55 këshilla të mjekësisë për shëndetin

F

Flori

Vizitor
55 këshilla të mjekësisë për shëndetin

1. Çokollata
Gjithsecili e di se sa e mirë është për ne çokollata. Kështu në darkë apo pas shijeve të kripura, nuk ka gjë më të dëshiruar se ëmbëlsia e çokollatës. Në të përmbahen kimikate të quajtura polifenole, të cilat cilat reduktojnë praninë e radikaleve të lira, që mund të shkatërrojnë qelizat dhe mund te sjellin dëmtime të ADN-së, po ashtu mbron edhe zemrën. shkolla Harvard dhe i Shëndeti Publik kryen një studim me rreth 8 000 meshkuj amerikanë të moshës rreth 65 vjeç për një periudhë katër vjeçare, dhe ata persona qe konsumonin çokollata dhe ëmbëlsira të paktën tri here në muaj, jetonin gati një vit më tepër sa ata që konsumonin çokollatën një herë në vil.

2. Vera e kuqe
Nëse do të lexoni gazetat, do të lexoni patjetër rreth dobive që sjell vera e kuqe në organizmin e njeriut kur ajo konsumohet në masën e duhur. Ashtu si çokollata, polifenolet janë 1 kimikatet çelës, siç janë tanina dhe flavonidet te lëkura e rrushit apo farat, të cilat janë antioksdantë të fuqishëm. E rëndësishme është që proksianidina, e cila ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut dhe uljen e nivelit të kolosterolit. Një tjetër ingredient, resveratrol ngadalëson plakjen e zemrës, muskujve syve dhe ruan aftësinë e kataraktit, dobi që përftohen nga vera e kuqe. Ashtu si çokollata, vera e kuqe duhet të konsumohet me kriter, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Disa lloje të verës së kuqe tradicionale qe vijnë nga jugperëndimi i Francës. Sardenja dhe Kreta shfaqen si më të pasurat me ingredientë "magjikë".

3. Stresi
Stresi në vija të trasha është konsideruar si i dëmshëm për njeriun, por ij konceptuar ngushtë, në atë masë qe ai nuk shfaq probleme të shëndetit mendor e atij fizik, sif është për shembull stresi që krijohet gjate ditëve kur do martoheni, apo do hidhni një hap të madh në jetën tuaj. Ky lloj stresi mund të ndihmojë në riformimin e sistemit tuaj imunitar. Ekspertët shprehen se situatat stresuese e shtyjnë trupin që të luftojë për të fituar përgjigje stimuluese.

4. Akullorja
Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7s gramë akullore kanë pikërisht 114 klori dhe ndërsa 6 gramë yndyrë përmbajnë s11 kalori.

5. Buka e bardhë
Teoria e përgjithshme që transmetohet edhe ndër breza është se mielli i pasitur është më i mirë për ju, por në fakt mielli i bukës së bardhë është i pasur me kalcium dhe hekur, vitaminë B1 dhe naicinë. Kjo për arsye se buka e bardhë është më pak e pasur në fibra, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni t’i jepni fëmijëve tuaj bukë të zezë, por buka e bardhë ka disa dobi ushqyese.

6. Puna
Nga puna s’ka vdekur njeri, thotë një shprehje popullore. Përjashto Japoninë, ku qindra njerëz vdesin çdo vit. Gjithsesi, ekspertet kanë treguar se puna ju ndihmon të jeni të shëndetshëm, çka jo vetëm ju bën të jetoni më mirë, të rrisni nivelin tuaj të jetesës, por mbi gjitha ju afirmon në shoqëri.

7. Kafeja
Ashtu si vera e kuqe dhe çokollata, kafeja përmban antioksidantë dhe taninë të cilët ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për melfinë, një filxhan në ditë largon rrezikun cirrozës në 20 për qind, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë këtë rrezik në 80 për qind. Çka do të thotë se ky është një lajm i mirë për ata që s’mund të konsumojnë verën e kuqe për arsye të ndryshme. Këta përbërës të gjendur edhe te kafeja, mund t’i kompensojnë efektet pozitive që sjell vera e kuqe.

