Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Historia e etnologjisė shqiptare.

Mbyll
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Historia e etnologjisė shqiptare.

    nga MARK TIRTA

    • Kohėsia relative
    Udhėpėrshkruesit e ndryshėm dhe kronistėt nga kohė tė ndryshme: nė lashtsi, nė mesjetė, po dhe nė kohė tė re, nė shkrimet e tyre na kanė dhėnė materiale e mendime me interes shkencor pėr veēoritė etnokulturore tė popullit tonė. Njė gjė tė tillė na e bėjnė tė qartė dhe monumentet e dėshmitė e ndryshme arkeologjike tė lashtėsisė e ato mesjetare. Arkeologjia jonė pėr lashtėsinė dhe mesjetėn, nė fund tė fundit ėshtė njė paleoetnologji; pra ajo ėshtė e pandarė nga etnologjia, nė kuptimin e dhėnies sė veēorive tė etnokulturės pėr njė kohė tė caktuar, pėr njė vend e njė bashkėsi shoqėrore tė marrė nė shqyrtim nė kėtė vėshtrim.

    Duke qenė shkencė historike, etnologjia nė lėmė tė studimit ju pėrgjigjet dhe periudhave mė themelore tė historisė sė popullit tonė. Natyrisht, etnologjia me problemet e metodėn e saj tė veēantė, i studion dukuritė, problemet e ndryshme nė evolucion, duke tejkaluar sipas rastit dhe periudhat e veēanta historike, kur ka dėshme krahasuese pėr vėshtrim diakronik tė gjėrė. Ka dukuri a elementė tė veēantė qė fillojnė nė lashtėsi e vijnė deri nė kohėn tonė e studimi e interpretimi i tyre bėhet nė bazė hulumtimesh diakronike e sinkronike, nė bazė krahasimesh e pėrgjithėsimesh qė pėrkojnė me natyrėn krejt tė veēantė tė etnologjisė.

    Burimet e shkruara njohėse dhe interpretimet e tyre i kemi nga periudha tė ndryshme historike. Burimet dokumentare dhe pėrgjithėsimet, janė dy gjėra tė ndryshme, por tė lidhura pandarėsisht nė mes tyre. Edhe dėshmitė faktike tė shkruara nė vetvete kanė nė to pergjithėsime, interpretime, mendime tė autorėve tė kohės kur ato janė fiksuar. Edhe nė pėrgjithėsimet e interpretimet e dijetarėve ka doemos dhe pėrshkrime. Kemi kėtu njė lidhje dialektike nė mes burimit dhe interpretimit shkencor. Natyrisht, mendimi shkencor pasqyron kohėn pėrkatėse kur ėshtė shkruar.
    Periodizimi i historisė sė etnologjisė shqiptare do tė ishte ky: 1. Lashtėsia , nga koha e shfaqjes e dėshmive etnokulturore pėr parailirėt dhe pėr ilirėt e deri nė periudhėn e vonė romake.

    Pėrfaqėsohet nga autorėt antikė grekė e romakė, nga mbishkrime e trashėgimi tė artit tė aplikuar dhe monumente arkeologjike. 2.Mesjeta para pushtimit osman , nga autorė e kronika tė kohės, dėshmi kadestrale e kishtare, monumente arkeologjike. 3 . Pushtimi nė shek. XV e deri nė rėnien e pashallėqeve shqiptare . 4. Rilindja kombėtare shqiptare(1831-1912) duke futur kėtu dhe autorėt qė e vazhdojnė veprimtarinė deri nė vitet 20 tė shek. XX. 5 . Periudha e Pavarėsisė (nga 1912 deri 1944). 6. Periudha pas Luftės II Botėrore (nga viti 1944 e deri nė ditėt tona). Ėshtė e kuptueshme, nė kufijtė midis periudhave prerje krejt tė pėrcaktuar nuk ka; dukuritė etnologjike janė tepėr tė qėndrueshme nė kalimin nga njė periudhė nė tjetrėn, po natyra e burimeve dėshmuese ndryshon. Kjo ka tė bėjė pėrgjithėsisht me kohėn kur janė shėnuar dėshmitė a koha e monumenteve arkeologjike.

  • #2
    Lashtėsia. Ilirėt

    1. Lashtėsia. Ilirėt
    Pėrderisa ilirėt janė stėrgjyshėrit e arbėrve mesjetarė, pra dhe tė shqiptarėve tė sotėm, pjesė pėrbėrėse e historisė sė etnologjisė shqiptare ėshtė dhe etnologjia e ilirėve me burimet e saj dėshmuese. Kėto burime na janė dhėnė nga monumentet arkeologjike tė zbuluara e tė interpretuara nga arkeologėt e ilirologėt, nga etnologėt; janė shkrimet e autorėve tė vjetėrsisė greke e romake, autorė bashkėkohės tė ilirėve qė shkojnė nga shekujt mė tė lashtė e deri nė periudhėn e vonė romake e nė shekujt e parė tė periudhės bizantine. Kėtu pėrfshihen dhe parailirėt e pellazgėt pėr aq sa kanė tė bėjnė me trojet e ilirėve e me pėrbėrėsit qė do tė formojėn mė vonė etnosin ilir, pra qė nga periudha e bronxit e kėtej, nė mos dhe mė tej. Etnologjia e ilirėve, me veēoritė etnike tė tyre, ėshtė njė objekt i rėndėsishėm i kėrkimeve paleoetnologjike, pra i etnologjisė sė lashtėsisė nė trojet ku banonin mė vonė arbėrit mesjetarė.
    Pėr trevėn ilire e pėr popullatat ilire kemi pak tė dhėna tė shkruara nga aautorė tė kohėve pėrkatėse, shkrime tė vėzhguese tė drejtpėrdrejtė tė gjendjes etnologjike tė grupimeve tė veēanta territoriale tė ilirėve. Nuk kemi as edhe njė libėr tė autorėve tė lashtėsisė qė t'u jetė kushtuar tėrėsisht ilirėve, me shtrirjen e tyre territoriale e me veēoritė e tyre etnologjiek. Por, nga ana tjetėr, shumė autorė grekė e romakė tė antikitetit, nė veprat e tyre, dikush mė pak e dikush mė shumė, na japin njoftime me interes pėr shtrirjen, jetesėn e veēoritė e ilirėve, qė nga mė tė vjetrit si Homeri, Herodoti, Hesiodi e tjerė, pėr tė pėrfunduar te Anonimi i Ravenės qė u takon shek. VII-VIII.

    Nė "Iliada dhe Odisea" tė Homerit, (Homeri, Iliada, Tiranė, 1965; Odisea, Tiranė, 1976), shkruar nė shek. VIII-VI para krishtit jepen tė dhėna me interes pėr vende e popullata tė trevės ilire, veēanėrisht pėr atė pjesė territori qė e quajmė Epir e qė ishte mė nė kufi e nė marrėdhėnie ekonomike e shoqėrore me grekėt e kohės, pėr tė cilėn bėjnė fjalė dy veprat qė pėrmendėm. Aty bėhet fjalė pėr fiset ilire si "perrebejt luftarake "; pėr tesprotėt , pėr molosėt , pėr peonėt. Tė dhėna me interes na jepen pėr Dodonėn pellasgjike e lisin e gjatė fattregues ku shkonin njerzit nga tė gjitha anėt "pėr tė mėsuar" tė ardhmen e fatin e tyre. Mėsojmė aty mjaft gjėra pėr Butrintin, pėr burimet ekonomike nė Epir, pėr zhvillimin e detarisė nė Tesproti. Sipas Iliadės, jo pak popullsi nga fiset dardane, peone etj. morėn pjesė nė luftėn e Trojės e se shumė heronj tė pėrmendur ishin me origjinė dardane. Disa studiues ilirologė me argumente tė ndryshme e bindėse kanė treguar se dardanėt e Ilirisė dhe dardanėt e Azisė sė Vogėl kishin lidhje gjenetike midis tyre.

