Abat Prend Doci në prag të shpalljes së Pavarësisë

A

Antoni

Vizitor
Abat Prend Doci ne prag te shpalljes se Pavaresise



Abati i Mirditës dhe revolucioni Xhonturk

Revolucioni Xhonturk është një nga ngjarjet më tëveçanta në historinë e Perandorisë Osmane, jo vetëm për ndryshimet që solli poredhe për mënyrën se si u zhvillua.
Në më pak se pesëmbëdhjetë ditë komiteti i famshëmi Selanikut i përbërë jo më shumë se prej pesë vetash të barabartë menjëri-tjetrin, nga një hotel i zakonshëm i këtij qyteti nga nisnin në fshehtësitë plotë urdhrat që zbatoheshin nga të gjithë nënshtetasit sikur të ishin dhënënga vetë profeti u bë gjithë ajo që njihet në historinë e Perandorisë Osmane siRevolucioni Xhonturk.
Enigma e këtij revolucioni qëndron në faktin se siu bë e mundur që përballë këtij komiteti, sulltani, oborri, ministrat,funksionarët, kleri dhe të gjithë autoritetet e shtetit nuk patën asnjë peshë,ose ishin shndërruar në vegla të bindura, aq sa edhe ekzistenca e tyre varejprej tij. Në mënyrë të befasishme ky komitet u kthye në një qeveri të cilës ipërkuleshin të gjithë. Mjaftonte një urdhër i heshtur i këtij komiteti që në tëtërë perandorinë të zbatohej arma asfiksuese e bojkotit. Komiteti i Selanikutfunksionoi si një qeveri e vërtetë dhe pati një pushtet real të cilit jupërkulën të gjithë.


E konsiderojmë si pa vend të zgjatemi prandaj duke anashkaluaranalizën e këtij revolucioni do të ndalemi vetëm në disa aspekte të veçantë qëkanë të bëjnë me atë se si u përjetua kjo ngjarje në jetën shqiptare nëpërgjithësi dhe sidomos tek ato të vilajetit të Shkodrës ku përfshihej edhekrahina e Mirditës.
Sipas Karl Moro “Revolucioni Xhonturk ishte kryekëput vepër eoficerëve tradhtarë, çifutëve dhe e frankmasonëve”.
Ndërsa sipas Aleksandër Ular dhe Enrica Insabota, revolucioniXhonturk ishte një plan “Hamidiano – shqiptare” për të ndërmarrë një aksion tëarmatosur kundër maqedonasve i nxitur nga anglo-ruso-Xhonturqit. 429


Ndërsa në konceptin diplomatik të abatit të Mirditës, Imz. Doçit,ndryshe nga Ismail Qemali revolucioni Xhonturk ishte një lëvizje nacionalisteturke që synonte në radhë të parë ruajtjen e kombësisë perandorake dhekonsolidimin e lidhjeve dhe ideve panturke dhe panislamike.
Megjithatë duhet pranuar se revolucioni Xhonturk dhe mënyra se siu zhvillua krijoi një situatë të re politike edhe për shqiptarët, prej së cilëssipas abatit duhet përfituar.
Rënia e përkohshme e absolutizmit dhe shpallja e kushtetutës upërshëndet në përgjithësi nga shqiptarët, si fitore e lirisë dhe e barazisë.Këtu bënë përjashtim krahina e Mirditës e cila me indiferentizmin e saj synontet’i mëshonte akoma më tepër kërkesës shumëvjeçare të mungesës së
princit të saj. Kërkesë kjo qëu plotësua në mënyrë gjysmake në shtator të atij viti.