8. Farat e pjekura
Pavarësisht nga rritja e kostos së jetesës dhe komoditetit, batha dhe farat e pjekura janë akoma në çmime të ulëta dhe gjithmonë janë konsideruar si të dobishme për zemrën. Por ato zakonisht ju bëjnë vanitoze, pra e fryjnë stomakun me gazra.

9. Gines
Irlandezet, ideatorët e Ginesit (guinness), guximit dhe shëndetit e reklamuan atë duke përdorur sloganin "Guinness është i dobishëm për ju", derisa ata e pushuan këtë veprim. Kërkimet e publikuara në vitin 2003 nga Universiteti i Ëisconsin, treguan se kjo ishte e vërtetë: Pija me ngjyrë të errët e preferuar nga irlandezët ishte po aq e efektshme sa aspirina në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe ndërlikime të tjera që mund te shfaqen në sistemin e qarkullimit të gjakut. Pra, kjo ka të gjitha efektet e antioksidantëve.

10. Lista e gazetave
Ekspertet pas studimeve të bëra, tashmë janë të bindur se leximi i gazelave dhe revistave, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rrezikun e "Karoshi", një term japonez i përdorur për vdekjen e shkaktuar nga puna e tepërt. Kjo është shfaqur si një tjetër anë pozitive e gazetave, dhe këtë radhë si një fakt i dobishëm në shëndetin dhe mirëqenën e njeriut.

Në stinën e nxehtë të verës, padyshim që pas ditëve të tëra nën rrezet e nxehta të diellit dhe buzë detit, mund të shfaqen edhe probleme në lëkurën tuaj. LiveSciennce sjell për ju dhjetë pyetje mbi lëkurën e djegur nga nxehtësia e verës dhe përgjigjet për misteret dhe problemet e papritura që mund të shkaktohen nga dielli i nxehtë, lëkurë e nxirë e trupit dhe , problemet me fytyrën e djegur ,etj. Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që ti bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të ndaloni kataraktet e mundshme në jetë , duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë e lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit, nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. mundohuni të qëndroni brenda në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas 12 orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji, sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije ju duhet të merrni masa të mëtejshme.

11. Shkaktohen djegiet e lëkurës nga dielli?
Kur ju qëndroni në ndenjësen tuaj të plazhit për të marrë ngjyrën aq të dëshiruar të çokollatës, rrezet ultraviolet të diellit depërtojnë në lëkurën tuaj dhe vrasin qelizat e gjalla të cilat punojnë normalisht për të krijuar shtrsa të reja të lëkurës, pra e rigjenerojnë atë. Rrezet ultraviolet A, pra UVA, mund të dëpërtojnë shumë thellë në lëkurë, por të dyja bashkë rrezet UVA dhe UVB mund të shkaktojnë djegie të lëkurës.

12. Pse lëkura e djegur shfaqet si ngjyrë e kuqe?
Për të riparuar dëmtimin, pra qelizat e djegura nga rrezet e dëmshme të diellit, dhe për të larguar qelizat e vdekura , enët e gjakut zgjerohen dhe tensioni i qarkullimit të gjakut rritet në pjesët e tripit ku është shkaktuar djegia në lëkurë. Sasia e lartë e gjakut e përqendruar në këto pjesë të trupit bën që lëkura të marrë pamje të kuqërremtë, pra të skuqur. Po kështu lëkura e kësaj pjese është e ngrohtë dhe e ruan për një farë kohe nxehtësinë.

13. Pse lëkura e djegur shkakton të djegura?
Qelizat e djegura dërgojnë mesazhin në në trurin tuaj, duke aktivizuar zonat nervore, muskujt dhe receptorët e aktivizuar të lëkurës. Këto bëjnë që lëkura të jetë e ndjeshme dhe nga prekjet e lehta, ccka krijojnë ndjesinë e kruarjes. Por duhet treguar kujdes se fërkimi i tepruar mund të krijojë irritimin e lëkurës në pjesën e djegur dhe mund të krijojë probleme të cilat mun të largohen vetëm me ndërhyrjen e mjekut dhe përdorimin e kremrave dhe medikamenteve të caktuara.