    Nga shkrimet e logografėve, qė janė mjaft tė hershme, nuk janė ruajtur, veēse copėza njoftimesh tė pėrmendura nga autorė tė mėvonshėm. Herodoti (484-425), "babai i etnologjisė, nė veprėn e tij (Herodoti, Istorija, Leningrad, 1972) na paraqet gjerėsisht shumė vende e popuj qė shteti e vėrejti me sytė e tij, pėrshkruajti doke e zakone, mėnyrė jetese e zhvillim tė tyre nė mbėshtetje tė burimeve ekonomike qė ata zotėronin. Herodoti ėshtė i pari qėpėrmend nė veprėn e tij emrin "Ilir" dhe na pėrshkruan fiset ilire nė tėrėsi qė nga Panonia e deri nė Ambraki, po dhe mesapėt, japingėt e daunėt nė Itali e deri te autoritarėt, dardanėt e peonėt nė pjesėn lindore tė Ilirisė, nga istrėt e japodėt mė nė veri e deri te tesprotėt mė nė jug tė Ilirisė. Fiset tesprote e malose i quan barbarė pra jo grekė. Ka pėrshkruar pellazgėt qė banonin nė trojet ilire me doket e zakonet e tyre.

    Njė vend tė veēantė nė veprėn e tij zėnė arakulli i Dodonės e besime ilire e pellazge, me doke e zakone tė tyre, natyrėn e tyre luftarake, pėr burimet ekonomike nė vise tė Ilirisė. Herodoti na tregon se gratė peone ishin shumė punėtore: nė njė kohė gruaja bėnte disa punė: nė duar tjerrte lirin, nė kokė mbartėte shtėmbėn me ujė dhe njėherit, tė lidhur te krehu pėr kapistre tėrhiqte kalin qė e ēonte pėr t'i dhėnė ujė.
    Thukididi (jetoi rreth viteve 460-400 p.e.r.) nė Historinė e luftės sė Peloponezit (Thucydides, L'Histoire de Thucydide de la guerre du Peloponese, Paris, 1714, vėll. 1, 2.) na ka dhėnė dėshmi tė rėndėsishme pėr jetėn e karakteristikat e ilirėve, sidomos, pėr taulantėt dhe nė pėrgjithėsi pėr fiset e Epirit,pėr qytetet antike Dyrrah, Apolloni e Butrint, pėr lynkestėt nė marrėdhėniet e tyre me Maqedoni e Greqi. Disa fise ilire e sidomos kaonėt e enkelasit cilėsohen popullsi trime e shumė luftarake.

    Mendimatari i madh grek Aristoteli (384-322 p.e.r.), lindur nė Stragira tė Maqedonisė e vdekur nė Eube, nė veprat e tij faqe tė tėra u ka kushtuar jetės, zakoneve e burimeve ekonomike tė ilirėve sidomos nė veprat (Aristoteli: De snimalum historiae. De mirabilibus auscultatiobus , Paris.) " Mbi historinė e kafshėve " dhe " Mbi mrekullitė e dėgjuara ". Ai na tregon se lopėt e Epirit janė tepėr tė mėdha dhe se japin nga njė shtėmbė e gjysėm qumėsht nė njė tė mjelur. Sipas tij janė shumė tė pėrmendur qetė dhe qentė e fiseve epiriote. Aristoteli na tregon se nė afėrsi tė Apolonisė del zjarr i vėrtetė nga toka. Me sa duket ėshtė zjarr qė ndizet nga gazi i vendeve naftėmbajtėse tė kėsaj treve. Ai ua ka bėrė tė ditur se ilirėt e quajtur taulantė bėjnė verė nga mjalti; pasi i shtrydhin hojet (e mjaltit), i hedhin ujė dhe e ziejnė nė kazan gjersa tė mbetet gjysma. Kėtė e hedhin nė enė prej balte dhe e lėnė gjersa tė mbetet gjysma, pastaj lėngun e shtien nė enė prej druri. Kėtu thonė se e lėnė tė fermentojė pėr njė kohė tė gjatė dhe bėhet verė". Ky autor shkruan se nė viset e Tulantėve ka me shumicė serė qė shpėrthen nga toka me currila. Tė dhėna tė rėndėsishme kemi prej tij dhe pėr bagėtitė nė viset e Ilirisė; thotė se janė me shumicė, se pjellin deri 2 herė nė vit edhe se nė pėrgjithėsi bėjnė nga dy e mė shumė tė vegjėl.

    Historiani i madh grek Plibi (rreth 200-120 para krishtit) nė veprėn e tij "Historitė" ka paraqitur tė dhėna me interes pėr ilirėt, karakterin e tyre luftarak, organizimin shoqėror, pėr zhvillimin e detarisė ilire (Polybei, Historiae Paris.); ai thotė se ilirėt kishin njė zotėsi tė veēantė pėr tė ndėrtuar anije. Nė veprėn e tij flitet dh pėr gjuhėn ilire.

    E rėndėsishme ėshtė tė pėrmendet dhe njė vepėr nė vargje e shkruar nga gjeografi Skymni (qė quhet dhe Pserdo Skymni); ai ka jetuar nė shek. III-II para Krishtit e qė na paraqet pėr Ilirinė ngjarje tė shek. IV, po dhe V e VI para Krishtit. Nė kėtė vepėr flitet se nė brigjet e Adriatikut jetojnė mė shumė se njė milionė e gjysėm njerėz, pra ilirė. Diku na thotė se nė Iliri ka njė popullsi shumė tė madhe, se aty ka shumė toka pjellore, se aty bagėtia pjellin binjakė. Sipas tij, nė ilirė ka popullata qė vetėsundohen, por ka dhe nga ata qė u bindėn bizalajve e monarkėve, disa prej tyre banojnė nė brendėsi tė Ilirisė, duke punuar tokėn, tė tjerė shtrihen anės sė Adriatikut. Autori i pėrmend ata si tė drejtė, mikpritės, me prirje pėr njė jetė shoqėrore korrekte e tė hieshme.
    Pėr jetėn ekonomike, pėr doke e zakone tė ilirėve tė dhėna tė rėndėsishme gjejmė dhe nė veprėn e shkrimtarit romak M. T. Varroni (116-117 para Krishtit) "Mbi ekonominė fshatare". (M. T. Varronis, De re rustika , Milano, 1930) Ai thotė se oberari (njerėz me pagesė) qė punojnė tokėn, mbjellin dhe korrin bereqetet, gjenden me shumicė nė Iliri. Ėshtė e zhvilluar shumė blegtoria nė Epir dhe aty thuhet se, sipas zakonit tė vendit, pėr ēdo 100 dele ka njė bari dhe pėr po kaq dhi ka dy bari. Aty tregohet se gratė ilire qė janė tė forta, punėtore e qė merren me ēfarėdolloj pune si edhe burrat.

    Nė veprėn e historianit romak Tit Livi (69 para Krishtit, 17 tė pas Krishtit) "Nga themelimi i qytetit" (Tit Livi, Ab urbe condita, Paris, 1915-1920), duke pėrshkruar luftrat nė mes ilirėve e romakėve, na ofron dėshmi me interes pėr jetėn shoqėrore e ekonomike tė trevės ilire.

