Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Shqiptarėt nė mesjetė - Gjet Ndoj

Mbyll
This topic is closed.
X
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • #16
    Kleri franēeskan me prengė doēin

    KAPITULLI XI

    KLERI FRANĒESKAN ME PRENGĖ DOĒIN LUAJTĖN ROL KRYESOR NĖ FORMIMIN E KULTURĖS KOMBĖTARE SHQIPTARE

    Nė fillimet e lindjes dhe formimit tė kombit shqiptar, njė rėndėsi tė dorės sė parė do tė kishte edukimi i tij kulturor, atdhetar e arsimor, orjentimi dhe karakteri i kėsaj kulture, sepse kjo do tė pėrzgjidhte nė koshiencėn e tij dhe orientimin e drejtė pėr tė ardhmen. Nė kėtė aspekt ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm shoqėria “Bashkimi” e themeluar nga Abati i Mirditės Preng Doēi, i cili e kryesoi gjithmonė atė, i mbėshtetur nga mirditas tė tjerė si: Dodė Koleci, Gjergj Fishta, Tom Velaj, Ambroz Marlaskaj, por dhe prelatė tė tjerė katolikė, por dhe intelektualė shkodranė; Dom Ndoc Nikaj, Shtjefėn Gjoēovi, Hilė Mosi, Luigj Gurakuqi etj.

    1. Shoqėria Gjuhėsore e Letrare “Bashkimi”
    a) Formimi i shoqėrisė “Bashkimi”
    b) Marrdhėniet e saj me shtypin dhe aktiviteti botues i saj
    c) Kontributi i Prend Doēit nė fushėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe
    d) Puna e Prend Doēit dhe e shoqėrisė “Bashkimi” pėr hapjen e shkollave shqipe dhe pėrgatitja e teksteve pėr to
    2. Pėrgatitjet pėr Krijimin e Alfabetit tė Gjuhės Kombėtare Shqipe
    a) Shoqėritė Kulturore dhe Shoqėria “Bashkimi”
    b) Kongresi i Manastirit dhe kontributi i shoqėrisė “Bashkimi” nė definimin e varjantit pėrfundimtar tė alfabetit (1908)

    1-a) Formimi i Shoqėrisė “Bashkimi”.

    Fill pas rikthimit nga emigrimi dhe shėrbimi 11 vjeēar jashtė Atdheut, Prend Doēi u angazhua pėr ēėshtjen kombėtare me njė guxim tė pashoq, me pjekuri tė rrallė por dhe me kulturė dhe pėrvojė tė papėrsėritshme. Rilindasi ynė Prend Doēi tani pas kthimit ishte i mbikqyrur rreptė nga autoritetet turke dhe ndihej i kufizuar pėr shkak tė historisė sė tij tė shkuar aktive politike e atdhetare. Bile qeveria turke e pranoi rikthimin e tij me kusht tė lėvizte veten nė territorin Mirditė-Shkodėr.
    Megjithatė asgjė s’mund ta ndalte atė.
    Nė vitet 1888-1889 duke u konsultuar me patriotė tė tjerė, klerikė e laikė, projektoi formimin e njė shoqėrie atdhetare e cila tė luante njė rol nė kulturėn kombėtare si nė fushėn e gjuhėsisė, letrave dhe formimit tė alfabetit tė gjuhės kombėtare shqipe.
    Shoqėri tė tilla ishin tė ndaluara zyrtarisht, por, Prend Doēi pėr kėtė shfrytėzoi aktivitetin fetar i cili ishte i ligjshėm, pėr tė maskuar aktivitetin atdhetar e kulturor.
    Mbledhjet pėr formimin e shoqėrisė patriotike Prend Doēi i zhvillonte nė shtėpinė e tij. Pas kontrollit qė i bėnė Doēit por dhe pas hetimit qė i bėri valiu Prend Doēi ky i fundit iu pėrgjigj: “Po zotni, kam thirrur disa priftėrinj e jam duke pleqėruar disa punė feja, e faje ėshtė e njohur, madje do tė mblidhen prap”1.
    E kėshtu Prend Doēi e vazhdoi punėn me kujdes por pa u lėkundur nė projektin e tij.
    Nė janar tė vitit 1899 Prend Doēi themeloi nė Shkodėr shoqėrinė gjuhėsore e letrare kombėtare “Bashkimi”. Shoqėria u legalizua formalisht si fetare prandaj dhe autorėt e saj shpesh quhen klerikė. Nė fakt kjo nuk ėshtė e vėrteta. Kjo shoqėri ishte kulturore atdhetare nga veprimtaria e saj por dhe nė pėrbėrje kishte klerike por dhe laikė madje dhe myslimane. Tendencat pėr ta quajtur shoqėrinė si klerikale, e lidhur me Austrohungarinė etj janė tendencioze, dashakeqe dhe tė pavėrteta. Themeluesit e parė ishin jo vetėm Prend Doēi por dhe pėrkrahės tė tij si : Ndoc Nikaj, Gjergj Fishta, Dodė Koleci, Tom Velaj etj. “Kjo shoqėri ishte shoqėri kombėtare, shqiptare me karakter gjuhėsor e letrar nė kuptimin mė tė mirfilltė tė fjalės1, duke ndikuar dhe nė pėrhapjen e shkollave shqipe”2.
    Formimi i shoqėrisė “Bashkimi pati jehonė tė madhe nė qarqet intelektuale e kulturore tė huaja e shqiptare.
    “Akademia e krijuar dhe pak kohė mė parė nė Shkodėr – i shkruan L Gurakuqi-De Radės na ka dhėnė njė alfabet kombėtar, … do tė hartojė edhe njė gramatikė edhe njė fjalor”
    F Shiroka e quan Shoqėrinė Bashkimi tė themeluar nga Prend Doēi si: “Pishtar dije e dėrgueme pėr me lulėzue Kombin”.
    Faik Konica 3 vjet pas formimit tė shoqėrisė nga Prend Doēi tek artikulli i tij “Armiqtė e Kombit” shkruan:
    “Ja qė njė shoqėri u themelua nė Shqipėrinė e Sipėrme. Ka 3 vjet qė “Bashkimi” mundohet burrėrisht pėr gjuhėn shqipe, dhe mundimet e saj dhanė pemė tė bukura. 10 libra tė mirė pėr shkollė, gjuhė e qėruar dhe shtruar e Shqipėrisė sė epėrme, dashuria e mėsimit kombėtar e ndezur… nė zemėr.
    A do tė besojnė nipat tanė? Kjo shoqėri pėr themeluesit e sė cilės ēdo atdhetar ka detyrė tė ushqejė nderim e mirėsi tė vėrtetė, kjo shoqėri e lartė ka gjetur kundėrshtar. Mė poshtė Konica vazhdon – tė mos kujtojė njeri se kėta njerėz mėshihen, pėr tė goditur shoqėrinė kombėtare “Bashkimi”. Jo. Ata jo vetėm nuk kanė turp e mėshihen, por faqezinjtė e kan humbur… pėrderisa lėvdohen. Lėvdohen se po prishin njė shoqėri pėr pėrparim tė gjuhės shqipe. Qė tė lodhen sė lehuri armiqtė e kombit, duhet qė atdhetarėt e “Bashkimit” tė punojnė dhe mė me nxehtėsi se pėrpara. Kjo ėshtė shpresa e vėrtetė e gjithė shqiptarėve tė vėrtetė”.
    Ndėrsa nė pėrgjigje tė vendosjes sė emrit tė njė shoqėrie nė Bukuresht Faik Konica shkruan:
    “Dua vetėm te marr lirinė tė vė pėrpara syve tuaj njė lajthitje qė mė duket se shoqėria juaj e bėri…. Flas pėr tė marr emrin “Bashkimi”. Siē e dini u themelua disa vjet mė parė nė Shkodėr nėn kryesi tė nderuar tė Abatit tė Mirditės, njė shoqėri me atė emėr qė bėri jo pak punė dhe ėshtė e njohur kudo”.
    Luigj Gurakuqi si dhe Konica i shkruan nė njė letėr Asdrenit nė Bukuresht:
    “Mbase jemi kėtu… mė jep lirinė tė them se nuk punohet mirė tue i dhanė shoqnisė sė re emnin “Bashkimi”, sepse nė Shkodėr ndodhet njė shoqni tjetėr me kėtė emėn tė cilėn e themeloi nantė vjet mė parė Prend Doēi, njė nga mė tė shkėlqyeshmit shqiptar tė sotshėm”1.
    Publicisti Milo Duqi nga emigracioni shkruan:
    “Shoqėria “Bashkimi” u fillua mė 1889 prej atdhetarit tė flaktė Prend Doēi.. i cili nuk pushoi sė punuari atdhetarisht pėr shkėlqimin e njėhsimin e gjuhės tonė. Prend Doēi ėshtė mė i avromuarit i shqiptarėve, atdhetar i flakėt, shpirt dhemshur e zemėrmadh”2.
    Pėr veprimtarinė e shoqėrise R Qosja thotė:
    “Njė nga ngjarjet mė tė mėdha tė kulturės kombėtare shqiptare ėshtė themelimi i shoqėrisė “Bashkimi” Shkodėr.
    Historiani gjerman K Lange e konsideron Prend Doēin si njė nga personalitetet e Europer JL duke vėnė nė dukje se:
    “Rėndėsi politike Prend Doēi fitoi edhe njė herė si udhėheqės i klubit letrar “Bashkimi” i themeluar nė Shkodėr nė vitin 1889”.
    Albanologu gjerman Pr. Dr. Petėr Barti, drejtor i institutit shqiptar nė Mynhen, bashkėkohės, duke folur pėr Prend Doēin thekson:
    “Doēi u tregua veēanėrisht i zellshėm nė fushėn politike e kulturore kur mė 1889 sėbashku me Fishtėn, Ndoc Nikajn etj themeloi shoqėrinė “Bashkimi”, qė pati pėr qėllim njehsimin e thjeshtimin e gjuhės sė shkruar shqipe”1.

    b. Marrėdhėniet e shoqėrisė me shtypin dhe aktiviteti botues.

    Shoqėria “Bashkimi” qė nė fillim tė formimit tė saj e kishte synim bashkėpunimin me shtypin e kohės. Antarėt e “Bashkimit”, jo vetėm pėr tė promovuar idetė e shoqėrisė por dhe idetė individuale tė kėsaj shoqėrie. Kėshtu qė nė fillim kryetari i shoqėrisė “Bashkimi” Prend Doēi ngakoi si korrespondent tė shoqėrise tek revista “Albania” e botuar nga Faik Konica, autorin e shquar Ndoc Nikajn.
    Prof. Mahir Domi pėr kėtė lidhje tė revistės “Albania” e shoqėrinė “Bashkimi” thotė:
    “Albania” i ka bėrė njė shėrbim tė madh shoqėrisė “Bashkimi”. Mirpo dhe “Albania” ėshtė ndihmuar nga “Bashkimi” sepse antarėt e shoqatės “Bashkimi” si; Gurakuqi, Nikaj, Fishta, Gjeēovi, Shiroka, Velaj etj, kanė botuar shkrimet e tyre nė faqet e “Albanias”. Antarėt e “Albanias” me Konicėn nė krye kanė pėrkrahur alfabetin latin te “Bashkimit” si kundėrpeshė tė alfabetit tė Stambollit…, deri nė Kongresin e Manastirit. Kėshtu bashkėpunimi qe i ndėrsjelltė.
    Edhe Sotir Peci me fletoren e tij “Kombi” qė nė numrin e saj tė parė, shkrimet i bėnte sipas alfabetit latin tė shoqėrise “Bashkimi”, pavarėsisht nga trysnia qė ushtronin simpatizantėt e shoqėrisė sė “Stambollit”. Sotir Peci thotė: I pėrdor shkronjat e “Bashkimit” se janė mė tė pėrshtatshme e mė pak tė kushtueshme.
    Pavarsisht nga censura e madhe e qeverisė ndaj shoqėrisė, Prend Doēi shtroi si domosdoshmėri nxjerrjen dhe botimin e njė fletorje javore pėr tė pėrcjellė tek shqiptarėt artikuj letrar-patriotik e instruktiv tė pėrgjithshėm. Nė kėtė fletore Doēi parashikonte tė botoheshin dhe artikuj shkencor si: bujqėsi, mjeksi, gjeologji etj, pėr ti edukuar lexuesit dhe me dituri natyrore.
    “Bashkimi” arriti nėpėrmjet Ndoc Nikajt tė botojė gazetėn “Koha” (1910) pėr njė kohė tė shkurtėr ku pasqyroheshin jo vetėm tematika letrare-kombėtare por dhe enciklopedike. Mė vonė kjo gazetė u shndėrrua nė gazetėn “Bashkimi”. Tematika kryesore e saj kishte tė bėnte me ēėshtjet historike, traditat shqiptare, ēėshtje tė letėrsisė, gjuhės shqipe e veēanėrisht ēėshtje tė mbrojtjes se alfabetit tė dalė nga Kongresi i Manastirit.
    Kujtojmė se versioni mė i afėrt i alfabetit tė dalė nga Kongresi i Manastirit ishte ai i shoqėrisė “Bashkimi”.

    c. Kontributi i Prend Doēit nė fushėn e gjuhės dhe tė Letėrsisė Kombėtare Shqipe.

    Njė nga prioritetet themelore tė shoqėrisė “Bashkimi” ishte pa dyshim zhvillim i ēėshtjes dhe problematikės gjuhėsore.
    Tre ishin komponentėt kryesorė tė kėsaj problematike:
    1. Alfabeti dhe formimi i tij dyshkronjėsh e nė bazė latine.
    2. Ēėshtjet qė lidheshin me dialektet dhe krijimi mbi bazėn e tyre tė gjuhės sė njehsuar kombėtare.
    3. Ēėshtjet gramatikore dhe ortografie (drejtshkrimore).
    4. Hartimi i njė fjalori sa mė tė mirė e tė pasur tė ishte e mundur.

    Ēėshtjet dhe problematika gjuhėsore pėr shoqėrinė ishte mė tepėr se njė ēėshtje profesionale teknike e shkencore. Zgjidhja e kėtyre problemeve do tė hedhė themele tė shėndosha pėr kulturėn kombėtare dhe do tė ndikonin nė rritjen e ndėrgjegjes e vetėdijes sė kombit Shqiptar.
    U bėnė shumė botime, rreth 35 libra me alfabetin latin dyshkronjėsh tė shoqėrisė, libra tė cilėt ishin artistik, letrarė, gjuhėsorė por edhe shkencor.
    U hartua njė fjalor shqip-italisht me rreth 530 faqe ku dhanė kontribut gjithė antarėt e shoqėrisė.
    Prend Doēi i konsideronte tė pandara (shumė tė lidhura) alfabetin e drejtshkrimin, gjuhėn letrare dhe letėrsinė kombėtare.
    Konsulli austrohungarez nė njė kumtesė tė mbajtur mė 20 Prill 1900 thotė:
    “Gramatikė u pėrfundua sivjet dhe sipas kėrkesės sė Doēit po hartohet dhe njė fjalor i cili do tė ketė dhe njė udhėzues drejtshkrimi”1.
    Prend Doēi botoi dy libra:
    “Oroe pėr mi abetar shqyp”
    “Gramatika, ja folmarmja shqyptare”

    Prof. Dr. Jup Kastrati ka vlerėsuar si mjaft tė rėndėsishme e themelore kėto dy vepra bazė tė shoqėrisė “Bashkimi”. Kėto vlerėsime tė J. Kastratit evidentohen nė veprėn e tij “Historia e gramatologjisė Shqiptare”.
    Pas botimit tė fjalorit nė Vjenė kumtohet: “Shoqėria “Bashkimi” e mbaroi fjalorin. Ėshtė njė vėllim i vogėl 538 faqesh, ėshtė nė alfabetin e “Bashkimit”, d. m. th dyshkronjėsh… merr si bazė dialektin e Shkodrės me theksime Mirditasish”2.
    Duke vlerėsuar punėn e shoqėrisė Bashkimi nė lėmin e gjuhės e letėrsisė shqipe, L Gurakuqi shkruante:
    “Akademia e “Bashkimit”, nė pak vjet i solli shumė ndihmė literaturės sonė me botimet e veta tė vlefshme.
    Pjestarėt e kėsaj shoqėrie kishin me tė vėrtetė qėllime tė larta e ishin tė zotėt me i vlejtė lulzimit tė literaturės tonė”1.
    Ndėrsa Faik Konica nė njė letėr qė i dėrgon Gjeēovit ndėr tė tjera thekson:
    “Mundėsisht pra tė jepet za t’emzot Prend Doēit se me gjithė kundėrshtimet e pa arsyeshme, puna e tij qe shumė e mirė. Shoqėria qė themeloi me bashkėpunėtoret e tij do tė zėrė vendin e parė nė listėn e bashkimit tė gjuhės e kombėsisė shqipe”2.
    Lulėzimi i poezisė dhe letėrsisė shqipe nė kėtė kohė nuk ėshtė i rastėsishėm. Kjo krahas kushteve tė tjera u stimulua, por dhe ju krijuan kushte tė tjera. U stimulua por dhe ju krijuan kushte tė pėrshtatshme nga arritjet nė fushėn e gjuhėsisė dhe letrave nė pėrgjithėsi nga shoqėria Bashkimi.

    d. Puna e Prend Doēit dhe e Shoqėrisė Bashkimi pėr hapjen e shkollave shqipe dhe pėrgatitjen e teksteve pėr to.