14. Kush e shkakton nxirrjen e lëkurës?
Në përgjigje të rrezeve ultraviolet që godasin lëkurën tuaj , shtresat e brendshme të saj, trupi juaj prodhon më tepër pigment melaninë, i vili e bën të errët lëkurën tuaj. Pigmenti përthith rrezatimin dhe mbron qelizat nga dëmtimi. Disa persona nuk marrin këtë ngjyrë të errët pas një dite plazh, disa të tjerë nuk e marrin këtë ngjyrë edhe pas një sezoni plazhi, pasi trupi i tyre ka nevojë për më tepër kohë për të prodhuar melaninë.

15. Pse lëkura e skuqur nuk nxihet?
Melanina ndihmon trupin që të filtrojë jashtë lëkurës rrezatimin ultraviolet të dëmshëm për qelizat e lëkurës. Pheomelanina, një tip i melaninës e cila krijon skuqjen e lëkurës, pra e bën atë të marrë ngjyrë të kuqërremtë . biondët dhe personat me ngjyrë të çelët të lëkurës, kuqot, rrezikojnë më tepër një djegie të lëkurës nga dielli. Po kështu këtij tipi lëkure duhet t’i kushtohet më tepër kujdes, pasi mund të shkaktohen djegie apo edhe kancer i lëkurës.

16. Funksionon kremi i diellit?
Kremrat më efektive kundër djegieve të shkatuara nga dielli, e mbrojnë lëkurën tuaj nga të dy llojet e rrezeve të dëmshme ultraviolet A dhe ultraviolet B. Ato bashkëveprojnë nëpërmjet kimikateve që kanë në përbërjen e tyre duke përthithur rrezet ultraviolet ose duke i reflektuar ato dhe duke i larguar ato nga lëkura e trupit tuaj. Kështu që është i nevojshëm përdorimi i kremrave kundër djegieve në ditët kur ju i ekspozoheni diellit.

17. A është SPF 30 dy herë më i mirë se SPF 15?
Jo plotësisht. SPF ju trgon juve se sa kohë përpara duhet përdorur para se të ekspozoheni në diellit, po ashtu varet dhe nga lloji i lëkurës suaj. Për shembull SPF, 2 ju lejon të qendroni në diell dy herë më tepër sesa mund të qendronit në mungesë të tij pa u djegur. Një SPF 30 herë më i fortë , dhe reflekton 97 për qind të rrezeve të dëmshme të të diellit , ndërkohë që SPF 15 reflekton 93 për qind të këtyre rrezeve.

Pse rrezikojmë më shumë të digjemi në plazh?
Rrezet e diellit mund të reflektohen nga rëra dhe nga uji( dëbora gjithashtu). Po kështu edhe faktorë të tjerë, si: rrezet ultraviolet janë më të forta në stinën e verës , në mesditë, në temperatura të larta, në zonat ekuatoriale. Vetëm në ditët e vranëta 80 për qind e rrezeve të diellit mund të depërtojnë midis reve, errësirës dhe mjegullës.

18. Skuqja nuk dëmton asnjë, apo jo?
Absulutisht e gabuar. ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet mund të shkaktoj një mutacione në qelizat tuaja dhe të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Fluskat e shkaktuara nga djegiet. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës shton rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës në moshë të rritur sepse melanoma ka më tepër mundësi të zhvillohet me kalimin e viteve. Efekte të tjera të papëlqyeshme janë rrudhat dhe lëkura bie, njollat kafe dhe kataraktet.

19. Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar djegiet?
Kjo duhet bërë një ditë më parë se ju të shihni dëmtimet e shkaktuara nga skuqja e lëkurës prej rrezeve të dëmshme të diellit. Pra që para se ju t’i ekspozoheni diellit. Pra që para se t’i ekspozoheni diellit duhet të tregoni kujdesin e duhur për lëkurën tuaj. Merrni menjëherë aspirinë? Kjo mund të zvogëlojë herët përhapjen e djegieve nga diell. Trajtoni djegie të shkallës së parë e të dytë në dush të ftohtë, me aloe vera dhe kremra hidrokortizon. Drejtohuni mjekut nëse djegiet shoqërohen me dhimbje koke, ethe dhe temperaturë.

20. Ushqimet që dëmtojnë kolesterolin
Janë dy mënyra që trupi i njeriut merr kolesterol, nga ushqimi që hamë dhe nga mëlçia, edhe pse shumë ushqime kanë kolesterol mëlçia prodhon 80% të kolesterolit që kemi nevojë. Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-foods. Mund të përdorësh margarina të lehta, ose vaj ulliri, mishin zëvendësoje me pulë ose peshk por që kanë lëkurë të hollë, përdor skim milk ose loë fas milk.

