në një rast me 600 lekë, por për shkelje, që kishin të bënin me mos respektimin e sinjalistikës.

Sipas policisë, 13 pasagjeret e furgonit ishin banorë të fshatrave të Shtrezës, Kollovodës dhe Topojanit, të cilët po udhëtonin drejt Kukësit për ditën e pazarit. Aksidenti ndodhi pranë urës së Topojanit. /Abcnews/
 
Sipër