Me datën 6 tetor 1908 Franc Jozefi shpallipërfundimisht aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës me perandorinë austriake. Nënotën austriake paraqitur të njëjtën ditë Portës, përfshihet, veç të tjerash,edhe deklarata e mëposhtme; Austro-Hungaria nuk ngurron të deklarojë se heqdorë për të ardhmen nga ushtrimi i të drejtave të cilat kongresi i Berlinit ikish dhënë sa i takon sanxhakut të jenipazarit. Me këtë fakt të një rëndësie tëmadhe Austro-Hungaria ka ndërmend jo vetëm t’i japë Portës një demonstrim provetë besimit e të ndjenjave të veta të sinqerta miqësore, por në të njëjtën kohëajo përgënjeshtron zërat që i atribuojnë ambicie dhe synime territoriale.
Në këtë rast Ismail Qemali 431 dhe abat Doçi ndajnë të njëjtin mendim për pasojat negative përekuilibrin e paqëndrueshëm në mes shteteve trepalëshe duke vënë në alarmItalinë e cila kishte frikë shtrirjen e Austrisë gjatë Adriatikut. Humbja eJenipazarit si territor që ndante Serbinë me Malin e Zi, rrezikonte Shqipërinë.Me qëllim që të amortizohet çështja e Bosnje-Hercegovinës, Porta e Lartëvendosi të pranojë situatën e faktit të krijuar nga Austro-Hungaria, me kushtqë kjo e fundit të merrte përsipër të rinovonte garancinë e tërësisë tokësoretë Perandorisë Osmane, përmes një protokolli që t’u parashtrohej fuqive tëtjera firmëtare të traktateve të Parisit e të Berlinit. Pra të ruante statusquo-n.


Ishte edhe kjo ndoshta një nga arsyet që abat Doçikonsiderohej si armik i regjimit të ri kushtetues si nga Porta e Lartë ashtuedhe nga diplomacia vjeneze.
Në fakt abat Doçi nuk ishte kundër rrëgjimit të rikushtetues, por ishte një nga nacionalistët më largpamës që e nuhaste më mirëse askush tjetër politikën e Xhonturqve. Ndërsa diplomacia vjeneze ishte shumëe interesuar ta paraqiste si të tillë para autoriteteve Xhonturke sepse kish kohëqë kish hedhur lloj-lloj dyshimesh mbi të.
Abati i Mirditës, Prend Doçi asokohe deklaroi hapur mesbashkatdhetarëve se po të mbështetej ky regjim do t’u suprimoheshin të drejtate tyre të trashëguara, dhe shpresonte që të gjitha fiset shqiptare do të angazhoheshinnë mbrojtjen logjike të tyre.


“... Ne kemi luftuar deri tani për njohjen e kombit shqiptarë nëPerandorinë Osmane, për shkollat tona...”.
Sipas pikëpamjes së tij, politika Xhonturke për shqiptarët eviseve veriore të Shqipërisë ishte “heretike”. Ai mendonte që ideja eShqipërisë autonome e propaganduar që më herët duhet të zgjerohet, ngadalë, pornë mënyrë të sigurt, sepse privilegjet e fiseve shqiptare përmbanin në vetveteembrionin e legjitimuar të autonomisë.
Konceptet politike të abat Doçit shpalosen në mënyrë mbresëlënësenë takimin e tij me Mis Durhamin.


“...Është gabim – më tha Doçi – të veprojmë që tani kundërTurqisë, - shkruan Durhami.432Turqia nuk është më i keqiarmik që kemi. Vendi ynë ka vuajtur tmerrësisht nga turku, po Shqipëria nukvdiq. Tani kemi një armik tjetër shumë më të keq, që rritet dita ditës dhe kyështë sllavi. Rusia me kishën e saj fanatike dhe me çeta të egra serbe ebullgare është gati të shkatërrojë Shqipërinë nga faqja e dheut katolikë dhemyslimanë së bashku... Shpirti i kombit është zgjuar, si në myslimanë ashtuedhe në të krishterë. Njerëzia pyet pse ne të mos qeverisim vendin tonësikundër bëjnë bullgarët ose serbët? Por më parë na duhet të organizohemi dhepër këtë na duhet kohë...