S’duhet të hani:
-Gjalpë
-Mish të pjekur
-Mish të grirë
-Të brendshme kafshësh të tilla si mëlçi, zemra, veshka
-Produkte qumështi që kanë më shumë se 1 % yndyrë
-Fast-Food

21. Zarzavate të gjelbra kurojnë diabetin
Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra veçanërisht të gjalla të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t'i përdorni çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C në përqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzet e katër orë pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zingu, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë. Nisur nga veçoritë e mësipërme, zarzavatet e gjelbra janë shumë të dobishme për diabetikun.

Zarzavatet e gjelbra përmbajnë:
1-Antioksidantë
2-Vitamina
3-Kripëra Minerale
4-Mikrominelare të tilla si kaliumi, magnezi, zinku

22. Zemrës së femrës i bën mirë vera
Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së femrave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt me nevojat e ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime ka arritur një studim suedez botuar në revistën mjekësore “Heart”. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka patur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga një infrakt ose bllokim venash. Efektet e mira janë shumë të palveral në rast se vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar organit të zemrës të pushojë.

Vera ndihmon femra:
1-Zemra e tyre përshtatet më shpejt me ritmim e ditës
2-Ul rrezikun e infraktit
3-Ka efekt relaksues në sistemin nervor
4-Vera u lejon grave një gjumë të qetë

23. Vitamina C, largon sëmundjet e trurit
Dozat e larta të vitaminës C në organizëm, zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Pikërisht për këtë rekomandohet që të ushqehemi me pesë deri në nëntë lugë pemë perime në ditë. Me sasinë e vitaminës C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtim i gjerë i kryer me rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillës: mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e mëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.

Vitamina C
1-largon problemet e trurit
2-Problemet mendore si harresa
3- Duhet të konsumohen deri në 9 lugë perime ose fruta më vitaminë C në ditë.

24. Ushqimi vetëm me perime, ngadalëson rritjen e fëmijëve
Nuk është aspak e shëndetshme që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj, ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht, e për më tepër t'u imponojë fëmijëve një ushqim rigorozisht vegjetarian: pa djathë, gjalpë ose bukë. Studimet të mjaftueshme tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rritem më ngadalë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet ti kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikë dhe aktivë.

Mungesa e ushqimeve jo vegjetariane shkakton:
1-fëmijë jo energjike
2-Fëmijë që lindin të vegjël në peshe
3-Rriten më ngadalë sesa të tjerët
4-Kanë probleme të vazhdueshme në jetën e tyre

25. Ushqimet që duhen përdorur gjatë menstruacioneve
Humbja e gjakut do të thotë oksigjenim më të pakët të qelizave të trupit, d.m.th lodhje me të madhe se zakonisht për të njëjtën punë. Patjetër ato ditë duhet të hash më shumë se zakonisht. Mirë është që femrat të marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do të rëndojë shumë. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq (vicci më mirë, sepse ka më shumë hekur se qengji dhe derri). Duhet pirë një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitaminë C. Duhet të hani perime ngjyre jeshile, sepse përmbajnë acid folik. Të mos hash në të njejtin vakt një ushqim të pasur me hekur (p.sh. mish) me një ushqim të pasur me kalcium (p.sh. qumësht ose djathe). Ha patjetër çokollatë gjatë menstruacioneve, sepse përmban hekur dhe magnesium, ato gjera që trupi i humbet me gjakun e ikur.

26. Gjatë menstuaacioneve duhet ngrënë:
1- Ushqime që përmbajnë hekur
2- Kryesisht mish micci
3- Duhet të pini një gotë portokalli të shtrudhur
4- Duhet ngërnë patjetër cokollatë.

27. Problemet urinare, kurohen me brokoli
Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mire që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mundë të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventive e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet me ngrënë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilët i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

Brokoli kuron:
Infeksionet urinare
2-Ndezjen e kanaleve urinare tek femrat
3-kancerin e gjirit
4-Duhet kosnumuar 200-300 gramë brokoli i zier në ditë

28-Aroma e trëndafilit forcon kujtesën
Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash.
Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit. Edhe gjatë gjumit shkencëtarët hidhnin në afërsi të krevateve solucion me erë trëndafili. Të nesërmen, të eksperimentuarit u pyetën se çfarë u kishte ngelur në mendje nga objektet dhe letrat që kishin parë.

