Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Etika indiane

Mbyll
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Etika indiane

    - Ngritu me diellin dhe lutu. Lutu vetun. Lutu shpesh. Shpirti Madh ka me t'ndėgjue, ti duhet vetėm me folė.

    - Banu tolerant ndaj atyne qė kanė humbė rrugėn. Padia, zemrimi, xhelozia dhe lakmia dalin prej shpirtnave t'humbun. Lutu qė ta gjejnė drejtimin

    - Kėrkoje vhten pėrmes vehtes. Mos lejo tė tjerėt tė udhėheqin me rrugėn tande. Ajo asht rruga jote dhe vetėm e jotja, tė tjerėt mund t'shkojnė me ty, por nuk mund t'shkojnė n'vend teje.

    - Trajtoi mysafirėt me nji vėmendje shumė tė madhe. Shėrbei me ushqimin ma t'mirin, jipu krevetin ma t'mirin dhe shprehju nderė dhe rrespekt.

    - Mos merr ēka s'asht e jotja, ose e noj individi, komuniteti, krahine ose e noj kulture. S'e ke fitue s'e ke t'dhanun. S'asht e jotja.

    - Ndero ēdo gja qė gjindet mbi tokė. T'jenė njerzė apo bimė.

    - Rrespekto mendimet, dėshirat dhe fjalėt e tjerėve. Asnjiherė mos ia ndėpre fjalėn ndokujtė, mos u tall dhe mos ban shaka me te. Tė gjithve jipiau tė drejtėn e shprehjes personale.

    - Asnjiherė mos fol keq pėr tjetrin. Energjia negative qė ti e dėrgon n'univers do t'kthehet ty shumėfish.

    - Tė gjithė njerzit gabojnė. T'gjitha gabimet munden me u falė.

    - Mendimet negative shkaktojnė smundjen e trupit, shpirtit dhe mendjes. Praktikoje optimizmin.

    - Natyra s'asht e jona, ajo asht pjesė e jonė. Ajo asht pjesė e familjes sonė botnore.

    - Fmijtė janė fara e ardhmėnisė. Mbjell dashni n'zemrat e tyne ujiti me urtsi dhe pėrvojė nga jeta. Deri kur rriten, jipu hapsinė pėr me u rritė.

    - Shmangiu plagosjes sė zemrave tė tjerėve. Helmi dhe dhimbja do t'kthehen ty.

    - Banu gjithmonė i sinqertė. Ndershmėnia asht testi i vullneteve nė kėt univers.

    - Rri i ballancuem. Uni i mendjes, shpirtit, trupit dhe i emocioneve duhet t'jenė barabar t'forta, t'pastra dhe t'shėndosha. Ushtroje trupin pėr me e forcue mendjen. Pasunohu shpirtnisht pėr mej shėrue plagėt emocionale.

    - Vetdijshėm vendos se kush do t'jesh dhe si do t'reagosh. Bėhu pėrgjegjės pėr veprimet tua

    - Rrespektoje privatsinė dhe hapsinėn personale tė tė tjerėve. Mos prek pronėn e tė tjerėve e sidomos gjana tė shejta dhe fetare. Kjo asht e ndalueme.

    - N'radhė tė parė banu i sinqertė ndaj vehtes. Nuk mundesh me qenė i kujdesshėm e me ju ndihmue tė tjerėve nė qoftė se s'je i kujdesshėm ndaj vehtės dhe nuk i ndihmon vehtes.

    - Rrespektoi besimet fetare tė tjerėve. Mos ia impono tjerve besimin tand.

    - Shpėrndaje lumtuninė tande. Merr pjsė nė dhanjen e l'moshave.
Working...
X