... Na duhet tëzhvillojmë një propagandë që t’i japim Evropës të kuptojë se ka edhe popuj tëtjerë që duhen çliruar përveç bullgarit dhe serbit. Për tani turku është si evetmja mbrojtje që kemi kundër sllavit shkelës. Prandaj unë them të mos bëjmëasgjë që mund të dobësojë turkun, gjersa ne të jemi aq të fortë sa të qëndrojmëvetë në këmbë e të kemi fituar njohjen e Evropës. Kur të rrëzohet PerandoriaTurke, dhe padyshim do të rrëzohet, na duhet të mos biem as në duart eAustro-Hungarisë as në ato të sllavëve. Në fakt ai e ndoqi deri në fund këtëpolitikë, e cila sikundër e tregoi koha më vonë, ish më e mençura – përfundonDurhami”.


Mirditorët ndryshe nga malësorët e tjerë të viseve katolike tëMbishkodrës të frymëzuar në heshtje nga Imzot Doçi u treguan mosbesues ndajregjimit të ri kushtetues dhe nuk morën pjesë në festimet e përgjithshme që uorganizuan me shumë pompozitet në Shkodër. 433 Ata ngurronin ta pranonin Kushtetutën, duke pasur frikë se ajodo të thoshte kufizim të lirisë absolute që kishin gëzuar deri atëherë. Abati,Imz. Prend Doçi u udhëzua nga autoritetet turke t’i sillte aty në Shkodër përta pranuar atë zyrtarisht. Ai u përgjigj thjeshtë se nuk ishte detyra e tij pore kreut të tyre të trashëgueshëm (i cili ende ishte i internuar). Kjo protestëe heshtur i acaroi autoritetet qeveritare lokale dhe u komentua larmishëm,sipas oreksit të përfaqësuesve të diplomacisë Evropiane të akredituara nëShkodër.


Abat Doçi i vetëarsyetuar me pretekstin e rikthimit me dorëzanidhe si klerik i privuar nga pushteti politik ndiqte jo pa shqetësim rrjedhjen engjarjeve duke ia deleguar natyrshëm përkujdesjen e situatës Preng Pashës sëpakthyer me kohë të paracaktuar në atdhe.
Medatën 30 shtator 1908 në Shënpal të Mirditës organizohet ceremonia e leximitdhe e pranimit të kushtetutës së kërkuar nga qeveria lokale që në muajin gushtdhe e planifikuar për t’u zhvilluar në Mjedë.
Nëceremoninë e organizuar në Shënpalë falë pjesëmarrjes dhe autoritetit të PrengBib Dodës u pranua kushtetuta dhe u lidh një besë, dispozitat e së cilës do tëobligonin për qetësi dhe krahinat kufitare si Lumen, Dibrën, Matin, kryesishtzonat katolike
Ceremonitë tilla u organizuan edhe në Orosh në Kthellë dhe në Rubik.
Dukefolur për qëndrimin e Preng Bib Dodës në këto ceremoni konsulli austriak ishkruan Vjenës:
“...Unë konstatoj se ai vepron në atë mënyrë që korrespondon me interesat tona”. Revolucioni Xhonturk shënoi një kthesë të rëndësishme jo vetëmnë historinë e Perandorisë Osmane por edhe në atë shqiptare.


SipasBartlit437duke dalur fitimtarë me ndihmën eshqiptarëve revolucioni i dha lëvizjes shqiptare një tjetër nxitje duke mos ilërë të bien në amulli.
Nëperiudhën e shkurtër të regjimit të ri kushtetues shqiptarët u treguan shumëaktivë dhe duhet thënë se përfituan shumë, sidomos në fushën e kulturës tëcilën rilindësit tanë e konsideronin si të vetmen mundësi për ruajtjen eidentitetit dhe të nacionalizmit shqiptarë. Pikërisht në këtë kohë u formuannjë numër i madh shoqatash në Stamboll dhe në
shumë qytete shqiptare: Korçë, Manastir,Shkup, Gjirokastër etj. Në harkun kohor të një viti, u themeluan 21 shoqëri dhe66 klube kulturore dhe politike dhe u mbajtën katër kongrese kombëtare: nëManastir, Dibër dhe Elbasan dhe dolën një numër i madh gazetash si: “Korça”,dhe “Lidhja Ortodokse” në Korçë. “Tomori” në Elbasan, “Koha” dhe “Bashkimi” nëManastir, “Liria” dhe “Dituria” në Selanik, “Shkupi” në Shkup, “Besa” dhe“Shqiptari” në Stamboll. Organe këto nëpërmjet të cilave patriotët e ndryshëmshqiptarë publikonin mendimet dhe idetë e tyre në të mirë të dijes dhe tëpërparimit.


