A duhet me e shitë tokën e t'parëve

Munella

Anetar Fillestar
A duhet me e shitë tokën e t'parëve

Budalla jeton aty ku ka le. I menquni jeton aty ku e ka ma lehtë.

Kështu kanë thanë anglezët dhe e kanë pushtue tan botën.

Nji kroate e lindun e rritun n'Amerikë e që kishte mbarue atje dy fakultete. Njeni prej tyne, ai i jezuitëve, m'thotë:

„Kur hyn me noj autobus. T'gjithë ata që i shef tuj lexue libra, janë anglezë. Ashtu kanë qenë edhe t'partë e tyne ashtu janë edhe pasardhsitë. T'gjithë arsimohen e bajnë plane si me kolonizue edhe vende t'reja.“

Nuk di sa janë t'sakta ato fjalë se unë kurrë s'kam qenë n'Agli, por shpesh herë kam pas kontakte me anglezë si turistë dhe muj me thanë se si turistë janë shumë t'mirë. Mandej ma t'mirë se gjermanët dhe 100 herë ma t'mirë se francezët.

Kët vit mbushen 110 vjetë prej kur baba ynë e ka l'shue Mirditën dhe gjithmonë na thonte:

„Atje, n'Ferth, n'prehnin e MUNELLSË e kemi pas shpien dhe aty i kemi lanë dy hektarë tokë.“

Unë e them:

Hallall ia u past ba Zoti atyne se e kanë shfrytzue deri tash dhe e gzofshin ata që kanë me e shfrytzue n'të ardhmën.

Unë nuk di sa kushton nji metër katror, nji ari apo nji hektar tokë n'Mirditë, por kam mendimin se nuk kushton shumë. Prandaj, mendimi im asht:

Kurrë mos me e shitni tokën e t'parëve, tokën që ndodhet mbrenda kufijve natyrorë që ka MIRDITA sepse ajo nuk asht vetëm toka jote dhe e t'parëve tu, por e t'gjithë Mirditës.

Krejtsisht tjetër ndodh me tokën e shpiat që blihen jasht territorit t'Mirditës. Ato janë pronë e juaja e babës, gjyshit dhe kryesisht e familjes sate prandaj ate e shet pa kurrfar problemi për noj biznes apo për noj nevojë tjetër. Kështu ma merr mendja mue dhe ky asht vetëm mendimi im.

Kur zhvillohei lufta shkatrimtare n'mes popujve të ish Jugosllavisë, ndodhesha me punë n'Hercegovinë.

Nji ditë m'hyn ndyqan, Miro Petroviç, njeni ndër poetët ma bashkohorë t'Bosnjes dhe Hercegovinës që për me shpëtue gjallë kishte ik prej Sarajevës. M'shiko thotë:

Krejt kto që kam n'trup janë t'Karitasit. N'Sarajevë kam lanë banesën, n'Tuzull kam lanë villën e jam kthye n'vendin tim. N'at shpien e vogël prej guri të cilën menxi e kam gjetë se ishte kanë e mbulueme prej dushkut e therrave mbasi 30 e sa vite nuk kam qenë n'te.

Mua mi kanë dhanë tri orë msimi n'javë me nji shkollë fillore kurse gruaja ime që asht profesoreshë e unviveritetit shkon e pastron çdo ditë shpien e nji pasunikut e n'mbramje shkojmë te dy e flejmë n'at shpien e vogël prej gurit që s'e ka as instalimin elektrik e asnji orendi, por ajo asht pallati maj mirë që ka bota.

I falnderohem Zotit se nuk e pata shitë.
 
Sipër