    Shoqėria “Bashkimi” gjithė punėn e saj shkencore, kulturore e letrare e pasoi dhe me hapjen e shkollave shqipe, qė me sa duket prej 200 vjetėsh nuk kishin funksionuar. Prend Doēi e konkretizoi kėtė fillimin e kėtij aksioni patriotik e kulturor nė vitin 1889 me hapjen e shkollės parė Shqipe tė kėsaj shoqėrie nė Orosh. Pas saj ai hapi disa shkolla tė tjera si: Rrėshen, Spaē, Rubik, Kazhnjet e Shkodėr. Ndėrkohė ishte botuar jo vetėm abetarja e parė nga shoqėria “Bashkimi” por dhe libra tė tjerė si kėndim, njohuri tė tjera pėr natyrėn etj.
    Librat e shoqėrisė “Bashkimi” kėrkoheshin dhe nė shkolla tė tjera si tė Elbasanit, Durrėsit, Matit etj. Me libra tė prodhuar nga kjo shoqėri furnizohen dhe shkolla tė tjera shqipe jashtė si Dalmaci etj.
    Kėrkesat pėr literaturėn (librat) e “Bashkimit” nga tė gjitha anėt spjegohet pėr dy arsye kryesore:
    E para kjo literaturė (nė veēanti enciklopedike) gjendej vetėm tek shoqėria “Bashkimi”.
    E dyta prodhoheshin mė shumė se nė shoqėritė e tjera kulturore m.q.se personeli (antarėt) ishte mjaft kualitativ dhe e pėrballonin deri diku kėrkesat pėr to.
    Megjithatė edhe nė kėtė iniciativė tė pėrhapjes sė arsimit dhe librave e abetareve shqipe shoqėria hasi vėshtirėsi, nė veēanti nė proēesin e botimeve nė Vjenė nga autoritete tė ndryshme tė huaja tė kohės nė Shqipėri. Shoqėria “Agimi” e Mjedės me alfabet diakritik tė ngjashėm me alfabetet sllave qė jetonin brenda Austro-Hungarisė, kishte mbrojtjen e autoriteteve qė pėrfaqėsonin interesat e Vjenės nė Shqipėri. Kjo pėrkrahje qė i bėnte Austro-Hungarisė shoqėria Agimi tė kryesuar nga Ndre Mjeda ishte gjithmonė pengesė tendencioze pėr prodhimin (shtypjen) e literaturės nė Vjenė. Nė aspektin e konkurrencės shoqėria Agimi ishte hije para shoqėrisė Bashkimi. Ajo (Agimi) nuk arrinte tė prodhonte e hartonte vepra (tekste shkollore etj) pasi personeli i saj qe pothuaj inekzistent. N Mjeda nuk mund as tė kopjonte literaturėn e Bashkimit pėr ta kaluar nga Alfabeti dyshkronjėsh me bazė latine tė Bashkimit nė alfabetin diakritik tė shoqėrisė Agimi. Pra kjo shoqėri ishte krijuar dhe mbahej nė “Kėmbė me zor” nga Austriakėt.
    Pėrpjekjet e Prend Doēit edhe nė kėtė fushė pėrshėndetėn nga bashkėkohėsit atdhetarė.
    Shkrimtari M S Gurra shkruan: “Me ti shkelur kėmba nė vendin e vet fillon nga propoganda kombėtare, duke predikuar dashurinė e Atdheut dhe tė gjuhės, ēel shkolla dhe me njė fjalė Prend Doēi ka qenė i ēdo veprimi me fytyrė Kombėtare”1.
    Nė vitin 1910-11 pas dėshtimit tė gjithanshėm tė shoqėrisė Agimi e kryesuar nga Mjeda u bėnė pėrpjekje nga vetė Mjeda, me ndėrmjetsinė e austro-hungarezėve pėr tu shkrirė me shoqėrinė Bashkimi dhe pėr tė formuar njė shoqėri tė re. Kjo ide ishte nė interes tė austriakėve por nė dėm tė asaj shoqėrie e cila siē thotė Gurakuqi qe kthyer nė njė “AKADEMI” tė vėrtetė.
    Si “kjo akademi” tani pas miratimit tė alfabetit tė saj dyshkronjėsh latin si alfabet i njehsuar kombėtar, i jepte mundėsi tė pėrpunonte e botonte literaturė kudo deri nė Amerikė e Evropė pasi varjanti turko-arab pėsoi disfatė dhe ithtarėt e saj i tėrboi ky fakt. Natyrisht Prend Doēi m.gj.se mori premtime nga Mjeda por dhe antarėt e shoqėrisė Bashkimi, nuk e pranoi shkrirjen me shoqėrinė Agimi, prapa sė cilės qėndronin tė interesuar Austro-hungarezėt.
    Pėr kėtė ndėr tė tjera Fishta i shkruan Pal Dodės mė 09.03.1909: “Kam ba “luftė” me zotni abatin (Doēin) pėr me e pagzue “Shoqėrine e Re” me emnin qė doje ti… Por nuk qe e mundur tė bindej. Ishin tė pranishėm Mjeda, Serreqi, etj… Anglia nuk i jep rėndėsi Indisė sa abati i jep “Bashkimit”1.
    Ngadale Beg, se ka hendek.

    Comment


    • #17
      Pėrgatitjet pėr krijimin e alfabetit tė gjuhės kombėtare shqipe

      2. Pėrgatitjet pėr krijimin e alfabetit tė gjuhės kombėtare shqipe

      a. Shoqėritė Kulturore dhe shoqėria Bashkimi.
      2-b. Kongresi i Manastirit dhe kontributi i shoqėrisė Bashkimi nė definimin e variantit pėrfundimtar tė alfabetit tė njehsuar kombėtar (1908)

      2-a. Shoqėritė kulturore dhe shoqėria “Bashkimi”.
      Nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX problemi i njė alfabeti tė njehsuar (tė vetėm) tė gjuhės qe njė obligim kryesor i rilindasve nė fushėn e kulturės dhe edukimit kombėtar.
      Nė funksion tė kėtyre ēėshtjeve u krijuan shumė shoqėri kulturore, brenda e jashtė vendit, tė gjitha kėto me iniciativėn e rilindėsve tė spikatur si Sami Frashėri nė Stamboll “shoqėria e shkronjėzave”, Prend Doēi me shoqėrinė “Bashkimi” Shkodėr, Ndre Mjeda shoqėria “Agimi”, De Rada nė Italinė e Jugut bashkė me Dhimitėr Kamardėn, Asdreni etj. Nė fazėn e pėrpjekjeve pėr tė pėrdorur njė alfabet tė gjuhės shqipe viheshin re shumė varjante.
      De Rada e Komadra pėrdornin alfabetin e thjeshtė latin.
      Alfabeti i Stambollit ose ndryshe i “Frashėrit” kishte bazė latine por huazoheshin nė tė gėrma greke e sllave. Ky alfabet rezistoi rreth 15 vjet dhe gradualisht u mėnjanua pasi siē theksonte A Xhuvani “ishte njė trazė, njė ngatrresė”1.
      Shoqėria “Agimi” e kryesuar nga poeti ynė Ndre Mjeda i influencuar nga autoritetet austrohungareze qė ishin prezent nė Shqipėri, pėrdorte njė alfabet diakritik tė ngjashėm me alfabetet qė i pėrdornin popujt sllavė, pjesė pėrbėrėse tė Perandorisė Austro-Hungareze.
      Albanologu i shquar Hahn pėrdorte alfabetin grek tė cilin mė vonė e pėrdori dhe Rilindasi K Kristoforidhi.
      Autoritetet e Portės sė Lartė bėnin pėrpjekje qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja Turko-Arabe. Albanologė tė ndryshėm pėrdornin alfabete sipas rastit e dėshirės.
      Shoqėria me alfabetin mė praktik, me bazė latine e dyshkronjėsh, mjaft estetik e lehtėsisht i pėrdorshėm ishte siē thonė shumė bashkėkohės, shoqėria “Bashkimi”.
      Nė njė botim pėr Dhimitėr Kamarda nė 1870 shkruhet:
      “Nga kėto emėr kishte bėrė… madje tė madh, De Rada, Dh. Kamarda…. Tė tjerėt kush mė shumė e kush mė pak mbetėn tė panjohur nė botėn shqiptare dhe arbėreshe, pėrveē Prend Doēit i cili u bė i njohur me punėn pėr alfabetin”2.
      Alfabeti i shoqėrise “Bashkimi” i hartuar nga Prend Doēi dhe antarė tė tjerė tė shoqėrisė si Fishta, D. Koleci, L. Gurakuqi etj, u bė shpejt mjaft prezentabėl dhe i pėrdorur nga shumė organe shtypi tė kohės.
      “Albania” e F Konicės pėrdorte alfabetin e kėsaj shoqėrie. Po kėshtu organe tė tjera si “Shqiptari” nė Bukuresht dhe nė fillim tė shekullit tė 20tė u bė alfabeti mė i pėrdorur.
      Albanologu Ippen pėrdorte alfabetin diakritik tė cilin mė vonė e pėrdori shoqėria “Agimi” e N Mjedės. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė kishte mjaft variante e alternativa pėr bėrjen e gjuhės shqipe me alfabet tė sajin. Nopēa duke parė pėrdorimin e shumė alfabeteve (varjanteve) nga shoqėri kulturore por dhe persona tė rėndėsishėm tė asaj kohe thotė: “nė Shqipėri kishte kaq shumė alfabete sa kishte njerėz qė dinin tė shkruanin”1.
      Pėr tė dalė nga ky pėshtjellim dhe pėr tė nisur njė periudhė pėrpjekjesh konvergjente por dhe tė dobishme pėr njė alfabet dhe gjuhė tė njehsuar shqipe, Prend Doēi dhe njerėzit e tij nė shoqėrinė “Bashkimi” pėr hartimin e alfabetit ndoqėn kėto parime:
      - Alfabeti tė ishte sa mė praktik qė tė botoheshin libra jo vetėm nė Austri por dhe Amerikė, Kanada, Evropė etj, nė ēdo shtypshkronjė tė pėrdorte shkronja latine.
      - Tė merrej parasysh tradita 300 vjeēare e tė shkruarit shqip me alfabetin e vjetėr si Budi, Bardhi, Bogdani. Shenjat e vjetra tė kėtij alfabeti tė zėvendėsoheshin me dyshkronjėshin, kryesisht nėpėrmjet shkronjes h siē qe vepruar dhe nė gjuhė tė tjera tė popujve tė qytetėruar tė botės.
      - Kėtė mėnyrė tė shkruari Prend Doēi e quante praktik dhe estetik2.

      E Durham shkruan se: “Prend Doēi qe shpikėsi i njė sistemi tė shkėlqyer pėr tė shkruar shqipen sipas tė cilit duke pėrdorur shkronjat latine, qėroi theksat e ndryshėm e shkronjat e tepėrta”1.
      Rivaliteti mes shoqėrisė Bashkimi tė Prend Doēit dhe shoqėrisė Agimi tė Ndre Mjedės shkonte mė tej. Pėr rivalitetin mes Mjedės e Docit pėr ēėshtjet shkencore tė gjuhėsisė ka patur dhe prononcime tė bashkėkohėsve kryesisht rilindas por dhe tė huaj.

      L Gurakuqi shkruante: “Nga smira qė kanė pėr kryetarin e “Bashkimit”, qė ėshtė Prend Doēi, zot shumė i ndershėm e burrė… Mjeda e Pekmezi shtypėn nė Vjenė disa libra, njė abetar… aspak i lehtė pėr tu lexuar e i ngatėrruar”.

      Tet Curani: “Prend Doēi mendoi tė fuste njė “Alfabet shqip”, por nxiti zilinė dhe kundėrshtinė e atyre qė kujtonin se mund tė bėnin mė shumė”.
      Me pėrkrahje tė “Agimit” u vunė vazhdimisht autoritetet Austriake duke ushtruar trysni jo tė vogel kundėr varianteve tė tjera por veēanėrisht kundėr “Bashkimit”.
      Nuk ėshtė e rastit qė Gullhavski kėrkoi nga ipeshkvijtė shqiptar tė jepnin deklarata me shkrim se nė shkollat e dioqezave tė tyre do tė pranonin vetėm librat e shtypun me alfabetin e Mjedės.
      Prend Doēi kundėrshtoi duke pėrdorur dy argumenta:
      Alfabeti i “Agimit” nuk e ka nė vetvete fuqinė e duhur pėr tė mbėshtetur luftėn kundėr helenizimit e Rusizmit vėrshues prej vendeve qė na rrethojnė.
      Ky alfabet nuk garanton jetė tė gjatė as nuk e ka nė vetvete atė qė lypset, pėr tu bėrė njė ditė alfabet kombėtar.1

      L Gurakuqi nė prill tė vitit 1904 shkruan “… mė e mira, mė e lehta ndėr tė tjera m’u duk abeja e Akademisė sė “Bashkimit” tė Shkodrės, e cila e ngrehur krejt nė themel tė abe-sė latine e pas gjurmėve tė asaj qė pėrdoren Bardhi, Budi e Bogdani, megjithė ndonjė mungesė ėshtė ajo qė pėrdoret mė tepėr”2.
      Faik Konica nė njė letėr shkruar Sotir Peēit thotė:
      “Po njė nga ato alfabete nje i vetėm u njoh, … Kjo abe e ēuditshme ėshtė e “Bashkimit”… Burrat me atdhesi e kuptojnė se ēėshtja e abe-sė ėshtė kombėtare, politike e mė parė se gjithēka praktike…
      I vetmi alfabet qė u njoh jashtė qarkut tė ngushtė tė disa toskėve dhe u pėlqye prej ēdo farė qendrash, ėshtė ai i “Bashkimit”. Mė i pėrhapuri, mė praktik, mė i pėrlqyeri se ēdo tjetėr ėshtė alfabeti i “Bashkimit”…
      Zef Skiroj “… E kam pėlqyer alfabetin e “Bashkimit” tė Prend Doēit dhe pėr kėtė po sakrifikoj idetė e mija dhe ia vlen.
      A Xhuvani “Pėr shkronjat e njė abeje tė pėrgjithshme tė merren shkronjat e shoqėrisė sė “Bashkimit”, pasi ato sot janė mė tė pėlqyeshmet dhe mė tė pėrdorshmet nė mė tė shumtėt shkrimtarė, … Alfabeti i “Bashkimit” me duket mė i dobishėm e mė i ardhur nė gjuhėn tonė”1. Ndėrsa duke e krahasuar me alfabetin e Stambollit dhe tė Sofjes A Xhuvani thotė:
      “Alfabeti i Stambollit dhe i Sofjes janė njė traze, njė ngatėrrese prej shkronjash latinishte, greqishte e sllavishte”2.

      b) Kongresi i manastirit, kontributi i shoqėrisė “bashkimi” nė definimin e variantit pėrfundimtar tė alfabetit tė njehsuar kombėtar.

      Njė nga pikat kulmore tė “aksionit” kulturor kombėtar por dhe historisė tonė tė rilindjes padyshim mbetet Kongresi i Manastirit. Iniciativėn pėr tė bėrė njė tubim kombėtar me qėllim unifikimin e njė abceje (alfabeti), pėr tė kapėrcyer situatat konfuze nė lidhje me kėtė ēėshtje kardinale tė gjuhės shqipe, e mori shoqėria “Bashkimi” e Manastirit. Kjo nismė doli nė gusht 1908.
      Qėllimi sipas ftesės ishte:
      Ti japim njė mbarim kėsaj tė madhje nevojė pėr bashkim tė tė gjithėve nė njė Abe”1.
      Shoqėria “Bashkimi” nė Shkodėr e priti pozitivisht ftesėn pėr njė nismė tė tillė. Nė njė shpallje tė veēantė tė shoqėrisė “Bashkimi” Prend Doēi shkruan:
      “Bashkimi, qė mė sot dėfton se shfaqi dėshirėn qė shqiptarėt tė mblidhen pėr tė vendosur ēėshtjen e shkronjave e ka shpresė qė “Bashkimi”, “Agimi” dhe “Frashėrimi” tue i dhėnė dorėn shoqi-shoqit, do tė pėrdorin sėbashku me njė mėnyrė tė vetme, do ti pėrmbledhin fuqitė e veta e ti drejtojnė nė njė mėnyrė tė vetme, pėr zhvillimin dhe zbukurimin e tė amblės gjuhė shqipe… Dėshiri ynė ka qenė qė atėherė… (qė nė themelim tė “Bashkimit” 1889), tė jemi tė lirė nė punėn tonė e tė mos bėhemi rob i askujt”1.
      Lidhur me kėtė qėndrim tė Prend Doēit pohon dhe
      M S Gurra se: “Prend Doēi nė kohėn e Kongresit tė Abesė nė Manastir ish mė i zjarrti pėr tu bashkuar tė gjith alfabetet nė njė alfabet shqiptar”2.
      Kjo shoqėri caktoi si delegat 2 antarė tė saj pėr nė Kongres; Gj Fishtėn dhe L Gurakuqin.
      La Gurakuqit iu besua nga arbėreshėt tė mbronin disa elementė tė alfabetit tė De Radės, pra pėrfaqėsonte dhe arbėreshėt nė Kongres.
      Nė kėtė kongres tė mbledhur 14-22 Nėntor 1908 nė Manastir morėn pjesė pėrfaqsues tė 26 zonave (nga 2 delegatė), pra gjithsej 52 delegatė. Pjesa mė protogoniste e delegatėve ishin pėrfaqėsuesit e 3 shoqėrive qė servirnin dhe nga njė variant sejcila; shoqėria “Stambollit” me Mitat Frashėrin pėrfaqėsues, Gj Fishta e L Gurakuqi tė shoqėrisė “Bashkimi”, Ndre Mjeda e shoqėrisė “Agimi”, dhe personalitete tė tjera historike si N Kaēorri i klubit “Vllaznia” tė Durrėsit, Fehmi Zavalani i klubit “Bashkimi” tė Manastirit, H Mosi, Shahin Kolonja, M Grameno etj.
      Pas hapjes sė Kongresit nga kryetari i shoqėrisė “Bashkimi”, tė Manastirit qė ishte dhe pėrfaqėsues organizator u zgjodh njė komision me njerėz kopetent (12 veta). Nga shoqėria “Bashkimi” e Shkodrės u zgjodhėn nė komision tė dy delegatėt e saj, Gj. Fishta dhe L. Gurakuqi. Gj. Fishta u zgjodh kryetar i komisionit me 49 vota, nga 52 votues.
      Detyra qė mori komisioni ishte qė pėr 3 ditė me dyer tė mbyllura, tė punohej me pėrgjegjėsi atdhetare pėr tė dhėnė njė projekt abeje dhe pėr ta miratuar pėrfundimisht nė kongres.
      U shqyrtuan tė trajtohen 3 varjantet kryesore tė “Bashkimit”, “Frashėrit” dhe “Agimit”.
      Qė nė fillim komisioni vendosi qė alfabeti qė do tė delte do tė ishte me bazė latine. Nė kėtė mėnyrė varjanti i Mjedės ra shpejt me gjithė se propogandohej si variant shkencor dhe mbėshtetej shumė nga tė dėrguarit austro-hungarezė qė vėzhgonin nė Kongres. Kėmbėngulja e veēantė e pėrfaqsuesve tė “Bashkimit”, Fishta e Gurakuqi bėnė qė tė skualifikohej varianti diakritik sllavo-kroat i Mjedės. Nė kėtė moment Mjeda i inatosur pėr “disfatėn” rreshtohet me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė “Stambollit” dhe mbron variantin e “Frashėrit”.
      Pas debateve tė shumta e vendos qė tė pranoheshin dy variante tė tė dy shoqėrive: i “Bashkimit” dhe i “Stambollit”. Nė lidhje me arritjen e suksesit tė “Bashkimit” dhe Prend Doēit e Gjergj Fishtės ka patur vlerėsime e relacione jo vetėm nga personalitete kulturore kombėtare por dhe nga albanologė tė huaj (konsuj tė ndryshėm) etj.
      Konsulli Austro-Hungarez nga Manastiri njoftonte Vjenėn:
      “Vendosen dy alfabete njė thjeshtė latin (pothuajse identik me atė tė abatit tė Mirditės) dhe i ashtuquajturit alfabeti i Stambollit (Frashėrit)”1.
      Konsulli Rus nė Manastir nė njė kumtim tė hollsishėm mbi kongresin e Manastirit ndėr tė tjera shkruan:
      “U pranua njėzėri alfabeti i “Bashkimit” dhe i Frashėrit”1.
      Antari i Komisionit Gjergj Qiriazi pohon: “Ne vendosėm me vota tė plota tė adoptojmė dy alfabete atė tė “Bashkimit” dhe atė tė “Frashėrit” me disa ndryshime sipas nevojave tė gjuhės”2.
      Mihal Grameno i cili nė Kongres mbajti anėn e alfabetit tė Stambollit shkruan:
      “Tė tretėn ditė komisioni na nxori dy Abece; Tė Stambollit me ndryshime dhe tė “Bashkimit” i cili pėrdoret sot”3.
      Profesor Petėr Barti vė nė dukje:
      “Ka qenė me tė vėrtetė njė kėnaqėsi e madhe pėr Doēin kur nė nėntor tė vitit 1908, shqiptarėt u morėn vesh tė pėrdorin dy alfabete ku njėri prej tė cilėve ai i “Bashkimit”, shėrben si baze”4.
      Kėshtu marrin fund pengesat dhe triumfon varjanti mė i mirė i alfabetit tė gjuhės shqipe ai i “Bashkimit” siē e kemi vėnė re pėr miratimin e alfabetit vihen re pėrplasja e dy kulturave; 1) Ajo orientale e moderuar e pėrfaqėsuar nga M Frashėri, Sh Kolonja, e M Grameno e Mjeda qė kishte nė pėrzierjen e saj elemente tė kulturės aziatike e bizantino-sllave dhe 2) kultura oksidentare-perėndimore qė pėrfaqėsohej nga P Doēi, Gj Fishta, L. Gurakuqi, De Rada, Komadra, Z. Skiroj por dhe Konica, H. Mosi etj dhe nė kompleksitetin e vet kjo kulturė pėrfaqėsonte elemente autoktone “Iliro-Shqiptar” bartės tė tė cilėve ishin Budi, Bogdani, Bardhi, dhe elemente tė kulturės romane. Varianti fitoi dhe shqiptarėt pėrfituan mė tė mirėn abece.

