“Topi i Artë” 2011, ja për kë votuan shqiptarët

M

martini

Vizitor
“Topi i Artë” 2011, ja për kë votuan shqiptarët

TIRANE-Mediat ndërkombëtare u kanë kushtuar një rëndësi të veçantë votave për “Topin e Artë” 2011, pas publikimit të listës nga FIFA.

Për shkak edhe të mungesës së trajnerit të kombëtares në momentin që u bë votimi, për Shqipërinë ka votuar Xhemal Mustedanagiç, ish-ndihmësi i Kuzhe. Ai ia dha vendin e parë Kristiano Ronaldos, ndërsa të dytin Erik Abidal dhe të tretin Lionel Mesit. Gazetari shqiptar i akredituar në France Football, Besnik Dizdari, ka votuar për Mesin, Ronaldon dhe Diego Forlan. Ndërkohë, kapiteni Lorik Cana ka votuar për Mesin, Ronaldon dhe Ksavin. Sa u përket të tjerëve, bie në sy se Zllatan Ibrahimoviç ka lënë pas kontradiktat me Pep Guardiolën, duke e zgjedhur atë trajnerin e vitit, ndërkohë që Samuel Eto ka qëndruar besnik i Murinjos. Votimi ka futur në një kategori trajnerin italian Xhovani Trapatoni me ata të Butanit, Burundit, dhe të Ishujve Salomon, duke mos e përfshirë fare Leo Mesin në votat e tyre. Trajneri i Portugalisë Paulo Bento dhe kapiteni Nunjo Gomesh kanë vendosur në dy vendet e para portugezët Kristiano Ronaldo dhe Luis Nani..
Në lidhje me shifrat, Mesi e ka fituar Topin e Artë me një përqindje të frikshme, 47,88 % e votave, kuota më e madhe e arritur ndonjëherë. Ronaldo ka arritur 21,6 % dhe Ksavi vetëm 9,23 %.
Barcelona, ndërkaq, është ngjitur në kuotën e 9 “Topave të Artë” të fituar nga futbollistët e saj, duke thyer kështu rekordin e Juventusit dhe të Milanit. Ndërsa Pep Guardiola ka marrë 41,92 % të votave për trajnerin më të mirë, duke lënë pas Ferguson me 15,61 dhe Murinjon me 12,43 %.

(d.b/BalkanWeb)
 
Sipër