Çfarë është interneti

J

Jani

Vizitor
Cfare eshte interneti

Sot dihet se nje nga sherbimet me te rendesishme te teknologjise bashkekohore jane kompjuterat. Mundesite dhe perdorimet e tyre jane kaq te shumta sa eshte veshtire t'i numerojme, por e sigurte eshte se ata lehtesojne dhe shumfishojne ne menyre te paimagjinueshme punen ne shume drejtime te veprimtarise njerezore.5
Qellimi i perdorimit te kompjuterit ne praktiken e perditshem mjekesore eshte:7
1. Arkivi i te semureve. Zevendesimi i kartelave te te semureve te shkruara me dore me arkivin elektronik qe eshte me i shpejte ne punen e perditeshme.
2.Modularet dhe raportet. Modularet raportet e ndryshme, letrat te cilat duhet te perseriten shume here perbejne nje perseritje te te njejtes gje. Pikerisht ne keto raste kompjuteri shkurton shume kohe.
3. Administrimi dhe praktika finaciare e ambulamces private ose shteterore, si dhe te organizmave me te medha te shendetsise.
4. Perpunimet statistikore dhe kerkimore-shkencore gjejne tek kompjuteri nje mjet ndihmes me mundesi te medha.
5. Edukimi. Eshte nje ndihmes i madh per pro?et e ndryshme edukimore dhe per informimet me karater shendetsor.
6. Hyrja ne burimet e bibliografise.
7. Komunikimi.
Gama kaq e gjere e perdorimit te tyre arrihet nga fakti se kompjuterat mund te bashkohen ndermjet tyre ne menyre te tille qe te komunikojne dhe te shkembejne te dhenat. Nje lidhje e tille e kompjuterave quhet rrjet i komjuterave. Te tille rrjete jane te shumte. Interneti eshte nje nderrrjet qe bashkon rrjete te tjera me te vogla dhe lokale. Gjithashtu Interneti nuk eshte nje gje konkrete ne kuptimin tradicional te fjales, por eshte thjeshte ajo qe krijohet nga bashkimi i rrjeteve lokale me te medha ose me te vogla ne gjithe boten. 5
Pra Interneti eshte nje bashkim i madh i me shume se rreth 50 mije rrjeteve. Deri para pak kohe ne Internet ishin te lidhur rreth mbi 5.000.000 kompjutera te shperndar ne mbi 160 vende te ndryshme. Perdoruesit e ketyre llogariten mbi 30.000.000 .2 Keta numera jane gjithmone ne rritje.
Ne vitin 1996 ne disa vende perendimore 50% e perdoruesve te Internetit ishin te moshes 18-29 vje?Ne studimin e fundit perqindja e kesaj moshe ka rene dhe ka nje rritje te perdoruesve te moshes mbi 40 vje?Pra kemi nje rritje te moshes mesatarte te perdoruesve te Internetit ne Evropen Perendimore. Duke pare kete fakt duhet theksuar se nuk duhet te trembet asnje moshe te mendoje te perdore ne nje te aferme jo te larget Internetin edhe ne Shqiperi. Kryesisht perdoruesit jane burra ne nje shkalle reth 90%. Perjashtim bejne Norvegjia,16.9% gra perdoruese, Italia dhe Franca me 14.9% dhe 13.8% ndersa ne SHBA grate zene nje perqindje me te madhe 21%. Ka nje ndryshim te madh midis nivelit arsimor dhe perdoruesve te Internetit ne SHBA dhe ne Evrope. Diplome te shkolles se larte kane 67% e francezeve perdorues, 51.5% e britanikeve , 48.6% e grekeve kurse e kenderta ndodh ne SHBA ku vetem 24.5% e amerikaneve perdorues kishin diplome te shkolles se larte. Shumica e perdoruesve te rrjetit i perkasin njerezve qe kane lidhej me teknologjine dhe shkencen, pastaj nga deget e bisnesit dhe profesioneve te lira. Mjeket ne Greqi p.sh zene nje sasi 4.8% te perdoruesve, ndersa vendin e pare e zene njerezit e teknologjise dhe shkences 29.9%, dhe ne vend te dyte jane studentet me 18.2% e me tej grupet e tjere. 8
Interneti nuk i perket askujt. Cdo kompjuter qe bashkohet me te eshte pergjegjes per strukturimin dhe per perdoruesit e tij. Nga "origjina", natyra e tij dhe menyra e materjalizimit Interneti ka nje forme jo te perqendruar "anarkike". Kjo karakteristike percakton edhe faktin qe nuk i perket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithate nuk pushon se qeni nje i tere.2
Interneti nuk ka as keshill drejtues, as drejtor te pergjithshem por vetem disa "trupa" qe luajne nje rol keshillues dhe regullues (jo fitimprures) kryesisht ne temat teknike.2
Pergjegjesine kryesore per zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqeria e Internetit (ISOC), qe eshte nje organizate vullnetare ne te cilen mund te marrin pjese ligjerisht dhe fizikisht persona qe kane ?redo lloj lidhje me internetitn.2
Per tu lidhur me Internetin nevojitet nje kompjuter dhe nje modem per lidhjen e kompjuterit me linjen telefonike. Per sa i perket modemit ai eshte vetem nje aparat qe ben te mundur transformimin e sinjalit te thjeshte telefonik ne nje sinjal te kuptueshem nga kompjuteri. Nje karakteristike e modemit eshte edhe shpejtesia me te cilen jep nje sasi infirmacioni. Kjo shpejtesi matet me bps (bits per sec.) dhe shumfishat e tij. Modemet e sotem shkojne nga 14.000 deri ne 56.000bps.6
Ne kete pike duhet te themi se ? kompjuter qe eshte i lidhur ne Internet ka adresen e tij qe mund te perdoret nga ata qe duan te lidhen me te.5
Pa pronar, pa grup drejtues ose organ te policise, kur flasim se ?re lejohet ose ?re nuk lejohet ne Internet eshte nje teme e ngateruar. Megjithate ka disa ligje jozyrtare qe ruhen prej vete perdoruesve te rrjetit te cilet ne raste te vecanta bejne te mundur bllokimin e asaj qe quhet e ndaluar. Ato rregulla jo zyrtare mbeshteten ne disa parime te pergjitheshme si?ane:2
- Pavaresia e ? perdoruesi duhet te respektohet nga te gjtihe.
- Interneti eshte "i mire" dhe duhet te mbrohet nga te gjithe.
- Hyrja ne informacion duhet te jete e lire, e pakufizuar dhe pa pagese.
- Shtrija e metejshme duhet te vazhdohet.
 
M

marku

Vizitor
Re: Cfare eshte interneti

Re: Cfare eshte interneti

Interneti
Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.


Historia
Fillet e internetit datojnë nga vitet '60, kur ai filloi si perpjekje e ushtrisë amerikane për t'i lidhur me rrjet / Networks bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas këtë filluan ta bëjnë universitet, duke u lidhur me njera-tjetren dhe më vonë universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, me qëllim që të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacionesh. Rreth viteve '70 filloi komercializimi i internetit, por atëbotë mund të përdorej vetëm posta elektronike dhe ishte shume i shtrenjtë. Në vitit '90 interneti bëri "boom" me komercializimin e plotë të tij: firma të nisura fillimisht me dy vetë dhe me kapital prej 500.000$ pushtuan bursat e botës dhe punësuan mijëra vetë. P.sh. Yahoo filloi në vitet ’90 nga dy vetë (japonezë), me kapital fillestar prej 1.000.000$, kurse tash vlera e saj në bursa kap shumën prej mbi 300.000.000$.
 
Sipër