      Krijimtaria Letrare.

      Nė fushėn e krijimtarisė poetike e prozaike Prend Doēi ka vendin e vet tė spikatur nė epokėn tonė tė rilindjes. Shumė nga veprat e tij krijuese me njė mjeshtri e frymzim kombėtar janė botuar pa amtarė pėr shkak tė rrethanave tė vėshtirė tė veprimtarisė sė tij. M gj atė duke u nisur vetėm nga ato qė janė botuar, Prend Doēi shndrit si njė yll nė qiellin shqiptar tė epokės rilindase, krahas yjeve tė tjerė si Naimi, De Rada, P. Vaso, Asdreni etj.
      Disa nga veprat e tij tė botuara nė atė kohė janė:
      “Kėngė pėr Dora d’Istrien”, “Njė kushtrim shqiptarėve”, “Shqypnia nė Robėri”, “Vajtim pėr Maria Roza Toēin”.
      “Nė poezinė Shqipnia nė Robni” nė njė strofė tė saj perceptohet dhe ndjehet njė frymzim jo i zakontė:
      “Prej reshė po del njė gjamė qė thotė:
      jo nuk ėshtė e veje e nanė pa djem Shqypnia!
      Prej reshė zbret njė flamur nė botė;
      E nguli i Nalti dhe shkroi “Lirė le tė jetė trimnia”.

      Nė prozė me gjithė shkrimet e shumta qė kishte, u hartuan me emrin e tij shumė pak si p.sh.
      “Kumtim mbi Epirin”, “Mbi abacinė e shėnllezhderit nė Mirditė”, Topografia e Lezhės”, “mbi gjendjen kishtare nė Shqipėri” etj.
      Kėto vepra kanė vlerė historike, etnologjike e kulturore.
      Krijmtaria e Prend Doēit influencoi shumė nė frymėzimin patriotik popullor dhe pati jehonė tė madhe tek bashkėkohėsit.
      Nė Kongresin e Durrėsit 1918, Mehmet Konica ngriti me forcė ēėshtjen e bashkimit kombėtar. “Kėtė bashkim ta kuptojmė ashtu si e kanė shprehur poetėt tanė N. Frashėri te “Dallėndyshet” (Bagėti e bujqėsi), P. Vaso tek “O moj Shqypni” dhe P. Doēi tek “Shqypnia nė robni”1.
      Nė veprėn “Dora d’Istries” shqiptarėt P. Doēi renditet si poet pas De Radės e Z. Jubanit”2.
      “Poeti Ali Asllani… kujtonte shpesh… fjalėt qė i kishte thėnė
      I.Qemali pėr P. Doēin “Ne e bėmė si e bėmė Shqipėrinė, ky do ta bėnte pa ne e mė mirė se ne”3.
      Shėnim: (kjo pjesė qė bėn fjalė pėr krijimtarinė ėshtė e fq. 16 tė kėtij materiali).
      Madhėshtia e kėtij kolosi rilindas duket shumė qartė. P Doēi nė fund tė shekullit 19, e fillim tė shekullit 20 spikat me personalitetin e tij si luftėtar e prijės, diplomat e politikan, gjuhtar e poet, njohės i shumė gjuhėve e qytetėrimeve tė tjera si Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht, Greqisht, Indisht etj.
      Bie nė sy dhe tė shqetėson fakti se: P Doēi gjatė gjithė veprimtarisė sė tij patriotike pati njė rezistencė jo vetėm tė tė huajve por dhe nga bashkėkohės qė influencoheshin nga kulturat orientale si Turkoaziatike, bizantino-greke dhe Sllave qė pėrfaqėsojnė nė pėrgjithėsi kulturėn Orientalo-Bizantine.
      Ky personalitet qė luftoi si askush tjetėr pėr rilindjen e kulturės Iliro-Shqiptare, e me orjentim natyral Romano-Oksidentale, vazhdoi tė luftohej edhe pas vdekjes duke u pėrpjekur tė lėnė nė harresė, duke mos e botuar veprėn dhe veprimtarinė e tij. Kur njė popull nuk ka heronj ėshtė mirė ti krijojė ato, ndėrsa kur i ka dhe i harron, ai nuk ka tė ardhme. “Mėkatarėt” e shqiptarėve, as sot nuk e thonė tė vėrtetėn.
      Dhe dėmi nuk rėndon mbi Prend Doēin, Fishtėn, Konicėn, Marlaskaj etj, por mbi shqiptarėt qė humbin etėrit shpirtėror, bartėsit e kulturės kombėtare por dhe udhėrrėfyesit e sė ardhmes sė tyre perėndimore.
      Ngadale Beg, se ka hendek.

      Comment


      • #18
        Kryengritja e kurbinit

        KAPITULLI XII

        KRYENGRITJA E KURBINIT (1905-1907) DHE E BREGUT TE MATĖS (1911) TREGONIN SE LUFTA PĖR LIRI NĖ MIRDITĖ DHE RRETHET E SAJ NUK ISHTE SHUAR.

        1. Kryengritja e Kurbinit 1905-1907. Aktiviteti politik dhe shpirti kryengritės i Nikoll Kaēorrit.
        2. Rikthimi nė atdhe (pas 11 vjetėsh) i Preng Doēit dhe aktiviteti i tij patriotik deri nė Luftėn e Parė Botėrore
        3. Rikthimi i Prengė Bibė Dodės pas 28-vjet internim nga Turqia. Pėrpjekjet e tij pėr tė rikthyer lavdinė e perėnduar tė Mirditės dhe Shqipėrisė pas vitit 1908, vetėm njė iluzion.
        4. Kryengritja e Bregut tė Matės.


        1.Kryengritja e Kurbinit 1905-1907. Aktiviteti politik dhe shpirti kryengritės i Nikoll Kaēorrit.

        Ėshte veēori dhe karakteristikė e pėrgjithshme se gjatė gjithė kohės kur Shqipėria dhe ēėshtja Kombėtare shqiptare ka qenė nė udhėkryq, fretėrit katolik shqiptar kanė luajtur njė rol fondamental jo vetėm nė hedhjen e themeleve tė kėsaj kulture dhe kėsaj ēėshtje, por janė bėrė jo rrallė frymėzues tė aksioneve kryengritėse tė luftės pėr liri tė shqiptarėve. Kėshtu pėr kėta klerikė nė veprimtarinė e tyre shpesh ēėshtja kombėtare zen vendin kryesor nė vend tė edukimit fetar kristian, pėr tė cilėn u arsimuan e formuan.
        Njė ndjenjė e tillė atdhetarie pati pushtuar dhe qėnien e Nikollė Kaēorrit i cili u pėrpoq e sakrifikoi deri nė rrahjen e fundit tė zemrės sė tij tė madhe.
        Nė fillim tė shekullit tė 20-tė vihet re tendenca e qeverisė turke pėr tė intensifikuar sundimin e Shqipėrisė nė pėrgjithėsi por dhe pėr ta vendosur kėtė sundim plotėsisht edhe nė trevat katolike si Kurbin dhe bajrakėt e tjerė tė Mirditės, Bregut tė Matės e Lurės. Tendencat pėr tė detyruar Kurbinasit pėr tė paguar taksat qeverisė turke nga njėra anė si dhe vendosmėria pėr tė mos ta njohur kėtė pushtet dhe pėr tė qenė tė pavarur nga ana tjetėr, pėrbėjnė dhe shkakun kryesor tė ballafaqimit me armė dhe shpėrthimit tė kryengritjes sė Kurbinit nė vitet 1905-1907.
        Organizatorėt dhe frymėzuesit kryesorė tė kėsaj kryengritje ishin pėrveē Nikollė Kaēorrit edhe patriotė tė tjerė nga Kurbini, Kruja e Durrėsi si: Gjin Pjetri (i pari i 45 pleqve tė Krujės e Kurbinit) nga Skurajt, famulltari i Laēit At Shtjefėn Gjeēovi, Llesh Pjetri i Milotit, durrsakėt Neki Libohova, Kristaq Rama, Mihal Rama, Hafiz Ali Podgorica, Abaz Ēelkupa, Sejda Kėrtusha etj.
        Kuvendet ishin njė institucion kryesor i vendimit popullor pėr kryengritje nė tė cilėt roli i Nikollė Kaēorrit ėshtė i spikatur. Njihen kuvendi I, II dhe III i Kurbinit nė vitet 1906-1907. Veprimet luftarake qenė tė organizuara dhe u shtrinė nė gjithė Kurbinin si; Skuraj, Laē, Mal i Bardhė, Gjormė etj. Njė nga burimet qė u mbėshtetėn pėr tė dhėnė njė panoramė tė pėrgjithshme, pėrdorėn pėrmbajtjen e letrave qė kėmbente Nikollė Kaēorri me Shtjefėn Gjeēovin gjatė kėsaj kohe. Nė kėto letra por dhe burimet e tjera tė shkruara; letrat e Nikollė Kaēorrit me Konsujt Austrohungarezė, letrat e Konsujve Qeverisė sė tyre Austrohungareze etj.
        Nga kėto burime historike rezulton se Nikollė Kaēorri e presupozonte mbėshtetjen e qeverisė Austrohungareze kundėr qeverisė Turke. M.gj.atė qeveria Austrohungareze ka hezituar gjithmonė pėr tė pėrkrahur kėto lėvizje e shpesh ajo ka bėrė thirrje pėr ndėrprerjen e luftimeve. Qėllimi, tė ruhej “Status Kuoja”.
        Kuvendi i III-tė i Delbnishtit pati pjesmarrje jo vetėm tė krerėve tė Kurbinit por dhe Mirditės e Krujės dhe kishte si qėllim zgjerimin e rezistencės kundėr taksave tė qeverisė Turke.
        Pavarėsisht nga pėrfundimi i Kryengritjes rrjedhoja me pozitive e saj ishte se ndjenja pėr pavarsi e shqiptarėve u ngrit njė shkallė mė lart dhe pushteti turk nė Shqipėri dobėsohej ēdo kohė e mė tepėr. Veprime tė tilla, por dhe tė tjera nė Mirditė, Shkodėr etj, ishin veprime qė pėrbėnin prologun e kryengritjeve shqiptare nė vitet 1910, 1911 dhe 1912, pėr kurorzimin e pavarsisė kombėtare.

        q Burgosja

        Veprimtaria atdhetare e Nikollė Kaēorrit ishte vėnė me kohė nė shėnjestėr tė qeverisė turke. Arrestimi i shumė organizatorėve tė kryengritjes sė Kurbinit Ymer Deliallisit, Mustė Haxhiu etj ishte njė nga masat kryesore pas rėnies sė saj. Jashtė kėtij proēesi ndėshkues nuk mund tė ngelte organizatori kryesor i saj Nikollė Kaēorri. Spiunėt qė gjurmonin veprimtarinė e kėtij patrioti futėn nė dorė shumė tė dhėna qė kishin tė bėnin me furnizimin me armė tė kryengritėsve si dhe siguruan letra tė tij tė cilat kishin tė bėnin me organizimin e rrezistencės antiosmane si dhe mosbindjen e popullsisė sė Kurbinit pėr tė paguar taksat e detyrimet osmane.
        Preteksi pėr arrestimin e Nikollė Kaēorrit u bė kapja e armėve dhe e letrės sė Kaēorrit nė Shijak.
        “Kryeprifti i Katolikėve emzot Nikollė Kaēorri u burgos… pėr kėto shkaqe. Mė 4 tė kėtij muaji (korrik 1910), dy shėrbėtorė tė kryepriftit, sipas zakonit tė pėrjavshėm merrnin postėn nga Kaēorri pėr tė dėrguar nė Delbnisht (Kurbin) ku banon arqipeshkvi. Pas dy ditėsh qė u nisėn bashkė me postėn e me plaēka tė tjera pėr ti ēue nė shtėpi tė priftit nė Delbnisht, u kapėn rrugės sa arritėn tek ura nė Shijak… Bashkė me materialet u kapėn dhe armė e letra qė i kishte ēue Nikolle Kaēorri”1.
        Pavarėsisht se shėrbėtorėt qė u kapėn nuk pranuan se materialet (armėt) kishin tė bėnin me Nikollė Kaēorrin, pėrkundrazi ata thanė nė gjyq se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė e qeverisė pėr ta mbajtur K/priftin nė burg.
        Nė fund tė dhjetorit, nė masa tė larta sigurie Nikolle Kaēorri u dėrgua nga Durrėsi nė Stamboll (diku nė brigjet e detit Marmara), pėr tu gjykuar dhe mbajtur nė burg. Gjykimin e parė e mori nė gjykatėn e Durrėsit me 4 vjet burg. Vendimi i Gjykatės e dėnonte jo vetėm pėr armėt, por edhe pėr nxitje kundėr ligjeve tė shtetit dhe pjesmarrje nė kryengritjet e Kurbinit (1905-1907).
        Burgosja e Nikollė Kaēorrit bėri jehonė tė madhe brenda por dhe jashtė vendit;
        - Pėr lirimin e Nikollė Kaēorrit u interesua pranė Stambollit qeveria Austrohungareze e cila nė Kongresin e Berlinit 1878, kishte fituar tė drejtėn e protektoratit nė trevat shqiptare katolike. Po kėshtu dhe Vatikani kishte tė njėjtin interes.
        - Nė mbrojtje tė Nikolle Kaēorrit u vunė nė radhė tė parė vėllezėrit e tij patriotė si; Gj Fishta qė mbrojti nė mbledhjen e Gjenevės, Dervish Hima qė e vuri gazetėn e tij nė shėrbim tė ēėshtjes Kaēorri. Po kėshtu H Mosi etj.
        - Edhe nė Kuvende e mbledhje qė zhvillonin shqiptarėt patriotė mbronin dhe protestonin kundėr mbajtjes sė Nikollė Kaēorrit nė burg. Kėshtu ndodhi nė mbledhjen e Junikut 23-25 Maj 1911, ku u kėrkua lirimi i tij.
        - Pėr kėto arsye Sulltani urdhėroi Ministrin e Brendshėm Turk qė Nikollė Kaēorri tė lirohej. “Lirimi u bė mė 17 Qershor 1911”1.
        Ky lirim i imponuar e rriti autoritetin e patriotit Nikollė Kaēorri dhe reagimi shqiptar do tė rritej. Shkaku kryesor ishte; Xhonturqit vunė regjimin e terrorit duke mbyllur klubet kulturore e patriotike nė gjithė vendin, mbyllen shkollat shqipe, vranė shumė shqiptarė dhe burgosėn e ndoqėn patriotėt dhe eksponentėt e kulturės Kombėtare.
        - Kjo qe dhe shkaku kryesor qė nė Shqipėri sundimi turk u bė i padurueshėm dhe shqiptarėt tani ishin nė kryengritje masive antiosmane pėr pavarsi.