    Gjeografi i madh grek, Straboni (lindur nė Amasia tė Greqisė (63 p.e.r. vdekur mė 20 e.r.) qė ka jetuar nė Romė, nė librin e tij "Gjeografia" (Strabon, Geographia , Paris, 1915-1925) na jep njohje me interes pėr tėrė trojet e krahinat e Ilirės, pėr doke e zakone tė tyre, pėr jetėn ekonomike, pėr popullsinė e migrimet e saj. Ai tregon se nė tokat e Ilirisė (bashkė me Epirin) ishin tė zhvilluara vreshtaria dhe ullishtat, sidomos nė ultėsirat bregdetare tė saj; dardanėt e kanė tė zhvilluar muzikėn, bashkė me fyej e veglat me korda: nė Iliri pėrmend disa miniera ku nxirrej ari e argjendi, si nė afėrsi tė qytetit Damastion, pranė malit Hem nė Peoni e vende tė tjera. Ari ilir ishte i pėrmendur nė Romė. Straboni na thotė se dalmatėt e rindanin tokėn nė pronėsi nė ēdo tetė vjet. Ky autor na tregon se ardianėt u shtynė prej romakėve nga ultėsirat bregdetare pėr nė brendėsi tė vendit. Nė viset pranė Apolonisė ndizet zjarr qė del nga toka e po aty ka me shumicė serė qė shkrin nga ky zjarr. Autori na vė nė dijeni se fiset e Epirit janė 14 e mė tė dėgjuar ndėr ta janė koanėt e mollosėt. Mjaft tė dhėna kemi prej tij pėr truallin e Dodonės, pėr rite e besime tė lidhura me tė.

    Tė dhėna tė rėndėsishme pėr ilirėt na jepen nė veprat "Historia e Natyrės" (C. Plini Secundi Naturalis historias, Paris, 1892) tė Plinit Sekundi (lindur nė Novum Komun tė Italisė sė Veriut mė 23 pas Krishtit dhe vdekur i helmuar nga shpėrthimi i Vezuvit mė 79). Nė kėtė vepėr flitet tė thuash pėr tėrė fiset ilire, pėr burimet ekonomike tė tyre, tė mbitokės e tė nėntokės. Pėrshkruhen aty pasuritė nėntokėsore nė Dalmaci, nė Dardani, pranė Damastionit; flitet pėr serėn e afėrsisė tė Apolonisė sė Fierit, pėr njė lloj qymyri tė Tesprotisė. Nė Dardani nxirrej ar. Edhe burrat mbanin nė llėrė tė duarve byzylykė prej ari. Bagėtitė e Epirit vlerėsohen nė mėnyrė tė veēantė pėr numrin e madh tė tyre e cilėsinė. Gjedhet epirote thuhet se janė tė njė race shumė prodhuese. Mėsojmė nga kjo vepėr pėr kultivimin e rrushit nė viset e Ilirisė. Nė trevėn e Dyrrahut bėheshin shumė lloje rrushi tė cilėsisė sė mirė. Aty pėrmenden dhe njė seri legjendash e mitesh pėr fiset e ndryshme, pėr veprime magjike, besime. "Thuhet se nga tė brendėshmet e kafshėve dilnin gjarpėrinj; kėtu nuk ka asgjė tė pabesueshme, kur marrim parasysh se Pirrua kur flijoi ditėn qė u vra, krerėt e bagėtive tė therura u tėrhoqėn zvarrė dhe lėpinė gjakun e tyre".

    Plutarku nė "Jetėt paralele" (Plutarchi, Vitae paralelae , Paris 1915) ka pasqyruar jo pak dukuri tė jetės sė ilirėve, mite e besime tė tyre. Nė mėnyrė tė veēantė nė kėtė vepėr flitet pėr Epirin e Pirron e Epirit. Flitet kėtu pėr flijime tė ndryshme nė Epir dhe pėr rite e parashikime nė tempullin e Dodonės.
    "Nė fillim nuk e dallonim Pirron e Epirit se nuk kishte pėrkrenare, por pastaj kur e kuptoi kėtė gjė dhe vuri pėrkrenaren, u njoh nga pupėza e lartė dhe nga briri i cjapit". Epirotėt e pritėn Pirron duke e pėrshėndetur me emrin "shqiponjė", "Ėshtė merita juaj, u tha ai, qė unė jam shqiponjė, dhe si tė mos jem, kur ju me armėt tuaja mė keni ngritur lart si me krahė tė shpejta".
    Historiani grek Apiani i Aleksandrisė (fundi i shek. I-vitet 70 shek. II) nė veprėn e tij " Historia e Romės " ( Historia romana , Romė 1939) jep njoftime gjerėsisht pėr shtrirjen e popullatave ilire e jetėn shoqėrore tė tyre. Tė dhėna me interes gjejmė veēanėrisht nė "Librin" (pjesėn) Illyrike. ai thotė: " Helenėt quajnė ilirė ata qė banojnė mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe tespratėt deri tek lumi Istėr … ndėrsa gjerėsia shkon prej maqedonėve dhe trakėve malorė tek peonėt deri nė Jon nė rrėzė tė alpeve ". Apiani shton se "ilirėt janė tė shumtė dhe pėr ta flitet ende, siē ėshtė e natyrshme, pėr njė hapėsirė tepėr tė madhe". Nė veprėn e tij na jepet legjenda e themelimit tė Epidamnit dhe origjina e emrit Dyrrah.

    Njė vlerė tė veēantė ka pėr etnologjinė e trojeve ilire vepra "Gjeografia" (Claudi Ptolemaei, " Geographi a", v. I, Paris, 1883) e dijetarit tė Aleksandrisė Klaud Ptolemeu (i shek. II pas Krishtit), veēanėrisht tabelat me emėrvendet. Pėr trevėn ilire na ka dhėnė mjaft emėrvende (qendra tė banuara) tė pėrcaktuara e qė i njohim pėr herė tė parė dhe nė mes tyre dhe Albanoi e Albanopolis (albanėt dhe qyteti Alban), me shtrirje diku nė mes Krujės e Durrėsit.

    Pėr studime nė vėshtrim etnologjik tė rrugėve, tė emėrvendeve, tempujve e qyteteve shėrbejnė " Itinerarėt romakė " (Itineraria romana) (hartuar nė shek. II pas Krishtit). Nė to vėrejmė lidhjet ekonomike e shoqėrore nė lashtėsi nė mes popujve tė Ballkanit e tė brigjeve tė Adriatikut. Na janė dhėnė aty tėrė stacionet rrugore tė lidhjeve krahinore e ndėrkrahinore deri ndėrballkanike. Nė trojet ilire tre stacione rrugore emėrojnė me emrin e faltores sė Dianės, ēka tregon se nė Iliri kjo hyjni ka pasur njė adhurim tė veēantė, dėshmi e njė tradite tė lashtė vendėse tė saj, pavarėsisht nga ndikimet romake qė i dhanė dhe emrin.

    Nga veprat e autorėve antikė grekė e romakė mund tė nxirren mjaft tė dhėna pėr etnologjinė e ilirėve. Kėtu kemi shėnuar vetėm njė pjesė tė vogėl e tė pėrzgjedhur tė tyre. Edhe nga shumė autorė tė tjerė, veprat e tė cilėve nuk janė pėrmendur kėtu, kemi tė dhėna me interes etnologjik pėr etnosin ilir. Pėr etnologjinė e Ilirėve ėshtė me shumė interes libri i ilirologut tė mirėnjohur A. Stipēeviē "Ilirėt-historia, jeta, kultura", po dhe botime tė tjera tė kėtij autori. (A. Stipēevic, Ilirėt - historia - jeta - kultura , Prishtinė, "Rilindja", 1980.