Por turqit e ri duke qenë idhëtarë të lëvizjes nacionalisteturke të frymëzuar nga fryma panislamike, qëllimi final i së cilës ishteosmanizmi total i perandorisë qëndronin në pozita të kundërta me nacionalizminshqiptar.
... Që këtej e tutje nuk ka më myslimanë, nuk ka më ortodoksë,nuk ka më nacionalistë të ndryshëm. Ka vetëm osman, - përpiqej t’i bindte QazimBej shkodranët në një mbledhje festive organizuar për promovimin e kushtetutësnë gusht të vitit 1908. 438
Mosbesimi i Imzot Prend Doçi ishte evident dhe më se ipritshëm. Jo thjeshtë se ishte një diplomat i përkryer, por ai besonte teknacionalizmi i bashkatdhetarëve të tij, që i kish mbijetuar pushtimitpesëshekullor osman.
Qëndresa dhe nacionalizmi shqiptar në konceptin filozofik tëabat Doçit ishte veçori e dallueshme sepse buronte nga një vetëdije tjetërhistorikisht e trashëguar. Nga ajo e kultivuar nga njerëz të strukur në male.Vërtetë në varfëri por në harmoni me vetveten duke ruajtur me fanatizëm gjuhëne vetë brilante madje edhe racën dhe tipin e tyre fizik, edhe pse pak nga këtombetën të krishterë dhe shumica u kthyen në myslimanë. Deshi zoti që myslimanishqiptarë mbeti përsëri shqiptarë dhe kjo falë zotit sepse shqiptari ka qenëshqiptarë, para se të bëhej i krishterë apo muhamedan. Është pikërisht ky mostjetërsim i nacionalizmit shqiptar që i detyroi sulltanët e Turqisë t’i përdorninshqiptarët për të nënshtruar nacionalitetet e tjera, - shkruan Gabriel LouisJaray.439 Padyshim duhet theksuar që nacionalizmi shqiptar asnjëherë nukqe agresiv, ndaj askujt.


“...Pikëpamja jonë është e thjeshtë. Kushtetuta nuk duhet të cenojë autonominë eviseve malore të Shqipërisë. Në qoftë se Xhonturqit do të përpiqen ta bëjnëkëtë atëherë ato do ta kundërshtojnë me armë. Mirditasit kanë mendimin se këtotë drejta duhen zgjeruar duke bashkuar të gjitha krahinat malore në një tëvetme... Ne kemi luftuar e luftojmë që të njihet kombësia shqiptare në Turqi,që populli ynë të ketë shkolla shqipe që ekonomia jonë të zgjerohet e tëfuqizohet... Regjimi i ri i kushtetutës duhet të shërbejë si bazë përplotësimin e kërkesave tona. Në rast se Komiteti Xhonturk nuk do të jetë nëgjendje ta kuptojë këtë, ai do të bëjë armiq gjithë shqiptarët e malësisë sëVeriut...”.
Kjo ështëgjithçka që shqetësonte abatin e Mirditës lidhur me mosbesimin ndaj asaj qëofronin Xhonturqit me revolucionin e tyre. Pohuar haptas konsullit bullgar nëCetinë zotit Kallushev, në muajin shtator 1908. 440


