A kanë randsi zgjedhjet lokale për mirditën

Munella

Anetar Fillestar
A kanë randsi zgjedhjet lokale për mirditën

Në qoftë se: Globalizmi asht nji proces „shoqnor“ (për disa shkenctarë edhe ideologji) nji shkallë ma e naltë e socializmit ose e socialdemokracisë që përpiqet në mnyrë graduale me zhdukë kufij shtetnorë e kombëtarë. Me zhdukë kombin, fenë, gjuhën, monetën kombëtare, traditat kombëtare dhe pronën private. Me zhdukë doganat, me i hap rrugën tregut, qarkullimit t'mallnave, ideve, Kulturave (t'nji kulture) e tj.

Në bazë të ktij definicioni: Globalisti i përkryem duhet t'jetë ai i cili nuk njef:

Nanë, babë, motër, vlla, bir, bijë, bashksi, Zot, fis as far, gjak as gjini, shok, shoqe, shoqni, laxhe, katund, qytetzë, qytet, krahinë, komb, gjuhë, flamur, fe e as atdhe.

Njeriu që i mohon t'gjitha ato që thamë ma naltë me plot kuptimin e fjalës quhet globalist i përkryemë. T'gjitha këto ky i ban vetëm për dy qëllime: për pushtet dhe për para.

Cilit person n'politikën shqiptare i takojnë t'gjitha kto atribute. Ndokush mund t'thotë: Sali Berishës, ndokush Ilir Metës, edhe Fatos Nanos mund të thotë ndokush dhe t'gjithë kanë të drejtë, por për mendimin tim, person që i ka t'gjitha ato >Cilsi< dhe i plotson t'gjitha kushtet për me u quajtë Globalistë i përkryem n'politikën shqiptare asht kryetari tanishëm i qeverisë së Shqipnisë z. Edi Rama.

Për sjelljen e tij ndaj Veriut n'përgjithsi e sidomos ndaj katolikve n'veçanti ka fillue me ua kalue edhe djallit Ahmet Zogut edhe vet satanës Enver Hoxhës.

I mashtroi amerikanët dhe ashtu erdhi n'pushtet. Kur e mori pushtetin e mashtroi Angela Merkelin dhe papa Françeskun.

N'bashkpunim me udbën, kryetarin dhe qeverinë e Serbisë përmes dronit n'stadiumin e Beogradit dhe fjalëve n'konferencën për shtyp në Beograd, i argëtuen publikun, si ate shqiptarë poashtu edhe ate serbë.

Me ndihmën e forcave ushtarake e policore dhe n'fillimin e sezonës turistike e filloi luftën e armatosun kunder drogës.

Filloi me vu tritole e dinamite tuj hjedhë n'ajr me dhejtra e qindra objeke afariste dhe banimi.

I dhuroi me dhjetra e qinda fletë legalizimi.

Dy veprimet e para i bani për me mbjellë frikë e veprimin e dytë për me u mbrojtë prej masës.

Kur i kreu të gjitha. T'tgjitha t'hollat dhe t'gjitha investimet i çoi n'Jug e asgja n'Veri e për me u mbrojtë prej Veriut. Shpiku aferën „Tomë Doshi“.

Me thanë t'vërtetën „ishte edhe koha“ me ba diçka për katolikët e Veriut sepse ka bukur do kohë se janë mbushë mendë e s'po vriten ma n'mes vete. Rasti ma i mirë për ta n'ket momet u dukë Toma. Shif skenarin e përkryem:

Tomën e socialistëve dhe Mihill Fufin e demokratëve paska pas dashtë mej vra Ilir Meta i lsi-së kurse për kete, Tomën e paska njoftue Mark Frroku i social kristianve.

Me u pas konsultue edhe me vet dreqin prej fundit ferrit as vet dreqi s'kish mujtë me ba plan ma t'mirë se pasardhsit besnik të satanes Enver.

Qëllimi i socialistëve ishte t'përçahen e pse jo. Edhe t'fillojnë me u vra n'mes vete katolikët. Të tjerët t'knaqen tuj qeshë me „primitivët“ kurse investimet t'shkojnë pa kurrfar kundershtimi drejtë Jugut.

Vet Zoti deshti që ksaj here katolikët e ruajtën gjakftohtësinë dhe mundi e plani i socialistëve u shkuen për lesh.

Tash janë tuj u ofrue zgjidhjet lokale dhe votuesit mirditorë duhet t'mendojnë mirë e mirë se kujtë u duhet dhanë votat. Këtu e kam fjalën për mirditorët që jetojnë jashtë Mirditës (nëpër qytete e vende tjera t'Shqipnisë) dhe jo për ata që jetojnë n'Mirditë.

Para shumë vitesh kur nuk kisha informime për Mirditën dhe kur pata lexue se: n'qytetin e Rrëshenit u mbajtë mbledhja e Partisë Socialiste ku muren pjesë 150 antarë. M'besoni se kam qenë tmerrue prej gjithë atij numri, por ma vonë kuptova se n'Mirditë s'ka kurrfar partie. Se mirditori s'asht as socialist as demokratë, por vetëm mirditor. Kjo ma gzoj zemrën sepse në ket mnyrë ai mendon politikisht e për t'mirën e Mirditës, por edhe koha ka tregue se. Krejtsisht njejtë asht: Si votove për Berishën, Nanon, Majkon, Metën, asnjeni prej tyne, tash e ma shumë se 20 vjetë s'banë asgja për Mirditën. Ksaj rruge po m'duket asht tuj shkue edhe Edi Rama me qeverinë e tij.
 
Sipër