    Comment


    • #3
      Mesjeta paraosmane

      2. Mesjeta paraosmane
      Harku kohor i Mesjetės para pushtimit osman pėrkon me afėrsi me dy ndarjet kohore tė para tė saj: Mesjetėn e herėshme dhe Mesjetėn midise. Pėr tė ndėrtuar pėrbėrjen etnologjike tė arbėrve mesjetarė tė kėsaj kohe, pėrsėri, ashtu si pėr ilirėt, burimet i kemi mjaft tė cunguara, copėza tė mbetura andej e kėtej. Luftrat, grabitjet, rrėmuja, i shkatėrruan monumentet kulturore tė shkruara apo materiale, ashtu siē u pėrshtaten dhe kėrkesave tė etnologjisė. Sot kemi nė dorė njė sėrė dėshmish nga ato qė ka nxjerrė nė dritė arkeologjia siē janė stoli e mjete pune, ndėrtime banimi, sociale e tė kultit qė pasqyrojnė jetėn arbėrore nė Mesjetėn e herėshme; kemi disa ndėrtime e dėshmi kishtare siē ėshtė bazilika e Ballshit, mbishkrimi i Gėziqėt e shek. XII-XIII, ai i Brarit i po asaj kohe, mbishkrimi i Karl Topisė nė Elbasan, afreskat kishtare, ndėr mė tė vjetrat ajo e Rubikut dhe e Vaut tė Dejės. Kėto dėshmi i pėrdorin nė shkallė tė gjerė arkeologjia e historia, por nė njė kėnd special ato janė dhe burime tė rėndėsishme pėr etnologjinė, pėr tė mėsuar pėr jetėn, pėr etnokulturėn e kėsaj bashkėsie etnike.
      Dėshmitė e shkruara, sado tė pakta, janė me interes pėr studimet etnologjike tė popullit tonė. Nė mesjetėn e herėshme arbėrit pėrmenden si shtetas bizantinė ose si ndjekės tė ritit pėrkatės. Nga shek. XI e kėtej fillon e del dhe emri i tyre etnik, kur ata filluan tė formojnė principatat e tyre autonome a tė pavarura. Nė shek. XIV-XV kemi dhe libra komplet, ose qė nė themel u kushtohen trojeve e popullatave arbėrore.
      Njė ndėr dėshmitė mė tė hershme pėr jetėn e arbėrve ėshtė "Ligji bujqėsor" i shtetit bizantin qė ėshtė zbatuar edhe nė trevat fshatare tė perandorisė bizantine nė shek. VII-VIII pas Krishtit e qė pėrbėhet nga 85 nene (Sbornik dokumentov po socialno-ekonomiēeskoj istorii Vizantii, Moskė, 1951, f. 103-109.). Kėtu bėhet fjalė pėr jetėn e rregullat e jetesės sė bashkėsive fshatare e nga studiuesit mendohet se u pėrket dhe trojeve arbėrore; aty flitet mbi pronėsitė e marrėdhėniet pronėsore tė tokės e tė pasurisė sė luajtėshme e tė paluajtėshme, prodhime tė tokės e blegtori. Nė kėtė kod vėrehet ndarja periodike e tokės, siē na del bujqėsia e me peshė dhe blegtoria, mbizotėron prona private e familjet e veēanta. Ėshtė e zhvilluar dukshėm vreshtaria e punėtoria se ka bėrė tė domosdoshme tė hartohen dhe ligje tė posaēme pėr to.
      Qė nė shek. IX na dokumentohen ndarje krahinore tė trojeve arbėrore, me emėrtimin e grupimeve kishtare si krahina e Durrėsit (eparbia e Fisi i Ri), krahina e Dardanisė (eparhia), krahina (eparhia) e Dakisė ku pėrfshihet Nishi e Remesiana qė i pėrmbledh lugina e Moravės. (U. Porhyrogenete. Imperium orientale sive Antiquitates Constantinopolitanae , Tom. I, Venecia, 1729, lib. II, f. 21.)
      I njė rėndėsie jo tė pakėt pėr studimin e tipareve etnologjike tė popullsisė arbėrore ėshtė dhe "Statusi i tatimeve", qė u zbatua nė perandorinė bizantine nė shek. X-XI, nė tėrė Ballkanin qė pėrfshihej nė atė organizim shtetėror. (Si sipėr, f. 147-154)
      Nga brendia e "Statutit tė tatimeve" del se pronėsia private mbi tokėn, tashmė ishte njė gjė e natyrshme. Nga studiuesit historianė mendohet se kėshtu ėshtė zbatuar dhe nė trojet shqiptare. Sipas tij, njė bujku qė ka ikur nga pronat e tij e si rrjedhim nuk paguan taksa pėr tė, ajo mund t'i merrej, duke e shpronėsuar, vetėm pasi tė kenė kaluar 30 vjet braktisje, duke e lėnė tokėn shkret. Deri nė shek. XI arbėrit mesjetarė nuk pėrmendeshin me emrin e tyre etnik, por sipas pėrkatėsisė shtetėrore bizantine, bullgare a sllave, ose sipas pėrkatėsisė fetare bizantine, tė ritit romak e tjerė. Pėr herė tė parė emri arbėr (arbanoi) na dėshmohet nė veprėn "Historia" e M. Ataliatit (M. Attaleiates, Istori a, Bon, 1853, kreu 9.) mė 1038-1042. Kėta arbėr pėrmendėn nė prapatokėn e Durrėsit kur morėn pjesė nė revoltėn e dukės sė atij qyteti.
      Pėr herė tė dytė emri etnik i arbėrve dhe i atdheut tė tyre pėrmendet mė 1078 nė veprėn "Aleksiada" tė A. Komnenės (A. Comnena, " L'Alessiade ", Milano, 1846, libri IV, V, VI.). Arbėria (Arbanon) dhe arbėn (arbėrit) na dalin nė kuptimin e njė bashkėsie territoriale tė veēantė e tė njė shtrirje tokėsore jo tė vogėl nė Shqipėrinė e Mesme (tė emėrtimit tė sotėm). Nė veprėn e Komnenės pėrmenden qytete e krahina tė tėra tė trojeve arbėrore si Dibra, Akrokeraune, Vlora, Kanina, Durrėsi, Orikumi, Ballshi (Gllavinica), Devolli (Deabolis), Petrela, Vagenetia, Arta, Valmi, Drini, Kolonja, Ohri, Mokra, Pollogu, Butrinti, Prespa, Porto-Romano, Sllanica, Drioni, Shkumbini, Janina, Himara, Berati, Apollonia, Kostur etj. Pėrmenden nė mėnyrė tė veēantė ngushticat e shtigjet rreth Arbėrit. Arbri (Arbanon) del kėtu nė kuptimin e njė krahine tė gjerė, me fshatra, qytete e popullsi tė dendur. Kėtu paraqiten dhe krahina e qytete tė ndryshme tė trojeve arbėrore.