        2. Rikthimi nė atdhe (pas 11 vjetėsh) i Preng Doēit dhe aktiviteti i tij patriotik deri nė Luftėn e Parė Botėrore

        Preng Doēi nė fillim qe burgosur (1877) nė Turqi e mė vonė me ndėrhyrjen e Papės, Austrisė, Francės etj, ai u lirua me kusht qė tė mos futej nė territoret e zotėruara nga Perandoria Osmane. Pėr kėtė ai u ngarkua me detyra nga Papa i Romės duke shėrbyer nė tre kontinente dhe shumė qytete e shtete si, Romė, Kanada, SHBA, Kalkuta (Indi), Dalmaci etj.
        Nė verė tė vitit 1888 emėrohet nga Papa Abat i Mirditės. Po nė kėtė kohė nxirret dhe leja pėr tė lėvizur Abati vetėm nė Mirditė e Shkodėr dhe ky qe kusht i Qeverisė turke.
        Nopēa nė kėtė kohė shkruan: “Dalja e papritur dhe plot shkėlqim nė detyrėn e Abatit tė Mirditės e kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm nė ēdo kuptim, qė kishte qenė zhdukur nga sytė e mirditėsve 11 vjet mė parė, shkaktoi mbresa nė tėrė Shqipėrinė e Veriut. Abacia u zgjerua me dekrete tė njėpasnjėshme tė Papės dhe nė 1894 ajo pėrbėhej nga 13 Famulli. (Lezhė, Mirditė e Lurė). Priftėrinjtė e huaj e shihnin me urrejtje indigjenin jo vetėm se ishte mė i pėrgatitur se ata por qė mori mbėshtetje nga Papa dhe Vatikani.
        Rikthimi nė Abacinė e Mirditės (Oroshit) i Prend Doēit nė pamje tė parė tė krijonte idenė se nuk do i jepte mundėsi tė riaktivizohej me ēėshtjen kombėtare, pėr shkak tė historisė sė vjetėr por dhe tė rrethanave nė kohėn qė u kthye. Por s’ndodhi ashtu.
        Prend Doēi tani me njė begraund kulturor mė tė madh dhe me njė pėrvojė tė jashzakonshme do ta pėrqendronte veprimtarinė e tij nga politiko-luftarake nė politikė, filozofike e kulturore duke dhėnė njė kontribut kombėtar tė pazėvendėsueshėm jo vetėm pėr Mirditėn por pėr mbarė ēėshtjen Kombėtare Shqiptare.
        Pas kthimit tė Prend Doēit nė Atdhe raportet dhe situatat nė Ballkan kishte ndryshim. Sa mė shumė theksohej kriza nė Perandorinė Osmane dhe dobėsohej Turqia aq mė tepėr rritej oreksi dhe tendenca shoviniste ndaj tokave shqiptare tė shteteve ballkanike tė cilat tashmė ishtin tė pavarura nga Turqia si: Serbia, Greqia, Mali Zi etj.
        Nė kėtė kėndvėshtrim Prend Doēi dhe rilindas tė tjerė shprehen pėr autonominė dhe jo pėr pavarėsinė e menjėhershme tė Shqipėrisė.
        Pikpamja pėr sigurimin e autonomisė sė Shqipėrisė sipas Doēit dhe princit Prengė B Doda ishte: Tė sigurohej autonomia e trevės sė Mirditės dhe e zonave pėr rreth (nga Drini nė Shkumbin), tė konsolidohej ajo nė kėto zona dhe pastaj tė lidhej besa nė gjithė trevat shqiptare e tė sigurohej autonomia pėr gjithė shqiptarėt.
        Parashikohej qė pėr njė kohė tė shkurtėr shteti autonom shqiptar do tė konsolidohej si nė aspektin e organizimit ushtarak, kulturor dhe politik e kėshtu ai (shteti), do tė mund tė shpallej i pavarur nga Turqia pa patur frikė nga agresioni Sllavo-grek ndaj tij. Proēesi i autonomisė thotė Doēi, pėr nga zgjerimi do ti ngjasonte dallgėve qė lėvizin kur hedh gurin nė njė pellg me ujė,nga qendra nė periferi.
        Kėshtu edhe Doēi si stėrgjyshėrit e tij mendonte se kushtet shtetformuese pėr shqiptarėt janė nė zonėn e “Arbėrit” tė Skėnderbeut, por edhe pėr faktin se kryesisht kjo zonė kishte ruajtur mė shumė se asnjė tjetėr traditėn shqiptare; besė, fe e shqiptari.
        Nė kėtė zonė ku do tė fitohej fillimisht autonomia pėr shqiptarėt ishte ruajtur e gjallė lėvizja antiosmane dhe flamuri i Skėnderbeut.
        Teza e autonomisė u bė pėr gjithė Rilindjen si teza kryesore nė lėvizjet politike e diplomatike.
        M S Gurra thotė: “Prend Doēi - njė nga apostujt mė me vlerė tė fesė sė shqiptarizmės, mendonte se nė radhė tė parė pėr tė fituar duhet tė zhdukej mosbesimi midis myslimanėve e tė krishterėve dhe shqiptarėt tė kishin njė fe tė vetme- Shqiptarinė”.
        Prend Doēi predikonte se “Besa e vėnė nė pėrgjithėsi kundėr gjakmarrjes i hap rrugėn besės e lidhjes pėr mbrojtjen kombėtare”.
        “Popullsia e Matit dhe e Dibrės - shkruan Doēi - kanė fillue tė shohin nevojėn pėr me u bashkue me katolikėt, sidomos me Mirditėn. Me rastin e festės sė Abacisė tonė mė 14 Maj morėn pjesė mbi 300 myslimanė nė ceremoni, ē’ka asht nji gja si diēka e re”1.
        Politika dhe platforma e Xhontuqve ndėr tė tjera parashikonin dhe islamizimin e plotė tė Shqipėrisė, pikė e cila qe kundėrshtuar me forcė nga Prend Doēi. Kjo duket qartė nė fjalėt qė i tha Prend Doēi-Turgut Pashės; “Liritė e Mirditės janė njohur nė Kongresin e Berlinit e pranuar nga Porta e Lartė. Turgut Pasha pohoi se i njihte ato liri e i nderonte vendimet e Evropės e tė Portės sė Lartė prandaj nuk do ti shtrinte nė Mirditė veprimet spastruese ushtarake m.gj.se e kishte rrethuar mjaft mirė nė tė katėr anėt atė. Duke shfrytėzuar kėtė “konjukturė” rreziku, veēanėrisht Serbėt e hartuan platformėn e bashkimit tė zonės katolike bashkė me Shkodrėn e Malin e Zi.
        Edith Durham sjell njė dėshmi tė Prend Doēit pėr qėndrimin dhe pikpamjet e tij politike kombėtare;
        “Fliste me menēuri tė madhe. Ndoshta ishte njė nga mė tejpamėsit nacionalistė shqiptar… nga lartėsia e kėtij vendi, ne soditnim Shqipėrinė, vargje malesh si valė tė gurta tė njė deti mal qė ngrihej drejt njė qielli mrekullisht tė kaltėr dhe humbisnim nė lartėsinė e njė horizonti tė kuqėrremė. Ai i lėvizte duart me kryelartėsi e entuziazėm drejt kėsaj pamje… Ėshtė gabim - mė tha Ai - tė veprojmė qė tani kundėr Turqisė. Turqia nuk ėshtė mė keqi armik qė kemi. Vendi ynė ka vuajtur tmerrėsisht nga Turqia. Por Shqipėria nuk vdiq. Larg nga kjo. Tani kemi njė armik tjetėr shumė mė tė keq qė rritet dita ditės dhe ky ėshtė Sllavi. Rusia me kishėn e saj fanatike dhe me ēetat e egra Serbo-Bullgare ėshtė gati tė shkatėrrojė Shqipėrine e tė fshijė nga faqja e dheut katolikėt e myslimanėt sėbashku… pastaj zgjati dorėn drejt Pejės. Tej nė ato anė – tha Ai – ėshtė vendi qė Serbėt e quajnė Serbi e vjetėr. Por atje ėshtė njė Shqipėri shumė mė e vjetėr. Atje ėshtė e populluar me shqiptarė, shumė prej tė cilėve janė viktima… tė Traktatit tė Berlinit. Kėta janė shqiptarėt e vėrtetė qė kanė jetuar nė ato troje brez pas brezi. Ai traktat ia dha Serbėve e Malazezėve dhe ata, tė zeztė u shpėrngulen o tė sharrojnė. Me qindra humbėn jetėn nė male.
        … Vėshtro atje poshtė Ulqinin, qytet thjeshtė shqiptar qė e kėrcėnuan nga luftanijet e Fuqive tė Mėdha. Na e rrėmbyen me forcė. Si do ti kundėrshtonim nė tė gjithė Evropėn?… Kosovėn e keqpėrdorin Sllavėt… Ata e dinė mirė se gjersa nė njė vend ndodhėn 10 serbė bashkė, Rusia bėn be qė e gjithė zona ėshtė Sllave.
        … Shpirti i Kombit ėshtė zgjuar si tek myslimanėt edhe tek tė krishterėt.
        … Nė qoftė se bėhet luftė tjetėr Sllavėt do tė na mundin. Ne duhet tė bėjmė propogandė qė ti japim Evropės tė kuptojė se ka dhe popuj tė tjerė pėrveē Serbit e Bullgarit qė duhen ēliruar. Tani Turku ėshtė e vetmja forcė mbrojtėse e jona ndaj Sllavit shkelės. Prandaj unė them tė mos bėjmė asgjė qė mund tė dobėsojė turkun gjersa tė bėhemi aq tė fortė, sa tė qėndrojmė vetėm nė kėmbė e tė kemi fituar njohjen e Europės. Kur do tė rrėzohet perandoria turke ne duhet tė mos biem as nė duart e Austriakut e as ato tė Sllavit”1.
        Prend Doēi mori pjesė direkt dhe indirekt nė lėvizjet pėr autonomi e pavarsi 1910-1912.
        Nuk ka dyshim se me mjetet qė i lejoheshin Prend Doēi qėndronte nė radhėn e parė tė organizatorėve. “Nė njė kuvend tė mbajtur nė Kallmet nė ditėt e para tė tetorit 1911 krerėt e 12 Bajraqėve tė Mirditės vendosėn qė tė mos tu binden autoriteteve osmane, tė hiqej kajmekanllėku, tė largohen trupat, tė njihen Prengė Bibė Doda e Prend Doēi si tė parėt e vendit”1.
        Nė mars 1912 Prend Doēi mbėshtet kuvendin e Zejmenit, i cili vendosi mėnyrėn e veprimit tė kryengritėsve dhe u caktua komanda e pėrbashkėt.
        Tėrthorozi nxiti dhe pėrgatiti kuvendin e Perlatit nė tė cilėn u lidh besa dhe u ndanė detyrat luftarake midis Kthellės (Mirditė) dhe Dibrės.
        Prend Doēi pėrkrahu dhe nxiti mbajtjen e kuvendit tė Rubikut nė tė cilin u zgjodh delegacioni qė do tė pėrfaqėsonte tė beslidhurit nė Shkup. Nė atė kuvend u hartua dhe njė projektKushtetute pėr Shqipėrinė autonome ku ai dha ndihmesėn thelbėsore. Ky Statut (Kushtetute) u njoh nga konsujt me emrin “Memorandum i Mirditasve”.
        Prend Doēi mbante lidhje me gjith prijėsat e kryengritjes, si nė Mirditė e Kurbin por dhe Malėsinė e Madhe. Nė Kurbin mbante lidhje me Gjin Pjetrin e Skurajve – veteran i kryengritjeve nė Kurbin.
        Pas Prengė Bibė Dodės nė vend tė tij ka qenė Marka Gjoni, njė njeri me tė cilin Prend Doēi ndryshe nga i pari pati marrėdhėnie mosbesimi. Kjo pėr arsye se Marka Gjoni nuk shprehte aspiratat e Mirditės dhe tė shqiptarėve se sa interesat e tė huajve qė e kishin ndihmuar pėr tė qenė i pari i Mirditės. Pėr kėtė Ai merrte pas vitit 1912 njė rrogė tė majme nga austrohungarezėt e mė vonė dhe nga tė tjerė shtete qė luanin politikė jo favorizuese pėr Shqipėrinė. Nė kėtė kohė diplomati Anglez J Sėire shkruan:
        “Mirditasit nėn udhėheqjen e abatit tė tyre guximtar me sa patėn mundėsi ndoqėn njė politikė kombėtare”.
        Qėndrimi aktiv e kryengritės, por dhe asnjanės nga ndikimet e tė huajve, gjeti shprehjen nė mėnyrė shumė origjinale dhe nė aktivitetin zyrtar tė qeverisė sė pėrkohshme shqiptare tė Vlorės e cila shpalli asnjanėsinė nė konfliktin Ballkanik.
        Prend Doēi pėrshėndeti ngritjen e flamurit dhe mikun e tij I Qemalin si kryetar i Qeverisė tė dalė nė Vlorė. I Qemali e vlerėsonte me superlativa abatin e Mirditės Prend Doēin.
        Mė 16.12.1912 u mbajt njė kuvend i gjerė nė Orosh nė selinė e Prend Doēit, nė tė cilėn morėn pjesė pėrfaqėsues tė Matit, Dibrės, 12 Barjaqeve tė Mirditės, Pukės, Dukagjinit dhe tė Kurbinit. Doēi nė fjalimin e tij mund tė thuhet se ishte dhe themeli i marrėveshjes. “Shtylla e sė ardhmes sė Shqipėrisė sipas Doēit do tė ishin pėrfundimi i njė bese tė pėrgjithshme, bashkim e vllazėrim”. Kjo i shėrbente padyshim Qeverisė sė Vlorės qė sapo ishte formuar.
        I Qemali eiaka kėrkuar mbėshtetjen e tij pėr Qeverinė qė kryesonte, Abatit tė Mirditės.
        Nė njė nga shumė letrat qė kėmbenin I Qemali me Prend Doēin shkruhet “Kam nevojė tė bindėsh malėsorėt katolikė trima, tė cilėt nuk luftojnė gjė tjetėr veē pėr pavarsinė kombėtare dhe i kėrkon tė dėrgojė 2 delegatė qoftė nė Vlorė, qoftė sėbashku me komisionin nė Europė”1.
        Nė 24 prill 1913 ditėn para kuvendit qė kishte organizuar Prend Doēi, Esat Pashė Toptani ia lėshoi Shkodrėn Krajl Nikollės sė Malit tė Zi.
        Ja si e priti kėtė akt tradhtie tė Esatit Prend Doēi.
        “Ndodhem nė njė gjendje tmerrėsisht tė tronditur. Mora vesh lajmin e ramjes sė Shkodrės nė duart e Malazezėve. Ky lajm erdhi zyrtarisht nė komandėn Serbe tė kėtushme me urdhėn qė tė pėrshėndesė fitoren e mbretit Nikollė me tė shtime topash, gjė qė u bė sot nė mėngjes ora 1030 ” 2.
        Sidoqoftė nė bazė tė ftesės sė Prend Doēit mė 4 Maj 1913 u mblodhėn nė qytetin e Lezhės nė Kuvend, Bregmatas, Dukagjinas, Mirditas, Malėsi Madhe, Pukė, Lumė, Mat, Dibėr, Zadrimė, djelmėnia shkodrane etj. Nė Kuvend u zgjodh njė komision prej 16 vetėsh pėrfaqėsues tė gjithė krahinave i cili formuloi njė kėrkesė ultimative drejtuar Komandantit tė flotės ndėrkombėtare pėr tė mos njohur aneksimin e Shkodrės Malit tė Zi.
        Kuvendi lidhi besėn e tė gjithė pjesmarrėsve qė nėn flamujt e Shqipėrisė tu dalė zot trojeve shqiptare deri nė tė mbramen pikė gjaku, duke mėsy edhe Shkodrėn pėr me e nxjerrė jashtė Malin e Zi”3.
        Njė vit mė vonė qė besa tė mos prishej (kuvendi nė Lezhė) mes gjithė krahinave shqiptare, Prend Doēi organizon nė Shkodėr njė miting nė kujtim tė ngritjes flamurit kombėtar. Nė fjalimin e tij Prend Doēi ndėr tė tjera tha:
        “Flamuri – tha ai – ėshtė shenjė bese, vllazrimi e bashkimi, dashurie pėr liri e pavarsi. Kush don flamurin don familjen e vet, shtėpinė e vet, qytetin e vet, vendin, atdheun e vet. Sot duke ngritur flamurin nė Shkodėr (nė kalanė e Rozafės), mendja na shkon nė kohė tė moēme”1.

        PREND DOĒI MBĖSHTET PRINC VIDIN

        Nė pranverė (mars) 1914 shprehet pėrsėri nė krahun e Vidit. Njė nga shkaqet ndėr tė tjera pėr kėtė mbėshtetje duhet tė kenė qenė dhe lėvizja fondamentaliste islamike nė Shqipėrinė e Mesme. Prend Doēi ishte kundėr gjakderdhjes vllavrasėse, kur turkomanėt tė ndėrsyer nga tė huajt filluan tė djegin katundet e krishtera rreth Bizės, tek ai u krijua bindja se ngjarjet kishin marrė karakterin e njė fanatizmi tė tepruar fetar qė ēonte nė luftra fetare”2.
        Nė pėrpjekje pėr tė mėnjanuar vllavrasjen pėr shkaqe fetare, Princi Vid thirri nė njė mbledhje pėrfaqėsues tė spikatur shqiptar si: Prengė Bibė Doda, Ismail Qemali, Bajram Curri, Prend Doēi, Isa Boletini e Fuat Toptani.
        U dhanė mendime tė ndryshme. Prend Doēi e Fuat Toptani u shprehėn pėr njė mėsymje kundėr rebelėve ndėrsa I Qemali bėri thirrje pėr pajtim.
        Mė vonė Prend Doēi ishte pėr njė sulm, por mbreti siē thotė, ėshtė shumė i urtė e me tu dhimtė. Rebelet do ta bajnė Durrėsin varr n.q.se mbreti nuk e zbraz. I Qemali duke vlerėsuar Prend Doēin shkruan: “Ne e bėmė si e bėmė Shqipėrinė, ky do ta bėnte pa ne e mė mirė se ne”.
        Ngadale Beg, se ka hendek.

        Comment


        • #19
          Rikthimi i Prengė Bibė Dodės pas 28-vjet internim nga Turqia

          4. Rikthimi i Prengė Bibė Dodės pas 28-vjet internim nga Turqia. Pėrpjekjet e tij pėr tė rikthyer lavdinė e perėnduar tė Mirditės dhe Shqipėrisė pas vitit 1908, vetėm njė iluzion.