Përmbylljen e festimeve për promovimin e kushtetutës në tetor të vitit 1908 epasoi fushata e zgjedhjeve në vilajetin e Shkodrës për deputet në parlamentinturk. Kleri katolik nëpërmjet përpjekjeve të tyre synuan të zbatohej parimi ibarazisë. Ata kërkuan që katolikët e qytetit të bashkërendojnë
veprimet me ato të malësisë që ishin mëshumë në numër. Katolikët propaganduan edhe bënë përpjekje që të zgjidhej PrengBib Doda dhe z. Ndrekë Çoba. Këtë e parandaloi qeveria duke deklaruar ligjinsipas të cilit ata që nuk paguanin taksa nuk kanë të drejtë as të votojnë as tëdërgojnë përfaqësues në parlament. Kështu që e gjithë Malësia e Madhe, Dukagjini,pjesa e përtej Drinit, Malësia e Lezhës, Postrriba, Puka, Zadrima u përjashtuannga zgjedhjet.
Mbas shumë polemikash, myslimanët e Vilajetit të Shko-drësarritën të zgjidhnin dy deputetë: Shaqir Beun dhe sekretarin e Valiut tëShkodrës Myrteza Xhabinë. Katolikëve meqenëse iu mohua mundësia e dërgimit tëdy përfaqësuesve të tyre në parlament abstenojnë nga çdo akt që ka të bëjë mezgjedhjet dhe i dërgojnë një protestë me shkrim Stambollit.
Preng Pasha i nisur gjithnjë nga mendimi se është më mirë të keshnjë deputet në parlament* se asnjë i këshillon katolikët të marrin pjesë nëzgjedhje dhe deklaron hapur votën e tij për Shan Dedën, i cili kishte marrëedhe tetë vota të tjera nga ana e myslimanëve.


Kështu Kushtetuta dhe regjimi i ri që u publikua me aq bujërezultoi një komedi dhe gënjeshtër e re e turqve të vjetër.
Entuziazmi i shqiptarëve për regjimin e ri rezultoi të ishtejetëshkurtër, ashtu siç e kishte parashikuar edhe abat Doçi.
Në krahinat që i nënshtroheshin njëra pas tjetrës administratësturke, shqiptarët u çarmatosën. Të gjithë banorët meshkuj nga 15-26 vjeç uregjistruan për në shërbimin ushtarak. U aplikua taksa e re për gjënë e gjallëqë nuk ish paguar deri atëherë.
Klubetdhe gazetat shqiptare u ndaluan. Shkollat ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipeu mbyllën.443Komiteti i Xhonturqve në Selanikkëmbëngulte për të ruajtur alfabetin arab, si faktor i bashkimit të mbarëPerandorisë Osmane. Në vazhdëne tyre myftitë e Dibrës në një proklamatë të veçantë e shpallën alfabetin latinsi alfabet të “pafeve”.
Aneksimii Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria në tetor të vitit 1908 dhe shpallja epavarësisë së Bullgarisë lëkundi themelet e status quos në Ballkan. Serbia dheMali i Zi shtuan së tepërmi interesin e tyre në drejtim të jugut në territoretshqiptare të Perandorisë Osmane.444 Kështuedhe Serbia, doli haptas kundër Xhonturqve sepse binin ndesh direkt me planet esaja për formimin e Serbisë së madhe, brenda së cilës parashikonte edhe pjesëtë Shqipërisë Veriore.


