Çfarë është Poezia

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
J

Jani

Vizitor
Çfarë është Poezia

Poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike siç janë rima, metafora, krahasimi, hiperbola, etj. Konsiderohet se poezia është lloji mëi vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë "Epi i Gilgameshit (1700 p.e.s.), pjesë të Biblës dhe veprat e Homerit. Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj.

Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja.

Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.