108 vite nga ngritja e Flamurit tek Kisha e Rubikut!…

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
B

Bashkia Mirdite

Vizitor
Përmes nje ceremoniali ne kushte kufizuese të pjesëmarrjes për shkak të situatës pandemike, Bashkia Mirditë ne bashkepunim me Unionin Mirdita organizuan një veprimtari përkujtimore në nderim të 108 vjetorit të ngritjes së Flamurit tek Kisha e Rubikut. Padyshim është nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare kur, pikërisht në Rubik, pas Vlorës ngrihet flamuri kombëtar ashtu siç dhe vazhdon më tej dhe në krahina të tjera, për ta plotësuar “Hartën e Mëvetësimit” të Shtetit Shqiptar në një periudhë kritike të qenësisë sonë si komb.

Me këtë rast tek Kisha e Rubikut, u ngrit në shenjë simbolike si ato mote flamuri kombëtar me një ceremonial emocionues.

Më pas është mbajtur një tubim shkencor, ku u referuan disa tema dhe përshëndetje të tjera, si dhe u hap një ekzpozitë me foto të hershme nga veprimtaria e atyre ditëve me personalitete dhe pjesëmarrjen popullore në kuvendet e njohura të Mirditës.

Dr Vitore Tusha, juriste dhe kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në pamundësi për të qenë ka dërguar temën që flet për Aspekte juridike të statutit të Rubikut, hartuar në mesin e vitit 1912 në Kuvendin e Rubikut ku u mblodhen perfaqesues te te gjithe vilajeteve te Shqiperise me qellim qe te pergatisnin kuvendin e Kosoves, kumtesë që u lexua nga Gjok Pepa, nga Muzeu Historik Mirditë.

Tema e dytë:

Historiani Paulin Zefi erdhi me temën: “Kontributi i Mirditës në luftërat për pavarësi”. (Veprimet luftarake kundër Perandorisë Osmane).

Tema e tretë:

“Kontributi i krahinës së Mirditës në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Ngritja e flamurit kombëtar me 1 dhjetor 1912 në Rubik.” (Nga historian i ri Julian Vlashi)

Më pas tubimi vijoi me përshëndetjet e kryetarit të bashkisë z. Ndrec Dedaj, i cili theksoi rendesine e ketij eventi duke sjelle dhe nje projekt-ide per te ardhmen sesi do te operohet me qendrat historike per t’i faktorizuar sa me shume ne historine kombetare; pershendeti gjithashtu Ipeshkvi i dioqezës mons. Gjergj Meta dhe Kryetari i Unionit Mirdita, Nikolin Jaka si dhe shkrimtari e publiçisti Ndue Dedaj.

Në këtë tubim është deduktuar për të patur një marrëveshje bashkëpunuese në mes bashkisë dhe dioqezës si dhe faktorëve të tjerë për të patur një listim të vendkuvendeve të rëndësishme të Mirditës dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur si dhe për një kalendar të plotë historik për Mirditën dhe, natyrisht, për të nxitur botime serioze për ngjarjet e mëdha me karakter krahinor dhe kombëtar.

(Kujtimet e At Pal Dodaj, 1 dhjetor 1912:

Preng Nikolli, nji ndër shërbëtorët e kuvendit, me nji grumbull letrash në dorë, qi, të gjitha m’ishin drejtue mue, masi kishin kalue fusha, male e i mi rreziqe… I çili e ndër letra të ndryshme drejtue Emzot Prend Doçit, kapidan Marka Gjonit, Bajram Currit, etj, nji ishte edhe për mue… Ishin Emzot Kaçorri e Luigj Gurakuqi ata qi mshkruejshin, tuj lajmue ndodhjen e madhnueshme, krye prej sish nën kryesi të plakut të Toskënis, Ismail Qemalit, ditën 28 nanduer, e tuj mu lute me i nisë sa ma pare letrat tjera e me përhapë sa ma shpejt lajmin… Në oborrin e kuvendit, tan gëzim e za të naltë lexuam letrën, e kur e muerën vesh malësorët lajmin e gëzueshëm, nuk priten tjetër, veç me armë në krah sikur ishin, ia dhanë me batare (pushkësh) pa pushue, e kjo kishe me thane, do të jetë kenë ma i pari kremtim, qi do të jetë ba në nderë të të çpallunit të pavarësisë e flamurit kombëtar… Në këtë kohë, Dod Llesh Doda kishte hypë në majë të shkrepit të Rubigut, e bërtitte pa pra: “ka dale Shqypnia në vedi!”, e pushka vlote gjithkah bregut të Fandit, Kulmes së Dervenit, e deri në Mirditë e ndër bajrakë të Ohrit (Selitë, Kthellë e Rrazë).

Vazhdoni të lexoni...