Aroma e trendafilit
1-Forcon kujtesën
2-Shishe parfumi të tilla duhen mbajtur edhe gjatë natës tek koka e krevatit
3-Nuk ka kriter për grupmoshën, ndihmon të gjithë ata që duan të rrsin kujtesën

29-Frutat që dëmtojnë dhëmbët
Tanimë të gjithë e dinë që kariesi i dhëmbëve shkaktohet, në shumicën e rasteve, nga ushqimet e ëmbla dhe të athëta. Ato bëjmë të mundur shkatërrimin e të gjitha qelizave të thella të dhëmbëve dhe dhëmballëve. Dihet gjithashtu se frutat dhe perimet i kanë të dyja: sheqerin dhe acidet. Pikërisht për këtë mjekët kanë grupuar një sërë frutash që duhet të konsumohen shumë shpesh, pasi dëmtojnë dhëmbët. Të tilla janë bananet, hurmat e Arabisë, ananasi, patatja, bizelet, mollët e ëmbla, që përmbajnë sasi të mëdha hidrokarburesh. Në këtë grup futen edhe shegët, boronica, kumbullat, thanat, të cilat kanë vërtet pak hidrokarbure, por janë të pasura me acide organike. Në këtë grup futen edhe domatet, sallata jeshile,majdanozi, spinaqi.

Frutat që dëmtojnë dhëmbët
1-Bananet
2-Hurmat e Arabisë
3-Mollët e ëmbla
4-Shegët
5-Boronica
6-Thana

30-Ushqimet që luftojnë plakjen
Spinqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga Australia, Indonezi dhe Suedi studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenole, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkurën elastike dhe të lëmuar. Në grupin e ushqimeve të luftojnë plakjen futen edhe patatet e ëmbla, djathi i verdhë

Luftojnë plakjen:
1-Spinaqi
2-Grosha
3-Lëngu i rrushit
4-Patatet e ëmbla
5-Djathi i verdhë

31-Rrushi, kundra kancerit dhe sëmundjeve vaskulare
Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë "radikalet e lira" që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.
Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri here në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit.

Rrushi kuron:
1-Sëmundjet vaskulare
2-Kancerin
3-Rastet me anemi
4-Sëmundje të stomakut
5-Sëmundje të sistemit nervor

32- Kanceri i lëkurës luftohet me ushtrime dhe kafeinë
Nëse mund tu shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërish të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës ata rekomandojnë ndërhyrjen e kafesë me ushtrimet fizike.

33. Jodi rregullon mbi 100 sisteme enzimash
Jodi është i nevojshëm nga gjëndrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides,i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash,përshirë këtu dhe metabolizmin,rritjen, riprodhimin dhe shumë funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjëndrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjëndra tiroide gjendet aty), vrazhdësim të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetrat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.

34. Mungesa e kromit shkak për diabet dhe sëmundjet gjenetike
Kromi u identifikua si një nga mineralet në trupin e njeriut vetëm 30 vjet më parë. Studimet për të vazhdojnë akoma. Kromi është pjesë e një përbërje që bën të mundur insulinën të punojë. Është gjithashtu i rëndësishëm në metabolizëm dhe strukturën gjenetike. Për shkak të njohurive jo të mjaftueshme për këtë kripë minerale është e vështirë të dallohen shenja të veçanta, në mungesë të tij. Megjithatë dihet se mund të shkaktojë rritje të kolesterolit në gjak. Në studimet e bëra tek kafshët,mungesa e kromit shkakton një sëmundje, që është shumë e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi,drithërat,fasulet e thata, thjerrëzat,lajthia, peshku dhe prodhime të tjera nga deti.

35. Kujdes nga paracetamoli, dëmton veshkat
Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e përdorin kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

36. Përdorimi i jogurtit eviton barkëqitjen
Është një nga produketet më të përdorura në ditët e sotme, për evitimin mungesës së urisë tek fëmijët, pasi dihet që është një product mjaft I dashur për këtë grupmoshë. Por ajo që nuk dinit më parë lidhet me faktin se jogurti eviton barkqitjen tek fëijë t. Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve. Pikërisht për këtë arësye mjekët u rekomandojnë nënave të fusin në mënynë e përditshme në dietën e të vegjëlve të tyre edhe këtë product kaq të shëndetshëm.