          Prend Doēi pas kryengritjes sė 1875-1877, nė fillimin e shekullit XX-tė theksonte:
          “… Kryetar i vėrtetė i mirditasve ishte vetėm Prengė Bibė Doda, i cili fatkeqėsisht ndodhej i internuar nė Turqi…”1.
          Me kėtė P Doēi kėrkonte jo vetėm tė justifikohej pėr veten e tij para autoriteteve osmane pasi ishte nė vėzhgim tė posaēėm, por nga ana tjetėr ishte dhe njė kėrkesė e tėrthortė pėr ta rikthyer princin mirditasve.
          “Nė kujtimet e Konsujve ka mendime pro e kundėr lidhur me qėndrimin e Doēit ndaj kthimit tė P B Dodės nė Mirditė. Sidoqoftė Doēi ka ndėrhyrė qysh herėt nė kthimin e Prengė Bibė Dodės. Nuk ka dyshim se Margjel Ndoja i Kimzės… u dėrgua tek Prengė B. Doda nė Kostamin tė Turqisė me 1903 me dijeninė e P Doēit”1.
          Margjel Ndoja i tha P B Dodės, se 12 Krerėt mirditas kanė kėrkuar qė tė organizohet arratisja nga burgu i Turqisė pėr tu kthyer nė Mirditė, pėr me u vu nė krye tė tyre si nė vitin 1876.
          Megjithatė shpresat e Prend Doēit pėr tė, tani pothuajse ishin shuar. Pėr kėtė thotė:
          “… shpresat e dikurshme pėr tė nuk pėrligjen, ai tashti ėshtė njė gjė e vdekur dhe aftėsi nuk ka”2.
          Ippen duke folur pėr internimin 28 vjeēar tė P B Dodės dhe pasojat psikologjike e fizike tė tij, ndėr tė tjera thotė:
          “Duke qėndruar 28 vjet nė internim edhe nė zjarr tė kishte qenė do ishte ftohur.
          Pas kėtij internimi tė gjatė P B Doda nuk ishte mė ai i pari. Duket se xhonturqit (Turqit e rinj) e kishin bindur pėr reformėn e tyre, ligjet etj megjithėse kėto ishin antishqiptarė dhe synonin ndėr tė tjera islamizimin e pjesės Katolike tė mbetur. Nga ana tjetėr edhe Austro-Hungarezėt mbėshteten mė mirė P. B. Dodėn se P. Doēin.
          Historiani Pal Doēi nė lidhje me kthimin e P. B. Dodės nė vitin 1908 shėnon:
          “Me urdhėr tė xhonturqve P. B. Doda doli nė Mirditė dhe mbodhi Kuvendin e 12 Bajrakėve nė Shpalė nė tė cilėn shpalli besnikėrinė e tij ndaj turqėve tė rinj. Pas kėsaj Qeveria vendosi nė Orosh godinėn e administratės qeverisėse. Duke patur frikė P. Doēin dhe influencėn e tij nė popull, por dhe njė kundėrveprim tė mundshėm me armė kundėr tij dhe qeverisė, P. B. Doda nė njė fjalė dhe me Marka Gjonin e kundėrshtuan vendosjen e administratės turke nė Orosh (Mirditė), duke e pėrligjur se pėr njė tė huaj nuk kishte asnjė shtėpi e asnjė truall nė Orosh.
          … pėr kėtė Valiu u bind dhe se P. B. Doda tani gjysmė turk do tė ishte mė i pėrshtatshėm se cilido nėnpunės turk pa fuqi e pa prestigj”1.
          Nė Mirditė qė nga viti 1820-1868 por dhe nė kohėn e kryengritjes 1876-1877 ishte krijuar njė mendėsi pėr krijimin e njė Principate autonome qė do tė pėrfshinte territoret mes Drinit e Shkumbinit. Kjo ide pati mbėshtetje deri diku edhe nė perėndim, veēanėrisht nga Franca. Bashkė me kėtė mendėsi kishte lindur dhe njė ndjenjė dinastike ndaj derės sė Gjon Markut. Protagonistėt kryesorė tė formimit tė kėtij mentaliteti ishin jo vetėm Bibė Doda e i biri Prengė Pashė Mirdita por dhe Abatėt e Mirditės si Zarishti e Krasniqi. Megjithatė ky mendim qe ushqyer kryesisht nga konsujt e huaj. Natyrisht nė mbėshtetje tė idesė pėr njė princėri shqiptare fillimisht nė veri deri nė Shqipėrine e mesme dhe pastaj nė gjithė Shqipėrinė, me qėllimpėrfundimtar Shqipėrinė e pavarur, kishte qenė dhe rilindasi ynė Prengė Doēi. Jo vetėm kaq, por nė kryengritjen e 1876-1877 qė e tentoi kėtė rezultat kishte rolin e pazėvendėsueshėm P. Doci bashkė me pinjollin e Bibė Dodės, Prengė Bibė Dodėn.
          Por tash (1908) nė kushte tė reja, pėr tė mos i rėnė ndesh kėtij mentaliteti, Prengė Doēi veproi me shumė kujdes e maturi. Austro-Hungarezėt u munduan ti rritnin namin P. B. Dodės.
          “Duke u nisur nga ky mendim meqenėse nė vjeshtė tė vitit 1908 xhonturqit donin tė organizonin njė aksion tė madh shqiptarėsh kundėr Malit tė Zi, me qėllim qė ti afronin shqiptarėt me qeverinė xhonturke, A Krali propozon qė kjo ndėrmarrje tė mos i besohet P. Doēit por P.B.Dodės duke i vėnė nė pėrforcim edhe Tefė Curanin, e disa oficerė turq”1. Nė kėtė ide A. Krali kishte tė drejtė, pasi e kuptonte mirė se P. Doēi ishte i qartė se veprimet kundėr fqinjėve tė shqiptarėve (mirditasve) ishin kompromentuese pėr ta dhe kėtu pėrfitonte vetėm pushteti Xhonturk. Pasi u kėshillua herė-pas-here nga Doci, P.B.Doda filloi tė mos kishte ndonjė pasion pėr mbėshtetjen e qeverisė Xhonturke. Pika qė do ta divorconte mendimin e P. B. Dodės me turqit ishte jo vetėm mos dhėnia e njė pushteti tė madh nė duart e tij, por dhe pika kushtetuese qė kishte tė bėnte me islamizimin. Nė pėrgjithėsi prijėsi patriot i atij populli (Mirditasve), qė nuk e kishte pushuar asnjėherė luftėn pėr liri dhe kjo qe dhe shkaku i ruajtjes sė traditės e kulturės arbnore, pas kthimit nga internimi qe konfuz nė idetė e tij, ishte i paqartė nė qėndrimin dhe marrėdhėniet me tė huajt dhe ēėshtjes shqiptare (mėnyrės mė tė mirė pėr tė fituar kjo ēėshtje).
          Nė kėtė kohė Preng B. Doda pėr interesa tė veēanta kishte marrėdhėnie tė mira, por dhe kontradikta me kushėririn e tij Marka Gjoni.
          “P. B. Doda e M. Gjoni nė fillim shkuan mirė, e bashkėpunuan me njėri-tjetrin. I pari e pėrdorte tė dytin si njohės tė vendit e tė njerėzve, i dyti nuk e shihte si rival se ishte i vjetėr e pa fėmijė.
          Ndėrsa marrėdhėniet e M. Gjonit me Abat Docin nuk kishin qenė asnjėherė tė mira. Pėr Doēin M Gjoni ishte i pagdhendur, mendjemadh dhe i egėr”1.
          Rivaliteti dhe lufta pėr pushtet mes P B Dodės dhe M Gjonit bėri qė ky i fundit pėr tė fituar pushtetin (nė krye tė Mirditės), u lidh dhe mbėshteti Xhonturqit.
          Megjithatė P. B. Doda ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė Kryengritjen e Bregut tė Matės, epiqendra e sė cilės qe Mirdita e Lezha si pjesė e saj.
          Mirdita ka luajtur njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė kryengritjet e viteve 1910-1912 pėr pavarsinė e Shqipėrisė. Por nė qoftė se drejtuesit e saj do tė kishin unitet dhe jo luftė mes tyre, atėherė kryengritja dhe rezultatet e saj do tė ishin me pasoja pozitive pėr historinė e mė vonėshme tė Shqipėrisė.
          Patriotėt e Shqipėrise sė mesme kishin planifikuar njė kryengritje qė tė pėrfshinte fillimisht Kurbinin, Mirditėn e Shqipėrinė e Mesme dhe pastaj gjithė Shqipėrinė.

          4. Kryengritja e Bregut tė Matės.

          Pėrpjekjet pėr pavarėsi tė shqiptarėve kulmuan nė kryengritjet e viteve 1910, 1911 dhe 1912.
          Kryengritja e vitit 1912 ishte kryengritja mė e madhe jo vetėm se detyroi Turqinė dhe Evropėn tė njihnin atė pavarėsi (tė cunguar) tė Shqipėrisė (28 nėntor 1912) por edhe pėr faktin se kjo kryengritje ishte e pėrgjthshme dhe e koordinuar mė tepėr se asnjė herė tjetėr. Shtrirja e veprimeve ushtarake ishte nė gjithė territorin shqiptar, nga Gjilani, Ferizaj, Peja, Prishtina, Malsia e Mbishkodrės, Dibra, Mirdita e Kurbini, Shqipėria e Mesme, Vlora e Gjirokastra etj.
          Kryengritja e Bregut tė Matės ishte njė nga fragmentet kryesore tė kėsaj kryengritje dhe shėnon njė nga kulmet e saj. Kjo kryengritje ishte vazhdim i luftės sė kahershme kundėr sundimit turk.
          Epiqendra e saj ishte Mirdita, Lezha e Kruja, me shtrirje deri nė Kosovė dhe Shqipėri tė Jugut.
          “Pėr Zonėn luftarake Mirditė-Lezhė-FushėKrujė e deri nė Redon me njė popullsi Katolike duhej marrė mė sė pari pėlqimi i Prengė Pashės (Dodės), pa fjalėn e tė cilit as Mirdita e as Zhupa, as bajrakėt e Lezhės e Kthella nuk luanin vendit”1.
          Negociatori pėr bisedime me P.B.Dodėn (pashėn) ishte Mustafa Kruja i cili e gėzonte respektin e princit Mirditas.
          Prengė Bibė Doda dhe Mustafa Kruja ranė dakort qė lėvizja e armatosur tė fillonte dhe drejtuesi i kryengritjes tė ishte Abdi Bej Toptani nė Tiranė-Durrės-Krujė, kurse pėr Kurbinin Gjin Pjetėr Pervizi i Skurajve.
          Mė 2 Korrik 1912 u bė deklarata e fillimit tė kryengritjes nė Vilajetin e Shkodrės dhe u firmos nga Abdi Toptani, Baba Zeneli etj, nė tė cilėn bėhej thirrje gjithė shqiptarėve pėr kryengritje kundėr sundimit turk.
          Nikollė Kaēorri ishte njė nga projektuesit e kėsaj lėvizje antiosmane por dhe organzator e mbėshtetės i saj. Nė njė letėr qė Nikollė Kaēorri i dėrgon Abdi Toptanit, pasi i pėrshkruan gjendjen e lėvizjes edhe nė pjesė tė tjera tė vendit shkruan;
          “Edhe ndėr kėto anė lypset tė bėhen veprime tė forta, sikurse ajo e Bregut tė Matės, qė ta marrė vesh gjithė Evropa se gjithė shqipnia po lufton trimnisht pėr tė drejtat e veta dhe se po ndizej gjithnjė e ma fort kryengritja. Po bahen luftra tė rrepta dhe kryengritėsit pėrditė po fitojnė”1.
          Kryengritja filloi sips planit ditėn e parė tė korrikut nė Krujė e cila ra nė dorė tė tyre nė 3 Korrik tė 1912.
          Mė 3 Korrik u hartua shpallja e fitores e cila u hartua nga Nikollė Kaēorri nė tė cilėn thuhej;
          “U realizua qėllimi i shqiptarėve tė cilėt s’kanė dėshirė tjetėr veē tė mirėn dhe lirinė e tij”.
          Dy luftrat ballkanike dhe synimet shoviniste Nikollė Kaēorri i ndiqte me shqetėsim tė posaēėm.
          Shqetėsimet dhe obligimi i tij pėr tejkalimin e kėsaj situate duken qartė nė letrėn qė i shkruajti Perandorit Franc Jozef tė Austrisė ku shprehej;
          “Shumė tė rrezikshme e tė vėshtira janė kėto ditė pėr ne Shqiptarėt… shtetet e Ballkanit po sulen me e pėrpi dhe me e coptue Shqipninė”1.
          Pėr ti shpėtuar kėsaj situate tė vėshtirė Nikollė Kaēorri dhe Ali Fehmi Beu u nisėn me 12 tetor 1912 nė Mirditė, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e saj pėr t’iu bashkuar planeve tė qeverisė Austriake. Kėto lėvizje tė Kaēorrit ishin tė koordinuara me drejtuesit e kryengritjes si Abdi Bej Toptanin, Fasti Pashėn etj.
          Njė thirrje e rėndėsishme e Nikollė Kaēorrit nė kėto kohė tė vėshtira (kohėn e luftrave ballkanike) pėr Shqipėrinė dhe tė ardhmen e saj, ishte qė tė qetėsoheshin fiset Katolike dhe tė evitohej ndarja e Shqipėrisė nga shtetet Shoviniste Ballkanike. Edhe Austria e vlerėsonte dhe e mbėshteste veprimtarinė e Nikollė Kaēorrit. Pėr kėtė i propozohet qeverisė Austriake tė dekorohej me “Kryqin Franc Jozef”. Ky dekorim, thuhej nė propozim do tė ndikonte pozitivisht nė rrethet patriotike shqiptare dhe respekti pėr politikat Austriake nė Shqipėri do rritej.
          Kjo kėrkesė u realizua vetėm nė prill tė vitit 1917.
          Ngadale Beg, se ka hendek.

          Comment


          • #20
            Republika e Mirditės

            KAPITULLI XIII

            “REPUBLIKA E MIRDITĖS” – REMINISHENCĖ E NJĖ HISTORIE TĖ SHKUAR.

            1. Rėnia e rolit tė Mirditės deri nė Luften I Botėrore.
            2. Lėvizja e Kapedanit tė Mirditės pėr shpalljen e “Republikės sė Mirditės”. Kushtet Historike.
            3. Dėshtimi i lėvizjes pėr “Republikėn e Mirditės”.


            1. Rėnia e rolit tė Mirditės deri nė Luften I Botėrore.

            Me qėndresėn e tyre ndaj pushtuesve turq, nė themel tė sė cilės ishte atdheu, flamuri dhe kryqi, mirditasit bėnė histori tė ndritur nė mes tė shqiptarėve, histori e cila shkėlqen me gjithė rrezatimin e saj deri nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878). Nė qoftė se Mirdita dhe mirditasit gjatė gjithė historisė sė pushtimit Osman deri nė vitin 1878 janė nė ballė tė luftės antiturke tė shqiptarėve pėr lirinė e tyre, pas kėtij viti (1878), kur themelohet Lidhja e Prizrenit, kur vetė Turqia numėronte vitet dhe ditėt pėr tu larguar nga Ballkani, lėvizja pėr pavarėsi e shqiptarėve merr njė trajtė dhe pėrmbajtje tė re nė raport me historinė e popujve tė krishterė tė kėtij rajoni.
            Ėshte koha kur sa mė tepėr krijoheshin dhe forcoheshin shtetet e reja tė Ballkanit dhe kalbėzohej Turqia, rriteshin mė tepėr tendencat shoviniste Sllav-Greke nė dėm tė shqiptarėve. Kjo situatė e re nė Ballkan por dhe “miqėsia” e shqiptarėve me turqit, pėr njė kohė tė gjatė qė dhe kunjuktura historike qė favorizonte tezėn e bashkėpunimit me Turqinė nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare duke pranuar nė fillim autonominė dhe kur tė kishte njė situatė tė pėrshtatshme tė shpallej pavarsia. Kėshtu nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, historia deshi qė shqiptarėt pėr tė fituar lirinė e pavarsinė e tyre nga Turqia, rrezikoheshin mė tepėr nga popujt “miq” tė Ballkanit me tė cilėt nė fillim luftuan bashkė pėr tė penguar pushtimin Osman nė vendet e tyre, sesa nga Turqia, qė kishte qenė armiku i pėrgjithshėm i tyre. Ky raport mes “miqsh” dhe “armiqsh” pas rreth pesė shekujsh pati ndryshuar, e pėr kėtė historia imponoi shqiptarėt tė ishin “fajtorė”, megjithėse ata bėnė luftėn mė tė pėrgjaktė dhe mė tė lavdishme se gjithė popujt e tjerė nė fillimet e invadimit turk nė Ballkan.
            Kėshtu qėndrimi radikal i shqiptarėve kundėr pushtuesve turq pėr pavarėsi nuk kishte me vend pas Lidhjes sė Prizrenit e nė kėtė situatė fillon tė zbehet protagonizmi i mirditasve nė histori. Pėrsėri ata marrin pjesė nė kryengritjet dhe luftrat e shqiptarėve pėr liri, si nė fund tė shekullit XIX, por dhe nė kryengritjet e mėdha nė vitet 1910, 1911 dhe 1912 tė shqiptarėve pėr pavarėsi.
            Vitet 1912 deri 1920 janė vitet e lindjes dhe konsolidimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.
            Mirdita qė nė mbėshtetje tė veprimtarisė patriotike tė Ismail Qemalit pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. N/Kryetar i Lidhjes sė Vlorės qė pėrfaqėsuesi i Mirditės Nikollė Kacorri, mik i Ismail Qemalit dhe armik i Esat Pashės i cili, ky i fundit e minoi qeverinė e parė tė pavarur. Ishte kjo arsyeja kur Princit Vid, Nikoll Kacorri i kthen mbrapsht mandatin pėr tė qenė kryetar i qeverisė sė mbretit Vid vetėm se ky i fundit i vė si kusht pėr ta patur Esat Pashėn Ministėr tė Luftės e tė Sigurisė.
            Mirditasit shihnin tek Vidi njė shkėndi shprese pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre drejt perėndimit. Kjo qe dhe arsyeja qė ata (mirditasit) ishin mbėshtetja mė e madhe pro Vidit, kundėr rebelimit tė H Qamilit dhe reaksionit prapanik, islamik e turkoman nė Shqipėri.
            ► Pas Luftės sė Parė Botėrore Mirdita pėrveēse kishte humbur rolin e saj aktiv nė histori, ajo kishte humbur dhe udhėheqėsit e saj politik dhe shpritėror.
            Mirdita “… Kishte njė kapedan trashėgimtar, Prenkėn, birin e Bibė Dodės. Abati (Prengė Doēi), ishte njė nga burrat mė tė shquar qė kishte nxjerrė Shqipėria. Vdekja e tij aty afėr Luftės sė Madhe, ka qenė njė humbje e pazėvendėsueshme. Vdekja e Prenk Bibė Dodės, i cili u vra nė gjakmarrje, shpejt pas tij, sado pak, i hoqi Mirditės njė figurė qė … ishte shėnuar. Ai nuk la djem dhe pasardhėsi i tij, njė kushėri, Mark Gjoni, u tregua kaq frikacak mė 1914, kur ia mbathi nga fronti e tha se pati ardhur “pėr tė marrė vaj pėr pushkėn, saqė i humbi gjithė mundėsitė pėr tė zėnė vendin e kreut me vlerė tė Mirditės.
            I mjeri plak Prenka e kuptonte se ditėt e Krerėve kishin perėnduar… pėr Mirditėn…”1.
            Pas Luftės sė Parė Botėrore nė Lushnjė mbahet Kongresi i Lushnjės i cili themeloi dhe qeverinė e Shqipėrisė me kryeministėr Sulejman Pashė Delvinėn. Pjesėmarrja nė tė e bejlerėve dhe e pashallarėve nga njėra anė, dhe lėnia mėnjanė e mirditasve (e krerėve), shėrbeu si shkak jo vetėm pėr tė mos ta mbėshtetur Mirdita kėtė qeveri, por dhe pėr tė shpėrthyer njė lėvizje atje, synimi i sė cilės sipas Mark Gjonit (kapedanit tė Mirditės), ishte shpallja e Mirditės Republike.