      Me mjaft interes ėshtė Anonimi i vitit 1308, i zbuluar nga Gorkia (O. Gorka, Anonimi deskriptio Europae Orientalis, Anno 1CCCVII Cracoviae, 1916. Shih dhe "Burime pėr historinė e Shqipėrisė", Tiranė, 1962, vėll. II, f. ), nė tė pėrmenden disa krahina arbėrore. Aty thuhet se kjo ėshtė njė krahinė tepėr e madhe e ka banorė tė shumtė dhe janė luftėtarė tė mirė; vendi ėshtė i pasur me bagėti, djathėra, qumėsht, bukė e verė nuk ka shumė, por pėr bujarėt ka me tepricė (bukė e verė). Krahinat e pėrmendura: Kėlcyra, Tomorica, Kunavia, Stefanajka; Pulti, Dibra qė ushtrojnė e rrisin vreshta e kėta ushtrues tė bujqėsisė e vreshtave janė popullsi e ngulur. Theksohet se Arbėreshėt kanė gjuhėn e tyre tė veēantė.
      Bulat e Deēanit tė lėshuara nga princėt serbė (mė 1330, 1337, 1347, 1348, 1350) kanė vlėrė tė veēantė pėr zhvillimin e marrėdhėnieve pronėsore nė trojet arbėrore verilindore, nė Kosovė e nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė. Flitet pėr popullsinė, pėr fshatrat, pėr zhvillimin e bujkrobėrisė nė ato vise. Pėrmenden popullsi arbėrore nė disa fshatra. (S. Novakoviē , Zakonski spomenici srpskih drzava srednega vecova , Beograd, 1912, f. 608-620, 6576661, 718-725)
      Kadastra veneciane e Shkodrės e vitit 1417 jep njė material tė gjithanshėm pėr marrėdhėniet pronėsore nė ultėsirat e Mbishkodrės e tė Nėnshkodrės (I. Zamputi, Regjistri i kadastrės dhe koncensioneve pėr rrethin e Shkodrės). Nga kjo vėrejmė se bujqėsia ze njė vend tė konsiderueshėm nė jetėn e burimet ekonomike tė fshatarėsisė. Mbizotėrojnė fshatrat me kufinj tė caktuar, me prona private, me detyrime vjetore ndaj shtetit venecian. Ēdo fshat ka nė krye nga njė fisnik. Kemi nė kėtė trevė njė popullsi me kulturė ekonomike tė jetės sė ngulur ku kultivohen bimėt bujqėsore si meli, gruri, thekri, pemė e sidomos vreshtat. Fshatrat nė pėrgjithėsi, pėrbėhen nga familje me prejardhje tė ndryshme e jo lidhje fisnore sipas vendbanimit. Shkoddra na paraqitet si njė qendėr e rėndėsishme ekonomike. Nė disa pika janė vėnė dogana pėr hyrje e dalje tė mallrave nga jashtė.
      Kadastra e parė turke e vitit 1431-1432 e pėrmbledh gjithė hapėsirėn e pushtuar arbėrore nė sanxhakun e Arbėrisė e qė shkonte qė nga Mati e deri nė Ēamėri nė Jug (H. Inalēik, Suret-i defter-i sangahi arvanid , Ankara, 1954). duke na dhėnė kėtu numrin e fshatrave, tė shtėpive, tė kryefamiljarėve e tė vatrave me vejusha, po kėshtu dhe taksat nė akēe; kjo ėshtė njė pasqyrė e qartė pėr jetėn ekonomike e shoqėrore tė krahinave tė ndryshme shqiptare tė asaj kohe.
      Kronika e G. Muzakės (Ch. Hopf, Chroniques Greco-Romanes inedites ou peu connye , Berlin, 1873, f. 270-340, 352.) shkruar nė fillim tė shek. XVI na jep tė dhėna tė rėndėsishme pėr pronat tokėsore tė fisnikėve shqiptarė nė shek. XIV-XV, pėr nivelin ekonomiko-shoqėror tė vendit. Duke na dhėnė jetėshkrimin e fisnikėve shqiptarė, paraqet qartė krahina tė ndryshme tė trojeve tona si Myzeqeja, Mokra, Devolli, Dibra, Ēermenika, Shpati, Mati. Fisnikėt shqiptarė kishin zotėrimet e tyre e bėnin krushqira me princėr tė mirėnjohur tė Ballkanit e tė Italisė.
      Marin Barlet na ka lėnė dy vepra tė plota e me njė material tė gjerė, kushtuar tėrėsisht shqiptarėve e qendrėsės sė tyre antiturke nė shek. XV, "Rrethimi i Shkodrės", "Historia e Skėnderbeut" (M. Barleti, Rrethimi i Shkodrės , Tiranė, 1966, po ai, Historia e Skėndėrbeut, Tiranė, 1966). Nė kėto vepra mund tė ēėmtohen mjaft tė dhėna etnologjike pėr shqiptarėt; pėr emėrtimet etnike e etnologjike, pėr shtrirjen e trojeve shqiptare, pėr popullsinė, krahinat e veēanta, shtresat e ndryshme shoqėrore e fisnikėt shqiptarė. Aty pasqyrohen dukuri pėr burimet ekonomike, shkėmbimin e nivelin e organizimit shoqėror, pėr doke e zakone. Janė tė spikatura nė kėto vepra karakteristika tė shqiptarėve si dashuria pėr atdhe, psikologjia e vetmohimit pėr tė ruajtur lirinė, trimėria e pashoqe e cilėsitė e veēanta luftarake, prirja pėr tė ruajtur bashkimin e vėllazėrimin, nderimin pėr besėn shqiptare e forcėn e saj, pėr lidhjet kombėtare e luftarake. Nė disa raste na jepen pėrshkrime tė popullsisė nė krahina tė veēanta e shtrirjen e tyre, fisnikėt e pasuritė e tyre.
      Kufij ndarės nė mes kohės para pushtimit osman dhe asaj tė pushtimit osman nuk mund tė vihen nė mėnyrė tė prerė; nė disa vėshtrime kanė midis tyre vazhdimėsi ndėrlidhėse tė pasqyruara nė shkrime tė ndryshme tė kohės.