Nëkushte teje të acaruara, nga fundi i vitit 1909 në shumë rajone shqiptarefilluan lëvizjet kundër karakterit të theksuar osman të pushtetit tëXhonturqve.
Lëvizjete shqiptarëve kishin karakter të cilësuar kombëtar dhe synonin të drejtoheshinnë radhë të parë kundër politikës dhe reformave të Xhonturqve që kishin përqëllim primar romanizimin dhe përjetimin e sundimit osman në Ballkan dhe jothjeshtë karakter “antikushtetues” siç përpiqen ta paraqesin shumë autorë.
Kryengritjet shqiptare të asaj kohe ishinrezultatet logjik i zhgënjimit të thellë të shqiptarëve ndaj Xhonturqve. Këtokryengritje do të shquhen në të gjithë historinë e popujve të gadishullit përforcën dhe rëndësinë dhe do të ndikojnë që e gjithë politika e status quos sëgjithë Ballkanit dhe e Turqisë e mbajtur në këmbë për një periudhë relativishttë gjatë e të hyjë përfundimisht në krizë.
Për t’i shpëtuar kësaj krize Porta e Lartë gjatë viteve1909-1910 dhe 1911 dërgoi kundër shqiptarëve, me radhë nën komandën e XhavitPashës, Osman Pashës, Mustafa Fevzi Pashës dhe të Shefqet Turgut Pashës mbi40.000 luftëtarë të pajisur me teknikën më të mirë të kohës 445 që vranë, prenë, shembën kulla dhe shtëpi, mblodhën armë,ushtruan dhunë pakufi dhe përsëri dolën të humbur, se të humbur. Të humbursepse malësorët e Shqipërisë Veriore zoti i kish lindur për të mos unënshtruar.
Lidhur me dinamikën e zhvillimit të kryengritjeve shqiptare tëkëtyre viteve janë marrë shumë autorë, shqiptarë dhe të huaj. Nuk hezitoj tëdeklarohem se prirem ndaj veprës së profesor Romeo Gurakuqit ndaj së cilës njëamator si unë duhet të heshtë. Me lutje që lexuesi të ketë mirësinë dhe durimintë dëgjojë edhe konsideratat e mia që kanë të bëjnë me personazhin të cilit ikushtohet kjo monografi.


Austro-Hungaria dhe Italia ndonëse kishin ndaj Shqipërisëqëllime të kundërta nga ato të Portës së Lartë, mbështetnin veprimet dhevazhdonin të ndiqnin politikën e status quos në Ballkan.
Shtypi malazez i kohës e paraqet lëvizjen shqiptare sikryengritje të organizuar mirë që tenton të shtrihet edhe në jugun eShqipërisë. Sipas tij kryengritësit ishin të armatosur nga Austria dheGjermania. Pra tenton ta zhveshë nga përmbajtja nacionale.
Gazetamalazeze “Cetinskij Vijesnik” e datës 28 prill 1910 shkruan: “Tani kjokryengritje na mundon edhe ne. Shpallja
eventualee një Shqipërie autonome do të jetë një vulë në testamentin tonë”. 446
Mirditaqë në përndjekjet e para në fillimet e ekspeditave ndëshkimore të viseveveriore ishte kthyer në strofull të kryengritësve shqiptarë. Kjo nuk kaloi pa uvënë re nga agjentët serbë dhe malazezë. Të cilët nëpërmjet konsullit rus nëShkodër vunë në dijeni Shefqet Turkut Pashën i cili në vazhdim të operacioneveushtarake me datën 27 korrik 1910 hyri në Shkodër 447 ku shpalli menjëherë shtetrrethimin e përgjithshëm. Aplikoindalim qarkullim natën. Urdhëroi dorëzimin e menjëhershëm të armëve.Kryengritësit dhe atyre që u japin strehim dhe favorizime të tjera dërgoheshinpara gjyqit dhe dënoheshin me procedurë të përshpejtuar. Në fshatrat përrethqytetit, rezistenca apo kundërshtimi i forcave turke ndëshkohej me arrestimedhe djegien e shtëpive.
Bajraktarëte disa fiseve malore që qenë thirrur në Shkodër për bisedime, ishin arrestuardhe një pjesë e tyre u dërguan në Shkup.


Nëtakimin që pati me autoritetet e Shkodrës Imzot Prend Doçi duke folur përsituatën ia kujtoi gjeneralit turk se privilegjet dhe liritë e Mirditës janë tëhershme dhe të njohura edhe nga kongresi i Berlinit dhe të pranuara edhe ngaPorta e Lartë. Shefqet Turkut Pasha pohoi se i njihte ato liri dhe i nderontevendimet e Evropës të pranuara me vullnetin e mirë të Portës së Lartë dhe duke mosmohuar faktin që Mirdita është e rrethuar deklaroi senuk do të shtrinte veprimet spastruese ndëshkimore mbi popullsinë e saj. Tri javë më vonë deklarata e gjeneralit turk rezultoi të ishtenjë mbulesë diplomatike për të fshehur misionin e tij ndëshkues ndaj Mirditës.