            2. Lėvizja e Kapedanit tė Mirditės pėr shpalljen e “Republikės sė Mirditės”. Kushtet Historike.

            Mirditasit dhe Mirdita mbeten anash nė proēesin e lindjes dhe konsolidimit tė shtetit tė pavarur shqiptar nė fillimin e shekullit tė XX (nga 1912 deri nė mbarim tė Luftės I-rė Botėrore). Duke e kundruar me kujdes kėtė fenomen, M. Shuflaj kishte vėnė re njė veēori: “Kundėrshtimi midis Shqipėrisė sė vogėl tė Veriut, ku edhe sot ekziston Lidhja e fiseve katolike tė mirditasve e trashėguar prej historisė, e nga ana tjetėr e Shqipėrisė mė tė madhe tė Jugut myslimanė, ku sistemi turk i ēifliqeve ėshtė bashkuar me organizimin bizantin e me pronat e mėdha tė aristokratėve shqiptarė; ky kundėrshtim, po them ėshtė kaq i vjetėr, sa pėr njė kohė tė gjatė, nuk do tė fiket ndjesia qė kanė mirditasit pėr njė republikė tė veten”2.

            . Kongresi i Lushnjės formoi njė qeveri tė kryesuar nga Sulejman Delvina nė vitin 1920.

            Pretendimet e Kapedanit Marka Gjoni pėr tė marrė disa portofole ministrore nė kėtė qeveri, nuk u mbėshtetėn nga Sulejman Delvina dhe kabineti i tij, shumica e tė cilėve ishin nga familjet e bejlerėve dhe e pashallarėve feudale shqiptar. Kjo e bėri tė pakėnaqur kreun e Mirditės i cili filloi propogandėn antiqeveritare duke mos e njohur kėtė qeveri dhe nga ana tjetėr filloi tė inspirojė njė lėvizje separatiste qė do definohej me themelimin e “Republikės sė Mirditės”. Kėshtu Marka Gjoni fillimisht nisi pėrpjekjet diplomatike duke aktivizuar njerėzit e tij pėr mbėshtetje tek mbretėria Serbe, tek Italia etj. Posaēėrisht bėri pėrpjekje nė Lidhjen e Kombeve (tė sapoformuar) me seli nė Gjenevė.
            Pėr bisedime paraprake Marka Gjoni shkoi nė Prizren pėr tė biseduar me njerėzit e Pashiqit dhe pėr tė marrė pėlqimin e tyre paraprak pėr formimin e “Republikės sė Mirditės” si dhe nėpėrmjet tyre pėr konfirmimin paraprak tė Pashiqit pėr kėtė ēėshtje. Pėr interesat e Serbisė pėr dalje nė det nėpėrmjet Shqipėrisė ishin tė kaherėshme. Kėtė kreu mirditas e dinte. Nė kėmbim tė njohjes tė “Republikės”, ai pranoi si konēesion nga Serbia ndėrtimin e njė rruge strategjike, Prizren-Shėngjin (porti detar). Kjo rrugė sipas bisedave tė bėra me pėrfaqėsuesit serb tė Pashiqit do tė ndėrtohej nga serbėt, rruge pėr makina apo “Udhė hekuri” (hekurudhė), pasi sipas Marka Gjonit gjithė territori nėpėrmjet tė cilės do tė kalonte kjo rrugė ishte nėn sovranitetin e tij (kapedanit tė Mirditės). Lėvizja seperatiste nė Mirditė i interesonte Serbisė edhe pėr faktin se nuk i interesonte njė shtet i konsoliduar i shqiptarėve pasi nė kurriz tė tyre Monarkia serbe donte tė realizonte interesat dhe synimet e vjetra tė tė parėve tė saj.
            Ndėrkohė pėrfaqėsuesit e kapedanit tė Mirditės bėnin pėrpjekje pėr njohjen e kėsaj lėvizje, nė Itali dhe nė Gjenevė (pranė selisė sė Lidhjes sė Kombeve), ku Marka Gjoni, bėri faktin e shpalljes sė “Republikės sė Mirditės”, mė 17 korrik tė vitit 1921.
            Nė situatėn qė u krijua qeveria nėpėrmjet ministrit tė saj Ahmet Zogu mobilizoi njė numėr tė madh trupash ushtarake bashkė me ato tė xhandarmėrisė pėr ta shtypur lėvizjen. Nė drejtim tė kėtyre forcave ushtarake u vendos pėr ti ndihmuar majori Prengė Pėrjaku, nipi i Oroshit qė nuk i donte Gjonmarkajt dhe qė ishte shkolluar nė akademinė ushtarake tė Austrisė. Atė botė Marka Gjoni mblodhi krerėt e 12-bajrakėve duke u dhėnė porosi pėr organizimin e mbrojtjes ndaj qeverisė, pasi vetė me 12 kalorės do tė shkonte nė Beograd pėr tė takuar dhe pėr tė kėrkuar ndihmė nga Mbreti serb. Sipas tij pas 12 ditė udhėtim (vajtje-ardhje dhe bisedime e pėrgatitje) do tė kthehej i mbėshtetur nga ushtarė serb qė sipas tij; “kur ushtria e xhandėrmėria e Qeverisė turkomane shqiptare, sapo shikoje atė nė krye tė ushtarėve serb e bjellogardiste do tė jetė sikur tė shohin diellin ndėr sy”.
            Kėshtu Marka Gjoni u nis pėr tė takuar Pashiqin nė Beograd. Situata e ndezur pėr luftė nė terren pasohej me zhvillime diplomatike e politike. Nga Gjeneva vjen njė pėrfaqėsi (komision) e Lidhjes sė Kombeve pėr tė parė gjendjen e krijuar nė Shqipėri dhe Mirditė. Nė Tiranė komisioni mori kontakt me Ahmet Zogun (Ministėr i Brendshėm) dhe vendosėn tė merrnin kontakt me krerė e pėrfaqėsues tė Mirditės nė mesin e Verės sė kėtij viti (1921). Ndėrkohė Ahmet Zogu duke shfrytėzuar kontradiktat e bajraktarit tė Oroshit Prengė M. Prenga me kapidanin Marka Gjoni kėrkoi dhe mori kontakt me tė. Prenga ishte bajraktari me me zė nė Mirditė, jo vetėm pėr pleqėsitė (gjykimet) qė kishte bėrė por dhe pėr aktivitetin e tij atdhetar.
            Nė takim me tė, Ahmet Zogu i kėrkoi nė kėmbim tė njė shumė “pa kufi parash”, parandalimin e njė ndarje tė mundėshme tė Mirditės nga Shqipėria. Bajraktari plak Prengė Marka Prenga iu pėrgjigj se e kishte vetė ndėrmend kėtė punė dhe se s’do ta bėnte pėr para. Duke shfrytėzuar dhe mungesėn e Kapedanit Ahmet Zogu e Prengė Mark Prenga organizuan takimin e komisionit tė ardhur nga Gjeneva me gjithė krerėt dhe shtėpitė e para tė 12-Bajrakėve tė Mirditės nė Orosh, tek Abacia.
            Nė kėtė kuvend krerėsh mirditas por dhe tė tjerė, u zgjodh njė pėrfaqėsi e tyre pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e huaj. Nė mungesė tė kapidanit duhej zgjedhur pėrfaqėsuesi i parė pėr bisedime e ky parashikohej tė ishte Prengė M Prenga si bajraktar i bajrakut tė parė por jo vetėm kaq, kuvendi njėzėri e mbėshtetin duke i thėnė se “ti je i rrahur me ujė e me uthull dhe se nuk tė shkon gjė pėr mend”.
            Pyetja e tė huajve qė u bė ishte:
            “A e doni Shqipėrin njė, apo e doni dysh”?
            Pėrgjigjja e kėsaj pyetje ishte dhe qėllimi i ardhjes sė pėrfaqėsuesve tė ardhur nga Gjeneva.
            Kur pėrfaqėsuesi i huaj e bėri pyetjen, duke kėrkuar alternativėn qė donin krerėt nė Kuvend, tė votuar dhe firmosur, Plaku i zgjuar i Oroshit dhe i gjithė Mirditės Prengė M Prenga u tha:
            “Ju vini nga shtete me popullsi 10 , 20 apo 30 milionėshe.Shqipėria nuk ka njė million. Territoret e tjera me shqiptarė i kanė shtetet e tjera. Unė habitem se si mund tė shtrohet pyetja, - A duhet tė ndahet Shqipėria dyshė?
            Kjo pyetje ėshtė pa vend dhe provokuese pėr ne. – Si thoni ju? – Iu drejtua pėrfaqėsuesve tė Mirditės nė Kuvend. Kuvendi, njėzėri i dhanė tė drejtė bajraktarit Prengė, M.Prenga dhe njėkohėsisht nėnshkruan tė gjithė ekzistencėn e njė shteti tė vetėm shqiptar. Kjo do tė thoshte jo “Republika e Mirditės”.
            Marrja e kėsaj pėrgjigjje nga pėrfaqėsuesit e Lidhjes sė Kombeve tek Abacia nga krerėt e 12-bajraqeve tė Mirditės ishte nė fakt, fund i pėrpjekjes diplomatikė tė kapedanit pėr tė mbėshtetur Republikėn e Mirditės tė shpallur prej tij. Pas kėtij momenti Ahmet Zogu vazhdoi me intensitet mė tė lartė fushatėn ushtarake nė Mirditė qė zgjati mė tepėr se 6-7muaj (deri mė 9 nėntor 1921). Betejat mė tė mėdha mes forcave qeveritare dhe forcave seperatiste tė Mirditės u zhvilluan nė Shkallgjane, Shpale etj.


            3. Dėshtimi i lėvizjes pėr “Republikėn e Mirditės”.

            a- Veprimet luftarake tė mirditasve nuk qenė masive. Kjo ndodhi jo vetėm se krerėt qenė tė pėrēarė pėr kėtė lėvizje, por edhe pėr faktin se pėrfaqėsues tė shquar tė klerit katolik bėnė njė punė bindėse pėr dėmin qė do tė bėntė njė lėvizje e tillė separatiste, ēėshtjes kombėtare. Kapedani u mbėshtet pjesėrisht nga populli pėr rrjedhojė mbėshtetja kryesore e tij ishte ushtria serbe dhe forca tė mbetura esadiste, antiqeveritare.
            Nga ana tjetėr masat e marra nga qeveria e Iliaz Vrionit (formuar mė 11 korrik 1921), mbi njė bazė mė tė gjerė politike parlamentare ishin mė tė rrepta nė shtypjen e lėvizjes separatiste. Situata e krijuar nė Mirditė sensibilizoi jo vetėm strukturat qeveritare por dhe popullsinė shqiptare nė shumicėn e qyteteve tė tjera shqiptare. Kjo u duk nė shpėrthimin e shumė demonstratave por dhe mitingjeve qė e kundėrshtonin lėvizjen separatiste tė udhėhequr nga kreu mirditas Marka Gjoni, por veēanėrisht e papranueshme pėr opinionin popullor shqiptar, ishte mbėshtetja ushtarake serbe dhe tendencat e serbisė pėr tė pėrfituar nga vėshtirėsitė qė kishte Shqipėria nė fazėn e konsolidimit tė shtetit tė saj. Duke pėrfituar nga kjo situata shteti serb jo vetėm sulmoi Gashin, Krasniqen, por filloi njė valė persekutimesh tė nacionalistėve shqiptar nė Kosovė. Parlamenti shqiptar, tė gjithė krahėt politik tė tij, nė shtator tė 1921 u bėri thirrje gjithė vendeve perėndimore qė tė merrnin masa pėr tė ndaluar ringjalljen dhe iniciativėn e re shoviniste serbe nė dėm tė Shqipėrisė. Kjo e vuri nė pozitė tė vėshtirė shtetin shqiptar “Qeveria e Beogradit nuk u mjaftua me pėrkrahjen e Marka Gjonit dhe me krijimin e tė ashtuquajturės “Republikė” e Mirditės. Nga fund i tetorit 1921, trupat jugosllave sulmuan pėrsėri gjatė pothuajse gjithė “vijės strategjike”. Pas vendimit tė 9 nėntorit tė Konferencės sė Ambasadorėve, qeveria jugosllave u detyrua tė pranonte se do ti tėrhiqte trupat e saj nga tokat shqiptare, nė vijėn e re tė pėrkohshme tė demarkacionit, tė caktuar nga konferenca e Ambasadorėve”3.
            Duke pėrfituar nga situata e favorshme si nė Mirditė, por dhe vendimin e Konferencės sė Ambasadorėve nė disfavor tė qėllimeve shoviniste serbe, qeveria shqiptare projektoi njė operacion tė pėrgjithshėm dhe vendosi ta fillonte mė 20 Nėntor, kundėr lėvizjes nė Mirditė. Forcat e Marka Gjonit, pėsuan humbje dhe s’mundėn ta pėrballonin operacionin shtypės tė Qeverisė. Pas humbjesh tė ndjeshme ai u detyrua tė arratisej dhe tė strehohej nė Beograd.

            b. Karakteri.

            Siē e pamė kjo lėvizje seperatiste e udhėhequr nga Marka Gjoni pėrbėnte njė reminishencė tė sė shkuarės historike tė Mirditės dhe nuk motivohej nga masat e mbarė mirditasve.
            Lėvizja pėr autonomi e pavarėsi e Mirditės kundėr pushtuesve shekullor turq pėrbėn njė nga faqet mė tė ndritura tė Historisė sė Shqipėrisė, ndėrsa nė vitet e formimit dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar kjo lėvizje pėr liri e kishte humbur motivin, qė me largimin e Perandorisė Osmane nga Shqipėria dhe Ballkani.
            Kjo lėvizje ishte pjesė e luftės pėr pushtet tė klaneve feudale e fisnore tė kohės, ku vetė Marka Gjoni pretendonte tė ishte pjesė e atij pushteti qė pėrbėhej nga pashallarė e krerė feudal tė asaj kohe. Kreu mirditas arriti tė manipulojė me demogogjinė e tij antiqeveritare duke e quajtur qeverinė “turkomane” etj, njė opinion tė caktuar nė Mirditė, duke shfrytėzuar njohjet fetare, fisnore e krahinore, vetėm pėr qėllime pushteti tė tij personal. Por duhet theksuar se edhe pėrbėrja e kabinetit ishte me njerėz tė njė mentaliteti dhe nje fryme osmaniste e turkomane, ēka nuk mund tė hapte rrugėn pėrfaqėsuesve tė njė enklave katolike siē ishte Mirdita. Me gjithė kėtė motiv i njė lėvizje te tillė separatiste dhe aq mė tepėr e mbėshtetur nga shteti me armik i kėsaj kohe pėr Shqipėrinė seē ishte Serbia ėshtė krejt i pa mjaftueshėm. Nė kėtė kėndvėshtrim Lėvizja pėr “Republikėn e Mirditės”, e vitit 1921, ėshtė lėvizje klanore pėr pushtet dhe shprehte mbi tė gjitha polarizimin e shoqėrisė shqiptare dhe paaftėsinė e aristokracisė shqiptare pėr tė bėrė shtetin, konservatorizmėn dhe prapambetjen e saj nė raport me aristokracinė e kombeve tė tjera tė rajonit.

            b - Shkaqet e dėshtimit dhe pasojat e lėvizjes sė vitit 1921 nė Mirditė.
            Lėvizja pėr shkėputje e Mirditės, nuk ishte vullneti i popullit tė Mirditės, por njė lėvizje e inicuar nga Kapedani i saj pėr interesa pushteti. Ishte njė lėvizje, pėr herė tė parė qė drejtohej jo kundėr armikut tė pėrgjithshėm Turqisė, por kundėr “pasojave” qė kishte lėnė ajo nė shekuj, ku bartės tė tyre nuk ishin armiqtė shekullorė, por vėllezėrit shqiptarė tė njė gjaku, qė tashmė ishin tė islamizuar. Kishte kohė qė Mirdita ishte e mėnjanuar nga roli i saj aktiv nė historinė tonė kombėtare, pasi siē e kemi thėnė, armiku shekullorė e i perjetshėm i tyre, Perandoria Osmane, ishte larguar prej Ballkanit. Demagogjia e Marka Gjonit, pėr luftė tė mirditasve kundėr njė qeverie turkomane, zuri vend, jo plotėsisht nė rrethet e familjeve me peshė tė Mirditės, por gjithsesi kėtė radhė, edhe pėr arsyen se udhėheqėsit shpirtėrorė e politik tė vėrtetė tė Mirditės (Prengė Doēi e Prengė Bibė Doda) nuk jetonin mė. Pra shpallja nga Marka Gjoni e “Republikės” nuk solli mbėshtetje tė plotė e tė pėrgjithshme tek krerėt, por edhe tek populli mbarė (pavarėsisht se aspirata pėr tė vetėqeverisur nė mentalitetin e mirditasve, ishte i hershėm).
            Njė arsye mė shumė se pse Marka Gjoni nuk gjeti mbėshtetje tė plotė nė Mirditė ishte edhe fakti se veprimet dhe synimet e tij per “Republikėn e Mirditės, i mbėshteti tek ndihma e Serbisė. Nė kėtė kohė Serbia kishte dalė nė evidencė, si shteti mė armik pėr shqiptarėt dhe ēėshtjen e tyre kombėtare. Nė kėtė kėndshikimi marrveshja e Marka Gjonit me Pashiqin ishin kompromentuese nė sytė e mirditasve, por dhe tė fuqive perėndimore. (nė kėtė kohė konferenca e Fuqive tė Mėdha, ajo e Londrės i kishte projektuar hartėn politike tė Ballkanit, ndėrsa “Republika e Mirditės do tė thoshte pėr ta njė reaksion zinxhir i prishjes sė raporteve tashmė tė pranuara prej tyre).
            Njė shkak me rėndėsi ishte dhe fakti se Kapedani nė planet e tij u pengua nga patriotėt e klerit katolik dhe disa krerė me peshė, veēanėrisht bajraktari i Oroshit Prengė Marka Prenga tė cilėt bėnė fushatė pėr tė mos ta pėrkrahur lėvizjen separatiste tė inicuar nga kapedani.
            Nė aspektin e mbėshtetjes dhe njohjes nga jashtė e “Republikės”, Serbia ishte e pamjaftueshme pėr tu arritur, pasi Fuqitė e Mėdha Anglia, Franca, Italia, Gjermania, madje dhe Rusia e kishin pėrfunduar projektin pėr Ballkanin. Jo vetėm kaq, por me 9 nėntor konferenca e Ambasadorėve nga Londra lėshoi urdhėrin pėr tėrheqjen e trupave jugosllave nga vija strategjike (nga Drini).

