Ëndrra

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Joni

Moderator
6 Shkurt 2011
77
0
6
Ëndrra

Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e te pamundshme për tu sendërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi.

Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq. oniro - ëndërr dhe logos - fjalë; mësim, dije).
Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.