37. Kafja shton rrahjet e zemrës
Ka studime të ndryshme që pranojnë ose jo vlerat e kafesë në organizmin tonë. Megjithatë specialistët bien të gjithë dakord në një pikë, produkti me ngjyrë të zezë në të gjitha rastet dëmton zemrën. Veçanërisht kur përdoret në masa të shumta gjatë ditës. Kini kujdes pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, në këto raste veç këtij organi është mirë që të kontrollohet edhe mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e melçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

38. Mungesa e vitaminës A sjell verbim
Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj këshillohet që veç të tjerash të hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A. Kjo për të gjithë ato raste kur personi është i vetëdijshëm që nuk ka konsumuar në menynë e tij ditore produkte që kanë këtë lloj vitamine.

39. Si të kuroni plagët në me jod
Plagët e ndotura gjithmonë fillimisht duhet t’i lani me ujë të ftohtë e pastaj ti dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërvishtjet e vogla rekomandohen që të mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rrobat është mirë që ti mbuloni fashë e cila duhet të ndërrohet çdo 24 orë. Kjo për plagët që mund të kurohen edhe trajtohen në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që për plagë të rënda duhet të drejtoheni tek mjekut.

40. Pse antibiotikët shoqëruar më vitamina
Përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme, për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershme të zorrëve. Shëndeti dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për “shëndetin” e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Në raste se antibiotikët konsumohen të veçuara ato sjellin çrregullime shëndetësore, si dhimbje koke, lodhje, vjellje etj.

Një trup i shëndetshëm dhe më pak kile, kombinimet e ushqimeve

41. Karota dhe vaji i Ullirit
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin e njeriut. Studimet e bëra, kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.

42. Vitaminat dhe përzierja me yndyrnat
Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetëm në prani të yndurnave. Më përpara, konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve të ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.

43. Ushqimet që s’duhen bashkuar
Jo gjithmonë ushqimet duhen bashkuar me njëra-tjetrën pasi në këtë rast humbasin të gjitha vlerat e tyre ushqimore. Një rasti i tillë është djathi, që është i pasur me kalcium, por nëse ai konsumohet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në djathë etj

44. Fibrat rrisin energjinë
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon ne shtim të peshës.

45. Shmangni varicet me kërcell jeshil
Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti Amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimeve me kërcell, (fibra)gruri, orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

46. Osteoporoza largohet me luleshtrydhe
Osteoporoza shfaqet tek një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç botë dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K që është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

47. Ruani presioni e gjakut, ndaloni kripën
Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj, si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që duhet të shikohen me kujdes etiketat e ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore për rritjen e presionit të gjakut, nëpërmjet ushqimeve. Për shembull, një pjesë e hollë e një pice mesatare, përmban 20% të kripës që rekomandohet të marrë në ditë një njeri. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish - sasi të kripës, shumë më tepër sesa ka nevoje organizmi. Reduktimi i kripës është një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.

48. Evitoni dhimbjen e kokës me peshkun
Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britaniket nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënës i peshkut, mund të provoni me vezë të freskëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si dietë.

49. Mbipesha e madhe trupore shkurton jetën
Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.
Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare. Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet të jetës së saj, ndërsa një grua e racës së bardhë po me mbipeshë trupore mund të humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqësohet për burrat. Një burrë i racës së bardhë me mbipeshë të madhe trupore mund të jetojë 12 vjet me pak, ndërsa një i ri zezak në të njëjtat kushte të mbipeshës trupore mund të jetojë 20 vjet më pak.

50. Kripa; Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur
Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonike të domosdoshme për organizmin. Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit. Përdorni sojën sepse ajo përmban 9 lloje vitaminash. Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

51. Aspirinat
Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramesh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibel. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.

52. Yndyrat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetesimet në to), apendisitin, sëmundjet e zemrës.

53. Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëendëueshme. Vitaminat dhe kripëat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kocko re, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

54. Mineralet
Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Pikërisht për këtë arsye duhet të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për, dyfishohet. Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.

55. Perimet
Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si, spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karotën, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
 
Sipër