            Pasojat.

            “Republika e Mirditės” dėshtoi, por gjithsesi tregonte se pjekuria kombėtare tek “aristokracia” e kohės nuk ishte nė nivelin qė kėrkonte zgjidhja e cėshtjeve tė rėndėsishme kombėtare siē ishte; zgjidhja e problemit tė qeverisjes dhe tė shtetit shqiptar.
            Kjo lėvizje pėr Mirditėn tregonte se Prijėsi i saj ishte mė e pakta i paaftė pėr ta drejtuar Mirditėn, duke e “zhytur” lėvizjen dhe aspiratėn e vjetėr e tė ndritur tė mirditasve nė rruge pa krye.
            Vetėqeverisja nė Mirditė u dobėsua pas shtypjes sė kėsaj levizje, por ajo vazhdoi tė ruhej deri nė vitin 1952 kur mori fund me vendosjen e pushtetit komunist nė vend. Konflikti i Mirditės me Zogun nė 1921 qė njė nga shkaqet qė mirditasit e sidomos Kthellasit u bėnė mbėshtetje e rėndėsishme e marshimit tė revolucionarit Bajram Curri mbi Tiranė dhe qė solli pėr pasojė triumfin e Nolit mbi Zogun etj.
            Gjatė kohės sė sundimit tė Zogut (1925-1939), Mirdita u vetėqeveris me Ligjet e vendit (kanunit), gėzoi tė drejtėn pėr tė mos patur taksa etj. Kėshtu mbreti Zog nuk e harroi kohėn qė drejtoi fushatėn shtypėse nė Mirditė dhe vėshtirėsitė qė pati qeveria e tij pėr kėtė problem nė kohėn kur kishte qenė ministėr i brendshėm (1921).
            Nė kohėn e mbretit Zog, banorėt e Mirditės edhe sot kujtojnė kohėn kur mblidheshin taksat, vinin nga Mati, Dibra e Shkodra me bagėti etj duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Kėshtu kur futej malli nė Mirditė nuk merrej nė evidencė pėr tu taksuar. Kjo ndodhte herė pas here, sa herė zhvillohej fushata e qeverisė pėr mbledhjen e taksave.
            Marrveshja e Zogut me Gjon Markajt pėr tė respektuar vetėqeverisjen ishte e imponuar nga rrethanat politike tė kohės, por nė kėndvėshtrimin e opozitės sė asaj kohe. Kjo marrdhėnie nuk ishte transparente dhe e drejtė nė raport me pjesėn tjetėr tė vendit.
            Nė njė draft tė pėrgatitur nga opozita e asaj kohe nė parlament (1931), sipas njė dėshmie qė u njoha, thuhet se gjeti dhe mbėshtetjen e deputetėve tė pozitės me arsyetimin qė sadopak edhe Mirdita duhet tė paguante taksa meqenėse ishte pjesė e sovranitetit tė shtetit shqiptar. Ky draft u miratua dhe i shkoi mbretit pėr tė dekretuar. Nė seancėn pasardhėse mbreti Zog shkoi nė parlament, duke dalė para debutetėve dhe duke u thėnė kėto fjalė:
            “Ju kam bėrė tė ditur se, Mirdita nuk do tė paguaj taksa dhe pėrpjekja juaj pėr tė vepruar ndryshe ėshtė e kotė. Ēdo draft i tillė do tė pėsojė kėtė fat (e grisi para tyre)”4.
            Kjo nuk shprehte ndonjė miqėsi tė Zogut me Gjon Marka Gjonin, as me mirditasit, por njė “respekt” tė imponuar nė realitetin e asaj kohe. Kjo ėshtė e vėrtetuar jo vetėm nga argumentet qė shtruam, por edhe nė faktin qė Ahmet Zogu ka tentuar tė inskenojė vrasjen e Kapedanit tė Mirditės nėpėrmjet mirditasve5, por pa ia arritur qėllimit.


            1. Edith Durham – Brenga e Ballkanit, fq.450
            2. Milan Shuflaj – Serbėt dhe Shqiptarėt fq. 162
            Kolė Gjergj Skana i vitlindjes 1913 ishte nipi i Nikollė Skanės, i njėrit prej burrave me zė tė Mirditės. Familja e tij, e kullės 4 podėshe (4 kate), ishte nga familjet e para tė Mirditės dhe bijtė e saj, tė paktėn nga shekulli XIX e deri nė Luftėn e Dytė 1944, kanė qenė aktiv nė ngjarje historike tė krahinės. Kola bashkė me Zefin e Nduen, mbaruan tė plotė shkollėn nė konviktin e famshėm tė Oroshit.
            Kėshtu Kolė Gjergj Skana jo vetėm kuptonte qė i ri se cfare ndodhte nė Mirditė dhe mė gjerė, por qė herėt ishte aktiv nė kuvende e ngjarje qė ndodhen nė kėtė krahinė. Nė kohėn e pas Luftės sė Dytė 1944 Kolė Skana aktivizohet nė krah tė nacionalistėve mirditas, klerikėve e krerėve tė krahinės, nė pėrpjekjet pėr tė penguar “invadimin” e forcave partizane qė kishin si qėllim vendosjen e pushtetit komunist edhe nė krahinėn e pashkelur nė shekuj. Pėr kėtė Kola ėshtė dėnuar dhe ka vuajtur 5 vjet burg politik nė Shpal dhe nė Shkodėr. Nė bisedė me Kolė Skanėn ndėr tė tjera dėshmoi edhe pėr “Republikėn e Mirditės duke sjellė tė gjallė situatėn e asaj kohe (nė vitin 1998, vdiq pak muaj mė vonė se tė merrja kėtė dėshmi)
            3. Historia e Shqipėrisė, Vellimi III, Viti 1984, fq. 243-244
            4. Kolė Skana “Dėshmi e dhėnė nė njė bisedė qė zhvillova nė verė tė vitit 1997 nė Masherkore tė Oroshit
            5. Mark Rabeli i vitlindjes 1911, nga Bajraku i Rranzės (njė nga bajrakėt e Ohrit) nė njė bisedė qė kemi bėrė nė vitin 1989, pėr historinė e vrasjes sė Nikollė Gojanit nga Abaz Kupi – Kryexhandar dhe bashkėpunėtor i ngushtė i Ahmet Zogut, mė ka thėnė: se Nikollė Gojani nuk pranoi tė merrte pėrsipėr tė vriste kapedanin e Mirditės, pavarėsisht nga konēensionet e ofruara nga mbreti Zog pėr ta bėrė kėtė.
            Ngadale Beg, se ka hendek.

            Comment


            • #21
              Mendimi politik e kulturor i klerit katolik dhe i intelektualėve tė veriut

              KAPITULLI XIV

              MENDIMI POLITIK E KULTUROR I KLERIT KATOLIK DHE I INTELEKTUALĖVE TĖ VERIUT (1920-1939). PĖRFAQĖSUESI MĖ TIPIK I KĖTIJ MENDIMI BĖHET DEPUTETI I MIRDITĖS AT AMBROZ MARLASKAJ.

              Marlaskaj - Mendimtari i shquar dhe dijetari patriot.

              Autori Pal Doēi nė librin e tij “Fati i njė dijetari”, kur don tė hedhė dritė nė vija tė pėrgjithshme mbi zotsinė e Marlaskajt nė fushėn e diturisė gjen tė udhės tė perifrazojė tre momente (letra e dokumenta) kryesore:
              1. “Nė njė studim mbi Fishtėn shėnohet- imzot Prend Doēi nga zotsia qe kish, dhe nga kopetenca nė botkuptimin europian e modern, nga shpirti organizues qė zotnonte mblodh rreth vetes yndyrėn e personaliteteve letrare tė vendit. Ai bani bashkpunėtorė Fishtėn e Marlaskajn, Nikaj e Dodė Kalecin, Gurakuqin e Bardhin, etj.
              2. Po nė atė studim theksohet; “S’do harrue kolegu i At Gjergjit, At Ambroz Marlaskaj, i cili me Fishtėn ndanė si nė orė tė parė bukėn e krypėn, helmin e mjaltin e kohės.
              3. Nė njė dokument tė datės 13 mars 1939 vetėm tre muaj para vdekjes vihet nė dukje se: Mabroz Marlaskaj shquhet nė ēėshtjet e kulturės dhe tė arsimit, “e ka tregue veten tė fortė nė logjikė e nė letėrsi… Nė tė kaluemen qe profesor i filozofisė i klerit tė Shkodrės dhe universitete tė huaja”.

              Marlaskaj Filozof, sociolog e gjuhėtar
              Ka njė mungesė te dokumentacionit themelor, pėr tė trashėguar nė mėnyrėn mė tė plotė mendimin filozofik, por megjithatė, nė ligjėratat e kėtij lektori kopetent universitetesh, apo letrat tė ndryshme gjenden mendime origjinale tė tij, ēėshtje filozofike e sociologjike dhe del mė pak njė talent i rrallė i kėsaj fushe.
              Piku nė veprėn e tij botuar ne vitin 1923 “Njė munoment historik nė lame t’arsimit nė Shqypni” Marlaskaj thotė; “Njė shtet i pabesim i hap dyert herėt a vonė dy tė zeza ma tė tmerrshme tė shoqnisė, despotizmit dhe anarshizmit. Nji shtet qė nuk don me u pėrmbajt brenda caqeve tė ligjes, tė Zotit, nė qeverisje tė qytetasve, ka pėr tė patur si masė e rregulltė tė sundimit vetėm vullnesėn e interesin e pushtetmbajtėsve e ka pėr tė pėrdorė mjetet gjithfarėsh, tė ligjshme e tė paligjshme pėr tė ngushtue tė drejtat e lirinė e popullit deri ku mund tė arrihen dėshirat e veta. Kurrgja s’ka pėr ta tremb shtetin nė kėrkesė tė kėtij qėllimi e po qe nevoja ti shtypė edhe krejt qytetasit e vet, vetėm qė shteti tė mund tė qėndrojė nė atė kamė qė ka.
              Nė anėn tjetėr! Nji popull i rritun pa besim tė zotit, nuk ka me ndigjue me i shtypun dhe i imponuar nga ndėrgjegja, por vetėm prej frikės e kėshtu aty ku se kap ligja ka me vepru tė nantėdhjetė e nantat, se mbrami a ka pėr ra nė njė robnitė padenjė pėr natyrė tė vet, ose do tė presė kohėn e bukur tė ngrejė krye tė rrėzojė qeveri pas qeverie”.
              Konkluzionet e filozofit qenė shkencore dhe tė drejta ndėrsa parashikimi qe profetik.
              Ah sikur shqiptarėt ta dėgjonin mendimtarin e urtė1. Po sikur intelektualėt shqiptarė tė dėgjonin dhe tė vėmendėsoheshin pėr ato konkluzione tė Marlaskajt a do tė vendosej despotizmi 50-vjeēar dhe mė vonė tė lulėzonte anarshia 50-vjeēare.
              Se pari; Marlaskaj kishte tė bėnte me njė popull tė lodhur e tė raskapitur pėr shkak tė luftės pėr mbijetesė dhe pa eksperiencėn e duhur nė transformimin dhe i pa reformuar brenda vetes sė tij.
              Sė dyti; Intelektualėt mendje ndritur si ai, ishin mjaft tė pakėt dhe tė pamjftueshėm pėr tė menaxhuar tė ardhmen e kėtij vendi.
              Sė treti; Mungonte njė aristokraci e mirfilltė me mėnyrė jetese dhe mentalitet perėndimor.
              Aristokracia e kohės ishte e vogėl pėrfaqėsohej kryesisht nga njerėz ofiqet e tė cilėve bazoheshin nė rregjime anodollake konservatore dhe pa njė idenditet autokton shqiptar.
              Mendimi filozofik i Ambroz Marlaskajt shihet qartė nė ligjėratat e shumta qė ka mbajtur. Njė ligjėratė e tillė ėshtė ajo e mbajtur nė kishėn unite nė Elbasan kur ishte i internuar atje nė vitin 1934 me temė “Cili ėshtė qėllimi i njeriut nė tokė”?
              Kėsaj pyetje Marlaskaj i pėrgjigjet; “Jeta pa njė qėllim, pa nji fill ėshtė pa kuptim, asht nji marri sikur ėshtė pa kuptim ēdo vepėr e bame pa nji qėllim tė caktuem… se jeta e njeriut do tė ketė njė qėllim shihet:
              a) Prej veprimtarisė sė njeriut tė drejtueme pėr tu dapė diku, pėr t’ia mbėrritė njė tė mirė.
              b) Prej jetės e rregullimit shoqnuer qė nuk mbahet mbi kambė pa nji qėllim, ashtu si nuk mbahet nji ndėrtesė po nuk u rregulluan pjesėt e saj…
              c) Prej qėllimit qė shofim se kanė sendet e tjera tė cilat janė nėn njeriun.
              Kush do tė na qesė nė dritė, kush do tė na mėsojė se ēfarė qėllimi ka jeta pėrgjithsisht e veēanėrisht ajo e njeriut!
              1. Ma sė pari jo Materializmi. Ky fillo e mbaro vetėm me trup a fuqi tė tija… Qėllimi lupė mendjen, qi tė mjafė, lypė vullnesėn qė ta dėshirojė e mė tej tė vejė nė veprim fuqitė e veta pėr t’ia mbėrritė qėllimit… Trupi nuk ka as mendje e as vullnesė. Pra…
              2. Nė tjetrėn anė as panteizmi. E pse?
              Nė bazė tė panteizmit ėshtė njė e kenme (qenme) e vetme. Kjo e qenme e vetme nuk mund tė ketė qėllim se nuk mund tė veprojė pėr tu kapė tek ndonjė e mirė mbasi i ka tė gjitha tė mirat, pra asht ajo vetė e jo tjetėr gja.
              Ai trajton duke kritikuar evolucionin e qėnies njerėzore jo tė inkuadruar nė enolucionin e jetės nė total (nga Dervini) por si njė diēka specifike me kafshėt dhe bimėt dhe jo si pjesė tė origjinės sė tij. Ndėrgjegja sipas tij ėshtė vetėm tek njeriu.
              Nė fushėn e sociologjisė Marlaskaj trajton shumė probleme por me i spikaturi e mė interesante janė pikpamjet e tij mbi gruan, vendin qė zėn ajo nė shoqėri dhe ē’vend duhet tė ketė.
              Nė njė studim tė tij ai shkruan; “Gruaja sa e pakėt duket aq na del e fuqishme e plot rėndėsi. Jemi msue me i ba n’asgja:.
              Mė poshtė vijon:
              I- Pozicioni i gruas nė jetė
              II- Misioni i gruas nė botė
              III- Edukatė e gruas
              Pozicioni i gruas nė jetė.
              A. Robnia e gruas dhe emancipimi i saj.
              B. Zgjimi i njė populli ėshtė tė pėrtėrimt e gruas, pra jo vetėm tė mbarojnė tagret dhe liritė e saj por edhe ta shpėtojmė prej fenimizmit tė kohės sė sotme.
              C. Gruaja me natyrė tė andėshme shėmbėllen dashuri sikur trimi forcėn. Me zyrė e detyrė qė ka si nanė ashtė mė e madhja trajtuese e njeriut, mė i skajshmi cak (kufi) i flijeve (vetmohimit), e gurrave ma e plotė pėr kah njeriu, porsi vetja, por si pjestar familje, porsi gjymtyrė e shoqnisė, i rrjedhin tė mirat nėpėr zemėr jeta, ndera, mirsitė e tė prunit por shka asht njerėzore dhe e madhnueshme”.
              Marlaskaj ka dhe ide origjinale dhe pėr dashurinė.
              a) Pėlqimi i fuqive prej korpit a tė shpirtit me nji tė mirė. I pari, pėlqimi i shkaktuar prej tė mirave tė ndjeshme. I dyti prej tė mirave tė njoftėshme.
              - Dashuria themelin e vet e ka nė pamjaftim tė vetvetes, nė kreaturėn.
              b) Me pėlqim bashkue dėshira me perugja, mu ba nji mė tė mirė. Prandaj duhen njerėzit, miqtė ndėr vedi… ata tė nji gjaku…
              c) Sa mė e naltė tė jetė e mira dhe arsyeja me e dashtė atė, aq mė e naltė e bujare do tė jetė dashnia.
              A Marlaskaj ishte jo vetėm njohės i mirė i historisė sė Shqipėrisė, e kjo duket si nė referatet, shkrimet e tij nė shtypin e kohės por ai ndihmoi dhe pasuroi akoma mė tij si nė aspektin e kėndvėshtrimit tė problematikės historike, por edhe pasurimit me fakte tė reja atė.
              Vepėr historike e mirfilltė e Marlaskajt mund tė konsiderohet ndėr tė tjera dorėshkrimi origjinal nė gjuhėn gjermane me titull “Ligjėratė mbi Shqypninė” e cila ruhet nė Arkiv dhe ėshtė e pėrkthyer nga redaksia e “Hyllit tė Dritės”. Kjo kryevepėr e tij nė fushėn e historisė ėshtė bėrė prezent prej tij nė njė tubim shkencor historianėsh nė qytetin Achen tė Gjermanisė mė 15.01.1928. Nė tė zbėrthehen ēėshtje tė vazhdimėsisė Iliro-Shqiptare dhe Marlaskaj bėn prezent nė tė argumenta gjuhsore, burime tė shkruara historike etj. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė vepėr ka dhe pėrhapjes sė krishtėrimit nė Shqipėri dhe rolit tė kishės Katolike nė pėrhapjen e kulturės dhe lidhjes sė Shqipėrisė me Europėn.
              Nė “Ligjėratėn mbi Shqipėrinė” Marlaskaj i jep njė vend tė veēante familjeve princore shqiptare si Ballshajt, Komenėt, Topiajt, Kastriotėt etj.
              “Gjergj Kastrioti ishte i shkathėt dhe i zgjuar si Ēezari e Hamibali, i pandjeshėm ndaj vapės e tė ftohtit e me njė fuqi trupore tė pėrkryer” thotė Marlaskaj.
              Merita mė e madhe e Marlaskajt si historian ėshtė se pėr herė tė parė nė historinė tonė gjene njė trajtesė tė plotė arsimi dhe vijimsia e tij nė gjithė kohėn pas pushtimit turk.
              Vepra tė tjera janė “Historia e Kryqit Kuq” nė tė cilin jepen tė dhėna historike dhe vlerėsime pėr kėtė organizatė.
              Nė dorėshkrimin “Vezirat nė Shqypni” trajtohen nė formė kronike Begollajt, Ēonshollajt e Bushatasit dhe ka tė dhėna tė vlefshme.
              Nė “Ligjėraten mbi Shqypninė” ėshtė njė dorshkrim nė gjermanisht me titull “Jeta e Shqiptarvet”. Kėtu trajtohen qartė dhe shkurt familja, fejesa, martesa, edukimi i fėmijėve, jeta familjare, veshja, sėmundjet dhe mjekimi i tyre, varrimi dhe rite e doke tė tjera. Pra Marlaskaj ishte pa dyshim dhe etnolog. Ambrozi vė nė dukje disa veēori tė jetės sė shqiptarėve si; Kėngėt qė i kėndohen fėmijės nė djep, mosthirrja e bashkshortėve me emėr njėri-tjetrit, aftėsitė e mjekėve popullorė qė edhe pse ju mungojnė mjetet kryesore krijojnė operacione tė vėshtira.

