Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Mirdita

Mbyll
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Mirdita

    MIRDITA

    Mirditorėt kanė qenė, por edhe sot janė njerzit ma tė lirė nė t'gjithė rruzullin toksor.

    Nė qoftė se shqiponja asht mretnesha e maleve atėherė miirditorėt i plotsojnė t'gjitha kushtet me u quejtė zogjtė e saj.

    Mirditori lind inteligjent. Tuj u rritė bahet mjeshtėr i fjalės, mjeshtėr i pushkės dhe mjeshtėr i gjithēkaje qė e ka krijue Zoti n'bjeshkėt e Mirditės.

    Mirditorja e barabartė me burrin merr pjesė nėpėr t'gjitha aktivitetet familjare dhe shoqnore. Nji kohė Ajo asht ulė edhe n'selinė e Kapidanit.

    Ungjilli, Kanuni dhe kanga, janė tri gjana tė shejta pėr ēdo mirditor.

    Mikpritja, nderi, urtia, burrnia dhe trimnia, janė virtytet qė i karakterizojnė mirditorėt.

    Nėntoka e Mirditės asht ndėr ma t'pasunat n' Europė kurse mbi at tokė jetojnė njerzit ndėr ma t'vorfunit n'Europė.

    Pėr kah bukuritė natyrore. Alpet e Zvicrres dhe Alpet e Mirditės dallojnė shumė pak apo nuk dallojnė fare. Por n'alpet e Zvicrres jetojnė njerzit ma t'lumtunit e botės. Kurse n'alpet e Mirditės jetojnė njerzit e harruem nga bota.

    Mirdita qenka ma e madhe se krejt Britania e Madhe. Pat thanė nji gjeolog kinez n'kohėn e komunizmit „iluminist“ tė Enver Hoxhės mbasi kishte ba tri ditė tuj ecė kambė nėpėr bjeshkėt e Mirditės.

    Mirdita turistike...!!! Nji frazė sa e bukur e sa abstrakte pėr turistėt e botės mbasi n'at Krahinė nuk egziston as shkronja „ I“ si infrastrukturė.

    Autostrada qė do t'lidhė Nishin me Durrėsin kalon mes pėrmes Mirditės. Sot pėr sot, nė nji gjatsi prej 70 km. Ajo nuk ka asnji vend nėnkalimi apo mbikalimi pėr njerzė e pėr bagtij dhe s'lidh asnji t'ban, asnji ksollė, asnji shpi, asnji laxhe, asnji katund e asnji qytetzė mirditore. Mandej, ajo autostradė nuk i lidh as shtėpitė, laxhet dhe katundet qė janė 30-40 e deri n'pesqindė metra pėr bri saj.

    Ate qė ka ba imzot KRISTOFORO PALMIER i vetėm pėr edukimin dhe shkollimin e mirditorėve. S'e kanė ba t'gjitha qeveritė shqiptare sė bashku prej ramjes sė mortajes komuniste e deri sot.

    Gjudhijtė e komunizmit shqiptarė ndaj Mirditės u hakmorrėn edhe shumė ma keq e shumė ma zi seē ishin hakmarrė turqitė kundėr Arbnisė mbas vdekjes sė Kastriotit.

    Dymbėdhjetė fise kishte Izraeli. Dymbdhjetė apostuj kishte Jezu Krishti. Dymbėdhjetė bajraqe ka sot Mirdita qė i japin jetė e s'e lajnė me u shue kurrė.

  • #2
    Ju lutemi z Munella duke shikuar qė shkruani tema me shumė interes dhe pėrkushtim, do tu lutesha, qė titullin e temės ta bėni sa mė tė pėrshtatshėm me vetė pėrmbajten, nė mėnyrė qė lexuesi tė kuptojė menjėherė se pėr ēfarė bėhet fjalė dhe jo me njė fjalė tė vetme. Kėshtu edhe mundi juaj nuk u shkon dėm.
    Tė kam spostuar edhe temėn tek forumi Problematikė
    Last edited by Miri; 19-01-2015, 21:02.
    Ngadale Beg, se ka hendek.

    Comment


    • #3
      z Palmieri e njoh edhe unė personalisht, dhe do tė thoja me plot bindjen qė ka bėrė njė punė me tė vėrtetė tė madhe. Tė kujtohet pėr autostradėn ku Antoni ka shprehur gati tė njėjtin mendim kėtu http://mirdita.com/showthread.php/69...full=1#post897
      Ngadale Beg, se ka hendek.

      Comment


      • #4
        Originally posted by Munella View Post
        Mirdita turistike...!!! Nji frazė sa e bukur e sa abstrakte pėr turistėt e botės mbasi n'at Krahinė nuk egziston as shkronja „ I“ si infrastrukturė.
        Shumica e njerėzve qė janė shpėrngulur nga Mirdita, duke lėnė truallin e tė parėve pėr tė shkuar nė mushkonjat e Lezhės, e kanė bėrė vetėm prej braktisjes sė shtetit kundrejt zonave tė tona rurale, duke mos u garantuar as gjėnė mė minimale dhe tė detyrueshme si trasportin rrugor. 2 orė e gjysėm nga qendra e Fanit pėr tė shkuar nė Rreshen.
        Ngadale Beg, se ka hendek.

        Comment


        • #5
          Originally posted by Miri View Post
          Shumica e njerėzve qė janė shpėrngulur nga Mirdita, duke lėnė truallin e tė parėve pėr tė shkuar nė mushkonjat e Lezhės, e kanė bėrė vetėm prej braktisjes sė shtetit kundrejt zonave tė tona rurale, duke mos u garantuar as gjėnė mė minimale dhe tė detyrueshme si trasportin rrugor. 2 orė e gjysėm nga qendra e Fanit pėr tė shkuar nė Rreshen.
          Ah, t'ruejt ai Zot qė t'ka falė. Ksi djem i duhen Mirditės. Unė e kam mall me shkue e me vizitue vendlindjen e babės sepse rruga deri n'vendlindjen e tij asht sikur rrugė ferri. Megjithate kam qenė dy herė, por ma nuk mundem sepse kam makinė (vėturė) dhe i has podi nėpėr gropat e atyne rrugėve tė cilat: Le se janė me gjithėato gropa, por janė edhe tė ngushta. S'din njeriu, a ma lehtė asht me u ngjitė pėrpjetė apo me ra teposhtė.

          Comment


          • #6
            Originally posted by Munella View Post
            ...S'din njeriu, a ma lehtė asht me u ngjitė pėrpjetė apo me ra teposhtė...
            Tė njėjtin mendim bėjnė edhe firmat tregtare kur tu thojnė; shkoni nė Fanė pėr tė hapur vende pune. Nuk ka firmė qė vjen pėr tė shkatėrruar mjetet, nė rast se ska tė pakėn rrugėt e mira.
            Por duhet thėnė qė me autostradėn gjėrat janė pėrmirėsuar sadopak. Kuptohet nė fshatra ka akoma vėshtirėsi por gjatė luginės ėshtė kėnaqėsi tė udhėtohet me mjet.

            Comment

            Working...
            X