Konkretisht në paraditen e datës 22 gusht 1910 Imzot Prend Doçi, hyn si i ftuar në selinë e shtabit të ShefqetTurkut Pashës dhe del prej andej dhe vihet në rrugë si peng shoqërues i gjeneralitdhe i shtabit të tij prej 300 vetash drejt Oroshit, kryeqendrës të Mirditës. Nëmëngjesin e datës 23 qershor, gjenerali vuri në lëvizje kundra Mirditës jo pakpor 32 batalione ushtarë të pajisur me teknikën përkatëse më të mirë të kohës ecila në befasi të plotë goditi fillimisht Mnelën, më pas Kazhnjeti, Kaçinarin,Blinishtin, dhe me datën 27 gusht arriti në Orosh duke shkatërruar çdo gjë,mblodhi armë, rekrutoi ushtarë, ushtroi dhunë pakufi. 449
Rrallë herë mund të hasen kthesa kaq befasuese sa në jetën enjë personazhi si në atë të abat Doçit ku faktorët e brendshëm, ato personaldhe ato të jashtëm të ngërthehen kaq keqas dhe të luhaten në kufij kaq ekstrem.


Çuditërisht, as gjenerali, as abati, asnjëri nuk na ka lënëasgjë të shkruar nga dora e tyre. Mbetemi të kënaqemi me ato që na ka lënë DomPrend Suli,450bashkëkohës dhe konfident i Imz. Doçit. Tëdhëna që e shtynë lexuesin ndoshta edhe pa dashje që për pak minuta ta ndjejnëveten në peshën e këtij udhëtimi të trazuar të këtyre dy burrave që ndonëse metë njëjtën kulturë ishin kaq të kundërt me njëri-tjetrin e që jeta si të dojët’i vë në provë i kish vendosur në anë diametralisht të kundërta, dhunës dhehumanizmit, jetës dhe vdekjes. Kundërshtarë, por me të veçantat e veta, pjesëintegrale të personalitetit të tyre njerëzor. Ndikime të mikro mjedisit dhe tëdallgëve të jetës që jo rrallë herë i kishte përplasur dhunshëm me vetëekzistencën e cila kishte krijuar tek secili bindjet dhe parimet të cilëve uishin përkushtuar.


Ditët emëpastajme na bëjnë të mendojmë se e respektonin njëri-tjetrin. Ai udhëtim jo izakontë vuajtës ishte njëheri edhe fija e jetës për të dy. Ndonëse kundërshtarëjeta e njërit ishte vetëlidhur shkurt me të tjetrit. Në këtë ndërlidhje duhettë kundrojmë vlerat e diplomacisë së abatit të peng marrur. Diplomaci rreth sëcilës ka shumë fjalë, sa pohime po aq mohime që i kanë burimet tek Ernest Jackpër të cilin studiuesi gjerman G. Robel thotë që ka të ngjarë që mjeku ishtabit Shefqet Turkut Pashës z. E. Jack të mos ketë kuptuar asgjë nga shokudinak i abatit, por ka shkruar me hamendje. 451
KamilloLibardi, misionarë për 45 vjet pranë fiseve të Shqipërisë Veriore, në librin etij duke folur për shkaqet përse shqiptarët nuk i bënë një qëndresë më të fortëShefqet Turgut Pashës thotë që shkaku kryesor ishte dinakëria e ministrit turktë luftës që diti ta ruajë fshehtësinë e kësaj ekspedite dhe ta fillojë nëfshehtësi të plotë. Të tjerë autorë vënë në dukje mungesën e një marrëveshjejenë mes shqiptarëve në shkallë më të gjerë për organizimin e një qëndrese tëvërtetë. Të tjerë studiues janë të mendimit se shqiptarët i besuan ShefqetTurkut Pashës se ushtria e tij drejtohej vetëm kundër Kosovës dhe jo kundërVilajetit të Shkodrës.
(Luigj Martini, monografia abat Prend Doci)
 

Bashkëngjitje

Sipër