              Gjuhėtar

              Marlaskaj ishte gjuhtar i spikatur. Nė njė dorėshkrim “A asht gjuha shqipe pėr ēėshtje ditunore?” Marlaskaj thekson:
              “Dita me ditė jemi tue pa dhe tue prekė me dorė nevojėn qi kemi, qė ta mbėshtesim jetėn tonė vetjake, shoqnore e industriale mbi parimet e dijės sė vėrtetė. Sa mė afėr tu bajmė vend kėtyre parimeve nė jetėn tonė shqiptare, aq mė shumė do tė kemi tė drejtė dhe themel gjallėrimi, aq mė fort do tė hullemi (afrohemi) nga kulturė e qytetnimi”.
              Nė njė vend tjetėr Marlaskaj kritikon pseudointelektualėt qė e quanin veten aksidentale dhe qė thonin se gjuha shqipe nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr tė njohur e shprehur njohuritė e larta ditunore.
              “Unė - thotė Marlaskaj- kisha me ju thanė kėtyne zotnive tė mos nguten me marrė nėpėr gojė atė gjuhė plot fuqi, por ti vihen e ta mėsojnė, ta punojnė e atėherė tė thonė fjalėn”.
              “Popujt e europės nuk e patėn gjuhėn gjithherė tė pėrpunueme si sot. Por e punuen dhe e zhvilluen. S’bahen punėt tue ndenjė pėshtetė me duer n’ij, por brezit tė sotėm i pėrket me thye akullin e me vu dorė nė krijimin e kulturės e tė ditunisė shqiptare”.
              Duke nisur vėrejtjet mbi ortografinė shqipe, Marlaskaj shkruan Fishtės. “Njė nga mė tė mėdhatė shėrbime qė i ke ba Kombit Shqiptar, qe miratimi i alfabetit latin nė Kongresin e Manastirit tė vjetit 1908 nė tė cilėn iu qitėn (hodhėn) themelet nji ortografie tė gjithmbarshme nė Shqypni”.
              Marlaskaj e quante alfabetin themelin e gjuhės ndėrsa ngrehina (ndėrtesa mbi to) ishte ortografia dhe morfologjia duke e krahasuar kėshtu me njė shtėpi. Nė kėtė kuptim “ndėrtesa” e pa ngritur pra ortografia duhej ngritur sa mė parė.
              Kėtė detyrė e mori pėrsipėr “Komisia Letrare” por sipas Marlaskajt “parimet e zgjedhura prej komisisė letrare nuk janė asosh qė t’ju pėrgjigjen nevojave tė gjuhės sonė, nuk po thom plotėsisht, por as kah nė tė nevojshmet pikpamje. “Mendimi im – thotė Marlaskaj, se pėr tė nxitė autoritetet e ligjshme qė tu bien mbrapa kėtyre mungesave kah ana e njė ortografie tė arsyeshme e tė mjaftueshme, kam vendos tė bėj disa oroe ma tė nevojshme pėr ortografinė e komsisė letrare shqype, do oroe tė cilat tuj u gjet nė shkollė, nė jetė praktike, ditė pėr ditė mė bie nė sy edhe pa dashtė”.
              Marlaskaj kėshillon se duhen bėrė studime tė mirfillta e tė posaēme shkencore mbi gjuhė tė vjetra pėr tė dhėnė njė gjykim sa mė tė drejtė mbi etimologjinė e fjalės shqipe.

              Mendimi dhe veprimi politik i mirditasve shprehet qartė tek DEPUTETI i tyre Marlaskaj.

              Aktiviteti mė i dendur politik i A. Marlaskajt vihet re pas luftės sė I Botėrore. “Nė kėtė kohė ky patriot ishte nė ballė tė luftės pėr bashkim kombėtar, liri, demokraci e pėrparim te shqiptarėve. Ai mori pjesė gjallėrisht nė jetėn politike shqiptare tė viteve 1920-1924, duke vepruar nė rrymėn me demokratike te kohės”1.
              Duke vlerėsuar gjendjen e vitit 1923, A. Marlaskaj shkruan:
              “Njerėzit ma tė mirė, sidomos nė Shqypninė e Veriut ishin lodhun prej njė sundimi tė tillė tė dhunshėm. Ata krijuen njė shoqni zgjedhore kundėr A. Zogut. Pėr kėtė nji ndihmesė tė madhe dhanė gazeta “Ora e Maleve”, dhe revista “Hylli i Dritės”.
              Sipas Marlaskajt “Meqėnėse nė zgjedhje ishte fjala pėr hartimin e njė Kushtetute tė re pėrfundimtare i dėrguari apostolik e porositi Klerin Katolik qė tė marrė pjesė nė kėto zgjedhje dhe sipas dėshirės eventuale tė popullit tė dėrgoje edhe klerikė nė Kėshillin Kombėtar”.
              “Sapo u shpallėn listat e kandidatėve pėr deputetė nė Asamblenė Kushtetuese mė 1923, intelektuali i shquar e veterani i arsimit kombėtar, atdhetar Gasper Beltoja prej Tirane i shkruan Marlaskajt nė Shkodėr. Jam gzue shume kur lexova nr1 “Orėn e Maleve” emnin tuej pėr nė kuvendin kushtetues. Po, u gėzova sepse ju nuk kini interesa individuale e kini mu mundue pėr tė mirėn e popullit”.
              Me gjithė mjetet qė pėrdori Zogu, legale e ilegale, te dhunshme e paqsore pėr tė penguar fitoren e At Ambrozit, populli i Mirditės, vegjėlia por dhe njė pjesė e parisė mė 07.12.1923 e zgjodhi At Marlaskajn deputet nė Asamblenė Kushtetuese. Zogu humbi kėshtu pothuajse gjithė Shqipėrinė e Veriut. Qė nga kjo kohė Zogu pėr tė ardhur nė pushtet kishte vetėm njė shans: Duke u mbėshtetur nga Mbreteria Jugosllave.
              “Ky fakt ishte i njohur, prandaj i shqetsonte atdhetarėt pasi Jugosllavia kishte pushtuar Kosovėn dhe synonte tė pėrmbante edhe pjesėn tjetėr, tė paktėn Shqipėrinė e Veriut”1.
              Fitorja nė zgjedhje dhe debutimi i A. Marlaskajt nė kėtė tribunė tė lartė kombetare u prit me pėrzemėrsi nga patriotėt dhe rrethet intelektuale tė kohės. Mė 02.01.1924 Gjergj Vjerdha ndėr tė tjera i shkruan: “Tue ju urue prej Perendiet jetė, shėndet dhe plotsimin e gjithė dėshirave te Zotnis t’Uej nė pikpamje tė pėrparimit, lulzimit, nderės s’Atdheut dhe tė bashkimit e nderės sė tė gjith popullit, gėzohem shumė pėr zgjedhjen t’Uej nė Asamble”.
              A Marlaskaj nė fillim te jetės sė ksaj Asambleje Kombėtare shėnon:
              “Sapo pėrfunduen zgjedhjet ne mbėrritėm tė kuptojmė se jemi nė gjendje me krijue nji Parti te fortė kundėr Qeverisė. Ndėr 102 anetarė tė kshillit kombėtar ne mund tė llogaritnim tė paktėn 43 (m.gj.se kjo shpresė mund tė pėrligjet nė jetė kur nuk nevojitet frika)”.
              “Bisedimet pėr njė Qeveri tė re zgjatėn shumė. Njė kualicion ishte i pamundur, sepse ne donim nga njėra anė pėrjashtimin e plotė tė Zogut dhe nga ana tjetėr kėrkonim Ministrinė e luftės. Kėshtu kabineti i ri u formue pėrsėri nga Partia e Zogut, por vetė Zogu nuk merrte pjesė nė tė”1.
              Ndonėse ishte nė opozitė Marlaskaj dhe kolege tė tij si Fishta, F. Noli, Avni Rustemi, Ndre Mjeda, L. Gurakuqi, Hile Mosi, Aqif Pashė Elbasani, Bumēi etj, rritėn autoritetin e Asamblesė kombėtare, krijuan njė kulturė tė re pėrfaqsimi tė popullit, demokratizuan jetėn parlamentare, penguan mėnyrėn e sundimit anadollak dhe mesjetar tė qeveritarėve si tė Shevqet Verlacit, A. Zogut M. Libohovės etj.
              Marlaskaj u pėrpoē qė Asambleja dhe deputetėt tė intensifikonin punėn pėr tė bėrė ligje tė mira, pėr t’i shėrbyer sa mė mirė gjendjes sė brendėshme dhe marrdhėnieve me jashtė tė shtetit shqiptar.
              Kultura perėndimore dhe njohuritė e plota pėr shumė fusha e bėnė A. Marlaskajn njė nga parlamentarėt mė tė spikatur dhe mė progresiv tė Asamblesė Kombėtare dhe njė nga zėrat mė tė dėgjuar tė saj.
              A. Zogu shkruan Marlaskaj “ruhej si ne nė njė kėshtjellė ditė e natė siē ishte ruejtun kur qe Kryeministėr, megjithėse, pėr kėtė nuk kishte asnjė arsye ligjore. Kundėr kėtij qėndrimi sfidues u ngrit nė kėshillin kombėtar edhe deputeti A. Rustemi”.
              Disa ditė me vonė A. Zogu me njerėzit e tij e vrau atė ditėn pėr diell nė rrugė tė madhe.
              Vrasėsi u largue me njė hap krejt te zakonshėm pa u shqetsue.
              Marlaskaj bashkė me Opozitėn u drejtua pėr nė Vlorė jo vetėm si pėrfaqsues i Mirditės, por edhe i intelektualėve e merr pjesė gjallėrisht nė mbledhjet e deputeteve qė u mbajtėn atje (Vlorė).
              U vendos ti kėrkohej me shkresė Qeverisė burgosja e vrasėsit dhe e A. Zogut dhe dėrgimin e tyre nė gjyq. Qeveria trembej nga A. Zogu e nuk bėri asgjė. Pėrkundrazi A. Zogu mori para nga arkat e pushtetit lokal pėr tė mbledh vullnetarė kundėr opozitės. Nė kėto kushte rrugdalja e vetme ishte qė ti besohej ushtrisė. Ushtria pranoi, veēse po tė nevoiteshin forca duhet tė shtohej numri me civile vullnetarė”. Nė kėto mbledhje tė asamblistėve opozitarė, A. Marlaskaj ėshtė treguar mjaft i gjallė, i urtė dhe me njė mprhtesi politike. Fjalimet e tij tė spikatura bėnė qė ai nė listėn e asamblistėve tė renditet i dyti, fill pas F. Nolit.
              Ato ditė nė njė mbledhje Ali Kėlcyra njofton se Ceno Kryeziu ka pushtuar Krumėn. Marlaskaj i pėrgjigjet:
              “Ka ardhė nė Krumė se edhe ai asht Shqiptar”.
              Qeveria kaloi hapur, nė anėn e Ahmet Zogut madje e emėroi atė kryekomandant tė vullnetarėve qė ai vetė kishte mobilizuar.
              Nga jugu e veriu ushtria e udhėhequr nga opozita por e mbėshtetur nga jugu e veriu me vullnetarė pasi u ndesh nė njė rezistencė tė dobėt mori kryeqytetin dhe Zogu e vullnetarėt e tij u arratisėn nė Jugosllavi. Situata pas disa betejave tė shkurtėra (jug e veri 30 te vrarė) u shpėtua.

              Krijimi i Qeverisė sė Nolit 1924.
              Lidhur me kėtė Marlaskaj shkruan - “Pas arratisjes sė Partisė Zogut u shtrua ēeshtja e formimit te Qeverisė. Pėr formimin e Qeverisė sė re kishte dy rrugė:
              a) Civile, b) Ushtarake, dhe katėr kandidatė; Noli, Gurakuqi, Koculi, Delvina, fitoi Noli”.
              “Nė ligjeratėn mbi Shqipėrinė” A. Marlaskaj shkruan “Ish opozita e mėparshme kėrkoi zgjedhje tė reja pėr ti tregue popullit se ajo ishte drejtue te ky jo pėr interesa vetjake”.
              Pas vendosjes sė Qeverisė e vendosjes sė rendit Marlaskaj shkruan;
              “Nė kėtė kohė sejcili prej nesh shkoi nė shtėpi tė vet”.
              Ambroz Marlaskaj nuk bėri pjesė nė ndonjė digaster tė Qeverisė sė Nolit. Qėndrimi i Marlaskajt pėr politikat qeverisėse tė Nolit nuk ėshtė i qartė pasi ka mangėsi dokumentash por sipas P. Doēit, autor i librit “Fati i njė dijetari” thotė; “Njė gjė bie nė sy: Ambroz Marlaskaj ėshtė pėr veprime ushtarake, pėr njė dorė tė fortė kundėr bandave Zogiste qė prishnin qetėsinė dhe shkaktonin ē’rregullime nė popull”.
              Personaliteti i spikatur i Marlaskajt shihet qartė nė letėrkėmbime tė shumta (me qindra) qė ka patur me atdhetarė dhe intelektualė tė kohės tė cilėt (kėta tė fundit) e vlėrsojnė si njeri tė aftė, patriot dhe politikan i zoti.
              Pas rėnies se Qeverisė sė Nolit nė dhjetor 1924 si shmė tė tjerė personalitete pėrndiqet dhe largohet nga Shqipėria (nė mars 1925 nė Itali). Pėr periudhėn 1934-38 ka pak dokumenta pėr tė dhe njohja e veprimtarisė tij ėshtė e vogėl.
              Me 15.03.1936 i shkruan P. Rrokut njė letėr ku ndėr tė tjera Marlaskaj thekson; “Pėrkujtimi e pėrtėrin detyrimin. E kemi nė dorė me ba diēka e nuk asht ba”.
              Nė letėr i tregon se kishte krijuar njė komitet me italianė tė pasur pėr me ndihmu shqiptarėt kryesisht komunitetin katolik e kur organizimi arriti kulmin nisi lufta nė Abisini dhe i prishi gjithė planet – thotė Marlaskaj.
              “Na Shqiptarėt jemi msue tepėr keq me u mbėshtet mbi ndihma. Asht e vėrtetė se jemi tė papasun tejet, as nuk jemi te zotė tė bajmė vepra tė mėdha me mjetet tona, por do punė tė vogla mund tė bajmė. Por nuk kemi kurr nji iniciativė… po kto punė kėrkojnė mund, therrori, dizinteres, besė, drejtėsi etj… ndėrsa nga ne sa kanė qėnė nga ata qė edhe kur kanė mujt tė kenė qelė njė shkollė pa para pėr mėsim tė popullit.
              Me 30 prill 1938, Marlaskaj i dėrgon arqipeshkvit nė Shkodėr njė letėr nė tė cilėn citojmė; “Asht kot tė tham se nuk kam kurrnji tager ligjor tė shkruaj ē’ka kam nda me shkrue shkėlqesisė sate si t’vetmit Metropolit tė Shqypnisė e kėshtu gjithė ipeshkvijve tė saj. Asgja mangut si katolik i Shqipnisė e njėherit si pjestar i Klerit t’atyshėm nuk mund tė kesh kurrsesi mbi ēka ashtė ken lajmue rreth martesės sė mbrame nė Tiranė, pėrsa i pėrket pjesmarrjes sė Klerit Katolik nė atė martesė…”.
              Vetė nė cilėsinė e tregueme temen jam tue que zanin kundra kėtij shkandali tė madh qė ka ndodh nė Shqypni tė shkaktuem aty e gjithkund, tė asaj kunore qė nuk asht kunorė por konkubinat nė vėshtimin e plotė tė fjalės”.
              Mėnyra e ashpėr e trajtimit tė kėsaj letre tregon se sa i prerė ishte nė mendimet e veta frati mirditas. Kjo nuk shprehte aspak mendjemadhėsi por bindje pėr shkak tė formimit tė tij. Qėndrim nė vijimėsi antizogist qė nė vitin 1923 e deri nė kėtė letėr qė sapo cituam nuk mund tė mos sillte rrjedhime pėr A. Marlaskajn qoftė edhe nė Romė, pasi kumbarė i Zogut ishte vetė Konti Ēiano.
              Vdekja e Marlaskajt nė pranverė 1939 ishte e mistershme. Ndoshta dhe kjo ishte qe bėrė me kohė pjese e planeve pėr eleminimin e kundėrshtarėve politik tė Pushtetit Zogist.

              Tė gjitha tė drejtat e rezervuara © Autorit Gjet Ndoj
              Ngadale Beg, se ka hendek.

              Comment

              Working...
              X