      Comment


      • #4
        Periudha e sundimit Osman

        3. Periudha e sundimit Osman
        Pėr njohjen e gjendjes etnologjike tė trojeve shqiptare nga fundi i shek. XV e gjatė shek. XVI njė vlerė tė veēantė kanė regjistrat e Kadastrės Osmane. Ato kanė tė dhėna tė konsiderueshme pėr burimet ekonomike, pėr sasinė e familjeve, pėr vendbanimet, pėr popullsinė, pėr zeje e veprimtari tė ndryshme shoqėrore, pėr ndarjet krahinore e lidhjet ndėrkrahinore.
        Njė regjistrim kadastral i pėrgjithshėm i popullsisė sė krishterė tė Ballkanit bėrė nė vitet 1490-1491 dhe botuar nė Sofie nga Todorov e Velkov, na tregon se nė trojet arbėrore banonte njė popullsi e konsiderueshme, e ndarė sipas vilajeteve (qė kėtu pėrputhen nė ndarjen krahinore gjeoetnografike) me fshatra e me familje tė veēanta. Duke konsideruar troje shqiptare gjithė ato vende ku nė mesin e shek. XIX flitej shqip; pra ku banonin shqiptarė mė 1491 kemi njė popullsi qė i kalon 2.000.000 banorė. (N. Todorov, A. Velkov, Situation demografique de la Péninsule balkanique -fin du XveS, début du XVIeS. - Sofia, 1988) Aty jepet vetėm numri i familjeve e jo njerzve, po i kemi llogaritur familjen me njė mesatare rreth 7 vetė. Ėshtė me interes tė shėnohet se kudo vendbanimet vėllehe janė ndarė si bashkėsi shoqėrore nė vete, qė nuk duhen pėrzier me popullsinė tjetėr, sadoqė nuk e dimė shkallėn e asimilimit nė popullsinė shqiptare, duke qenė se banojnė nė midise tė tilla.
        Afėrsisht kėtė sasi popullsie a diēka mė pak na japin pėr trojet arbėrore dhe regjistrat e tjerė tė shek. XV-XVI pėr vise tė ndryshme tė trojeve shqiptare, si regjistri i Sanxhakut tė Shkodrės, ata tė viseve tė Kosovės. (S. Pulaha, Krahinat verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit - Hasi dhe popullsia e tyre nė gjysmėn e tyrė tė shek. XV , Gjurmime albanologjike, seria: Historia, Prishtinė 1972, f. 185-336; S. Pulaha, Lufta shqiptaro-turke nė shek. XV, Burime osmane, Tiranė 1968; S. Pulaha, Defteri i regjistrit tė sanxhakut tė Shkodrės i vitit 1485 I. Tiranė 1974; S. Pulaha, Popullsia e Kosovės nė shek. XV-XVI, Tiranė 1984. Nė Arkivin e Institutit tė Historisė ndodhen dhe njė seri tjetėr regjistrimesh kadastrale nė shek. XV si ai i Vlorės, i Delvinės, i Dukagjinit, i Dibrės, i Janinės) Nė kėto regjistra kadastralė na bėhet e njohur popullsia si sasi familjesh, burimet ekonomike bujqėsore, fshatrat dhe sistemi i timareve nė viset shqiptare. Kėto tė dhėna na flasin pėr fshatra tė qėndrueshme, pėr prodhime bujqėsore si grurė, thekėr, elb, urof, tėrshėrė, mel, pėr pemtari, pėr vrėshtari dhe nė krahinat mė malore tė vendit tonė. Pra nė kėto kadastra nxjerrim njė sėrė tė dhėnash etnologjike pėr jetesėn e burimet ekonomike, popullsinė, shpėrndarjen territoriale tė popullsisė arbėrore nė trojet e saj nė shek. XV-XVI (S. Shkurti, Arat nė mesjetė ).
        Burime me vlerė pėr etnologjinė shqiptare janė dhe veprat e shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut si Gj. Buzuku ( Meshari i Gjon Buzukut (1555), botim kritik nga E. Ēabej, pj. II, Tiranė, 1968), S. Budi (P. Budi, Pasqyra e tė rrėfyemit , Romė, 1621), F. Bardhi (F. Bardhi , Dietionarium latino-epiroticum, Romė, 1635; Apologjia e Skenderbeut, Tiranė 1956), dhe P. Bogdani (P. Bogdani, Cuneus propfetarum, Padovė, 1685), po kėshtu dhe L. Matranga (L. Matranga, Embėsuame e kėrshterė , Romė, 1592) pėr trojet shqiptare tė jugut. Nė kėto shkrime njohim ndarjet dialektore tė popullit shqiptar; kemi aty tė dhėna pėr proceset etnologjike qė zhvillohen nė vendin tonė. Te Buzuku nė "en sė dashtunitė sė botės sonė" del koncepti i atdheut dhe elementet e humanizmit te ky njeri e nė shoqėrinė shqiptare tė kohės. Me anė tė leksikut e tė frazeologjisė sė kėtyre shkrimeve na bėhen tė njohura mėnyra e jetesės sė popullit tonė, mjeshtri e zeje, burime ekonomike, dukuri tė njėsisė etnike tė kombėsisė shqiptare, po kėshtu dhe karakteristika tė shqiptarėve si shpirti luftarak, dashuria pėr atdheun, trimėria, dėshira e madhe pėr tė zhvilluar gjuhėn e kulturėn shqiptare. Nė "Apologjia e Skėnderbeut" e Frang Bardhit spikat njė atdhedashuri e madhe, pėrpjekje pėr t' konfimuar kombėsisė shqiptare lavdinė e saj tė kaluar; nė fjalorin latinisht-shqip tė Bardhit ka emra qė i takojnė sferės bujqėsore; edhe mitologjia e besimet popullore zėnė njė vend tė veēantė nė tė. Te Bogdani nė "Cuneus Prophetarum" flitet dhe pėr trimėritė e shqiptarėve. Kelemendasit me bukė melakuqe e ujė "kėcenjėnė si drenjtė". Pra flitet pėr njė popull trim e tėrė energji e gjithnjė i shquar nė luftra. Aty flitet dhe pėr sibilat arbėrore e pėr Zanat e maleve tona e disa veēanėsi tė tyre.
        Pėr mesjetėn, ashtu siē ndodh dhe pėr kohėn e re, ka dėshmi tė ndryshme, tė shkrutra qė pėrmbajnė tė dhėna me interes pėr studimet etnologjike; dėshmi tė tilla pėrdoren dhe nga historiani pėr nevojat e nė vėshtrimet e tij, po pėrdoren dhe nga etnologu pėr interesat e tij e nė vėshtrime tė caktuara. Kėto botime i kanė bėrė thuajse gjithnjė historianėt e pra ata u kanė dhėnė me rėndėsi nė botime e nė pėrzgjidhje dėshmive qė flasin pėr luftime, pėr fitore e humbje, pėr mbledhje e vendime e mė pak kanė botuar nga ato qė flasin drejtpėrdrejt pėr jetėn e popullit e tė krijimtarisė sė tij shoqėrore, udhėpėrshkrime tė autorėve tė ndryshėm etj.
        Burimet dėshmuese historike janė me rėndėsi tė veēantė pėr pasqyrimin e jetės shoqėroe tė kohės, e veēoritė etnologjike ( Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė , Tiranė, 1962, vėll. II, III, etj).
        Burime me tė dhėna tė shumta etnologjike paraqesin relacionet e vizitorėve apostolikė pėr Shqipėrinė Veriore e tė Mesme nė shek. XVI-XVII deri nė shek XIX. Nė kėto dėshmi, krahas gjendjes sė veprimtarisė kishtare pasqyrohen dukuri tė jetės sė popullit, fshatra, krahina, sasi popullsie, burimet ekonomike, doke e zakone, virtyte, mite e besime popullore. Nė relacionin e M. Bicit mė 1610 tregohet se popullsia e Fandit (Mirditė) nuk donte ta pranonte kalendarin e ri gregorian se, sipas besimeve tė tyre, "u dėmtoheshin bereqetet". Ato i deklarojnė Bicit se qė kur ėshtė vėnė kalendari i ri, ata kanė pasė tė korra mė tė pakta. ( Relacione mbi gjendjen e Shqipėrisė sė Mesme dhe Veriore , nė shek. XVII, vėll. I, 1962, vėll. II, 1965 -pėrg. nga I. Zamputi)
        Pėr interesat e studimeve etnologjike ėshtė botimi "Kuvendi i Arbėrit " (Kuvendi i Arbėrit , 1703, Roma 1706), materiale tė njė mbledhje kishtare bėrė nė Mėrqi tė Lezhės mė 1703. Aty flitet pėr krahina tė Shqipėrisė Veriore e tė Mesme, pėr jetėn ekonomike qė ishte mjaft e varfėr nė atė kohė. Pėrmenden emėrtimet "Dheu i Arbėrit", "Dheu i Postėribėsė", "Dheu i Shkodrės". Aty bėhet fjalė pėr shpėrngulje tė popullsisė nga njė territor nė njė tjetėr nė ultėsirat bregdetare tė Shqipėrisė veriore.
        Disa udhėtarė, po dhe njerėz tė ditur, diplomatė e misionarė, nė fund tė shek. XIX dhe fillim i shek. XX nė veprat e tyre voluminoze na kanė lėnė tė dhėna tė shumta etnologjike pėr shqiptarėt jo vetėm nė trojet e tyre, por dhe nė ngulimet e diasporės shsqiptare. Tė dhėnat janė tė natyrave nga mė tė ndryshmet. Kėta autorė janė tė shumtė, po kėtu do tė bėhet fjalė vetėm pėr mė tė spikaturit prej tyre.
        F.C.H.I. Pukėvili, udhėpėrshkrues e studiues mjaft i vėmėndshėm, na ka lėnė disa vepra qė flasin pėr Shqipėrinė e shqiptarėt nė trojet e tyre (F.C.H.I. Pouqueville, Voyage en Morée, ą Constantinopole, et Albanie et dans le plusieurs autres parties de l'Empire Othoman pendant les années 1798, 1799, 1800, 1801, Paris, 1805, nė tre vėllime; po ai, Voyage dans la Gréce, Paris, 1920-1921, 5 vėllime; po ai, Historie de la génération de la Gréce… depuis 1740 jusqu'en 1824, Paris, 1925, 4 vėllime), veēanėrisht nė Shqipėrinė e Jugut e nė diasporė. Nė kėto vepra kemi tė dhėna etnologjike pėr shqiptarėt nė vendet ku kaloi. Nė veprėn "Udhėtim nė More, nė Konstandinopol, nė Shqipėri "jep karakteristikat e shqiptarėve qė e shoqėronin dhe pėr arbėreshėt e Greqisė. Nė vazhdim flet pėr jetėn ekonomike nė zotėrimet e Ali Pashė Tepelenėn; burimet ekonomike, vlera e tė ardhurave, veēori tė organizmit shoqėror. Ka dhėnė pėrshkrime tė hollėsishme tė disa krahinave e qyteteve tė Shqipėrisė sė Jugut, tė Ēamėrisė, Janinė, Butrint, Delvinė, Sarandė, Zagori, Gjirokastėr, Tepelenė, Vlorė, Himarė, Berat, Sul etj.; shkroi dhe pėr krahinat veriore tė vendit si pėr Shkodrėn e fshatrat e saj, Prizrenin, Tivarin, Ulqinin. Na ka dhėnė dhe njė pjesė tė veēantė kushtuar dokeve e zakoneve tė shqiptarėve. Nė veprėn "Udhėtim nė Greqi", pėrsėri na jep pėrshkrime tė krahinave e qyteteve tė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme e deri nė Lezhė. Jep tė dhėna pėr fiset, besimet, doket e zakonet e tyre. Nė veprėn e tij flet pėr veprat hidraulike tė shqiptarėve nė vise tė ndryshme tė Ballkanit, nė Turqinė aziatike. Ka folur me shumė simpati pėr arbėreshėt e Greqisė si punėtorė e bujq tė mirė qė e kanė shndėrruar e lulėzuar natyrėn e vendbanimin e tyre. Nė vėllimin 5 tė "Udhėtime nė Greqi" na ka dhėnė dhe njė histori tė plotė tė Sulit (Ēamėri) dhe tė Epirit nė pėrgjithėsi.
        Afėrsisht nė njė kohė me Pukėvilin kryen kėrkime nė arbėreshėt e Greqisė e nė Shqipėri njė udhėtar tjetėr me emėr, anglezi Uliam Martin Lik, gjeograf e topograf, i ngarkuar nga qeveria angleze me detyrėn e studimeve topografike ushtarake nė Ballkan e mė vonė dhe si diplomat pėr pak kohė pranė Ali Pashė Tepelenės. Pėr herė tė parė nė Athinė vjen mė 1802 e bie nė kontakt edhe me arbėreshėt e Greqisė e ngulimet e tyre. Nė tokėn shqiptare do tė shkelė pėr herė tė parė mė 1804. Ndėrmerr udhėtime nėpėr Shqipėri disa herė deri mė 1810, nė mėnyrė tė veēantė nė Shqipėrinė e Jugut.
        Pėrfundimet e kėrkimeve tė tij nė kėto udhėtime po dhe pėrshtypjet e pėrshkrimet faktike do t'i japė mė vonė nė veprat "Kėrkime nė Greqi" (1814), mė gjerėsisht nė "Udhėtime nė Greqinė e Veriut" (1935), po dhe nė "Udhėtime nė More" (1930), nė "Pėrmbledhje historike e revolucionit grek"; (Ė. M. Leake, Travels in Grece , London 1914, po nė Travels in the Morea . London 1830 nė tre vėllime, po ai, An historical antline of the Grece Revolucion , 1826) aty flet jo pak pėr arbėreshėt e Greqisė, pėr ēamėt e sidomos pėr suliotėt.
        Liku qė nė veprėn e tij tė parė, gjė qė do ta zgjerojė e thellojė nė veprat e mėpastajme, bėn njė ndarje gjeoetnologjike tė trojeve shqiptare, nė njėsi mė tė vogla e nė tė tjera mė tė mėdha. Shkruan dhe pėr tė ashtuquajturat "lidhje farefisnore", sipas tė cilave ndahen e grupohen krahina tė ndryshme. Duke bėrė udhėtime nė Shqipėrinė e jugut e nė Ēamėri shkruan se ato qendėrbanime, ato treva janė shumė tė populluara, bile mė tė populluarat nė Perandorinė Osmane.
        Nė "Udhėtim nė More" paraqet shumė tė dhėna pėr arbėreshėt nė krahina tė ndryshme tė trojeve greke si nė Argolidė, nė Atikė, nė Beoti, nė Hidėr, Lalė, Bardunias. Ndalet nė ngulimet e shumta arbėreshe tė Korinthit. Pėrshkruan jetėn dhe veprimtarinė e arbėreshėve tė atyre vendeve duke i treguar si shembull pėrparimi. Ai thotė se arbėreshėt e Hidrės, nga njė vend i shkretė e kanė kthyer atė nė njė tokė tė lulėzuar e tė begatė, pėr banorėt e atjeshėm. Nė shkrimet e kėtij autori flitet dhe pėr pėrhapjen e veshjeve shqiptare nė popullsinė greke, pėr doke e zakone tė kėtyre arbėreshėve.
        Me interes pėr etnologjinė shqiptare ėshtė dhe vepra e arbėreshit A. Mash "Ligjėratė pėr prejardhjen, zakonet dhe pėr gjendjen aktuale tė kombit shqiptar" (A. Masci,Discorso sull'origine, costumi e stato attuale della nazione albanese , Napoli, 1807). Aty bėhet fjalė pėr origjinėn, lashtėsinė dhe vendshtrirjen e popullit shqiptar, duke e bazuar dhe nė tė dhėnat e autorėve tė lashtėsisė. Njė vend i dukshėm u ėshtė kushtuar dokeve e zakoneve tė shqiptarėve. Paraqiten aty kolonitė arbėreshe nė mbretėrinė e Napolit me historinė e shpėrnguljeve tė tyre, gjendja e tyre ekonomiko-shoqėrore e mjeruar.
        XH. K. Hobhaus bėri njė udhėtim nė Shqipėri nė vitet 1809-1810 nė shoqėrim tė mikut tė tij tė ngushtė Xh. Bajron. Tė dhėna etnologjike me interes, tė mbledhura nė kėtė shėtitje, i ka dhėnė nė librin "Udhėtim pėr nė Kostandinopojė pėrmes Shqipėrisė dhe provincave tė tjera tė Turqisė" (J. C. Hobhouse. A journey thorugh Albania, and other province of Turkey in Europe and Asia, to Constantinopole, during the years 1809 and 1810 , London, 1813). Pėrshkruan me hollėsi fshatra e qytete tė Shqipėrisė sė Jugut ku ai kaloi; ndalet nė gjendjen ekonomike e shoqėrore tė popullsisė sė kėsaj treve. Jepen aty tė dhėna pėr ndarjet gjeo-etnologjike, etnike e administrative tė trojeve shqiptare. Pėrshkruhen doke, zakone, mėnyrėn e jetesės sė popullsisė, karakteristikat e shqiptarėve e sidomos ndjenja e theksuar e tyre e kombėsisė, dashuria e pakufishme pėr atdheun.
        Pėr cilėsitė fisnike tė shqiptarėve flitet nė letrat me emėr tė Bajronit dėrguar nėnės sė tij, mendime qė ky poet i ka shprehur dhe nė veprėn e tij "Ēailld Harolld", qė e kemi tė botuar dhe nė shqip. Ai shkruan se shqiptarėt nė fjalėt e veprimet e tyre janė tė ēiltėrt (tė sinqertė) ndryshe nga fqinjėt e tyre qė janė me shtirėsi (hipokrizi); shqiptarėt nė punėt, nė veshje e nė shpirtin e tyre janė fisnikė e tė besės.
        Njė udhėtar i spikatur i kėsaj kohe ėshtė dhe anglezi Tomas Smaat i cili ka rėnė nė kontakt me arbėreshėt e siēilisė, me popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut e me arbėrorė tė Greqisė nė vitet 1812-1814. Vrojtimet e tij pėr Shqipėrinė e shqiptarėt i ka paraqitur nė librin e tij dyvėllimėsh: "Udhėtime nė Siēili, nė Greqi dhe nė Shqipėri" (Th. S. Hughes, Travels in Sicily, Greece and Albania , London, 1920. Ėshtė botuar dhe nė gjermanisht e frengjisht mė 1921). Jep tė dhėna etnologjike pėr arbėrorėt e Argosit nė Greqi, pėr popullsinė e jetėn e banorėve nė rrethin e Janinės. Janė pėrshkruar jeta e punėt e pėrditėshme tė banorėve nė Janinė, nė fshatra e qytete tė Shqipėrisė sė Jugut. Paraqet doke, zakone, kėngė e valle tė shqiptarėve, po dhe veshjet karakteristike tė popullsisė. Ka pėrshkruar njė dasėm shqiptare bashkė me doke e virtyte tė njerėzve tė kėtij kombi. Janė pasqyruar nė kėtė vepėr vrojtime tė rėndėsishme pėr marrėdhėniet agrare nė Shqipėrinė e Jugut e pėr nivelin e zhvillimit ekonomik tė trojeve shqiptare. Pėrshkruan fushėn e Dropullit tė kultivuar me shumė kujdes, fshatrat anash me popullsi tė dendur. Ky autor ka vizituar dhe rrėnojat e Kardhiqit dhe Sulin pėr tė cilėt na flet gjėrė. Nė Siēili takon ushtarė arbėreshė qė i quan me "tė veshur e tė armatosur madhėrishėm". Kėtij udhėtari ata i ngjajnė me herojt e Homerit.

        Comment


        • #5
          Rilindja Kombėtare shqiptare

          4. Rilindja Kombėtare shqiptare
          Rėnia e pashallėqeve tė mėdha shqiptare nė fillim tė shek. XIX, lėvizjet e fuqishme ēlirimtare tė popujve tė Ballkanit, ndėr ta dhe tė popullit tonė, Reformat e Tanzimatit qė u ndėrmorėn nga shteti Osman pėr ta shpėtuar Perandorinė nga gremina, sė cilės i ishte afruar, kushtėzojnė njė etapė tė re nė kėrkimet albanistike nė kėtė mes dhe nė atė tė etnologjisė shqiptare. Kėto veprimtari kėrkimore e botuese nė fushė tė etnokulturės shqiptare janė pjesė pėrbėrėse e asaj lėvizjeje tė madhe shoqėrore, kulturore e politike qė ne e quajmė Rilindja Kombėtare Shqiptare.
          Ēdo shkallė ngjitėse e zhvillimit shoqėror, sidoemos nė kthesat e mėdha historike, ėshtė shoqėruar me mendime tė reja, me vlerėsime tė reja pėr trashėgiminė etnokulturore tė sė kaluarės. Kjo duket qartė nė kėrkimet albanologjike gjatė periudhės sė Rilindjes sonė kombėtare. U bėnė kėrkime e vlerėsime sipas njė kėndvėshtrimi krejt tė ri pėr pasuritė etnologjike tė trashėguara gjatė shekujve e tė zhvilluara nė komunitetin etnik shqiptar, brenda trojeve tė tij e nė diasporė.
          Kėrkimet e vlerėsimet nė fushėn e etnologjisė shqiptare nė kėtė periudhė do t'i ndajmė nė dy grupe: 1. autorė tė huaj: kėrkimtarė vjerėsishė, udhėtarė e diplomatė; 2. autorė shqiptarė: veprimtaritė e Rilindjes.
          Shkrimet e tė huajve janė shumė mė tepėr se mė parė. Ajo qė ka mė rėndėsi, ato janė mė tė thelluara: i shohin dukuritė etnologjike nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė, mė analitik e krahasuese. Nė pėrgjithėsi kanė seriozitet shkencor e nisen nga qėllime humanitare: tė venė nė dukje e tė shpjegojnė tė vėrtetat shkencore nė mėnyrė objektive, pėr aq sa lejonte koncepti i kohės. Tė tillė ishin A. Bué, J. Myller, J. Gj. Hahn, J. Th. Fallmeraier, H. Heckard, M. E. Durham, F. Nopēa, A. Degrand, A. Balduēi etj. Autorėt e huaj, seriozė, duke paraqitur tė vėrtetat shkencore, synonin tė shpjegonin, apo dhe tė orientonin dhe tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė ardhmen e Shqipėrisė sipas interesave tė shteteve nga financoheshin kėta dijetarė. Kishte dhe njė grup tjetėr studiuesish tė cilėt gjendjen etnologjike tė trojeve shqiptare e paraqitėn nė njė dritė tė shtrembėr, siē ishin disa autorė serbė, ndėr mė tė njohurit J. Cvijiq, (Autorė si Nopēa, Durham, Lamberc, Hashick etj do t'i paraqesim nė periudhėn e Pavarėsisė meqėnėse aty i kanė shkrimet mė tė shumta tė tyre. Veprimtaria e tyre shtrihet nė dy periudhat).
          Ndėr autorėt e huaj qė janė kaq tė shumtė, do tė zėmė nė gojė kontributet e pak prej tyre.
          Shkencėtari A. Bué. Njė vend jo tė pakėt nė veprat e tij ua kushtoi problemeve tė etnologjisė shqiptare (A. Boué, La Turquie d'Europe … Paris, 1840 nė 4 vėllime, A. Boué , Sur l'établissement de bonnes routes et surtout de chemins de fer dans la Turquie d'Europe , Vienne, 1852, A. Boué, Recueil d'itinéraires dans la Turquie d'Europe , Vjenė, 1854, nė dy vėllime), kryesisht nė veprėn "Turqia Evropiane" nė 4 vėllime; vėllimit tė dytė i ve nėntitullin "Etnologjia". Me rėndėsi ėshtė dhe punimi i tij kushtuar rrugėve tė Ballkanit, (1852) dhe vepra "Itinerarėt" nė dy vėllime (1953). Nė veprėn e tij kryesore ka paraqitur tė dhėna pėr popullsinė sipas krahinave e qyteteve. Popullsinė shqiptare nė trojet e veta e vlerėson pėr mė shumė se 1.600.000 banorė, po i ka marrė trojet shqiptare mė ngusht se sa ishin nė tė vėrtetė. Ka paraqitur aty dėshmi me shumė interes pėr doket e shqiptarėve, pėr veshjen e mėnyrėn e jetesės nė shoqėri e familje. Vemendje tė veēantė u ka kushtuar burime ekonomike tė popullit tonė si bujqėsia, ndonėse primitive nė mjete, por e pranishme kudo, blegtoria, tregėtia, rrugėt me karakter krahinor e ndėrkrahinor. Jepen mendime pėr shqiptarėt si komb dhe pėr ardhshmėrinė e tyre. Me shumė interes ėshtė studimi pėr rrugėt e Ballkanit ku tregon se si kanė funksionuar tradicionalisht e si do tė jenė nė tė ardhmen, duke parashikuar dhe hekurudhat tej e tej Shqipėrisė e lidhjet e tyre me vise tė ndryshme tė Ballkanit e tė Evropės, vragė hekuri nga Prizreni nė Shkodėr, nga Shkupi nė Shqipėri tė Mesme e kėshtu mė tej. Bué ka meritėn se i pari ka bėrė studim tė plotė e me hartė tė rrugėve shqiptare; i pari e ka pėr etnologjinė shqiptare nė rrafsh krahasues ballkanik, i pari flet gjerė e qartė pėr ciklin e kreshnikėve e natyrėn e tij. Ai ka ndjekur me kujdes pėrhapjen territoriale tė popullit shqiptar deri nė Novipazar duke argumentuar dhe autoktoninė e tyre nė ato vende, sadoqė nė shkrimet e tij pėr kėtė ka kundėrthėnė.
          Albanologu qė u muar me etnologjinė shqiptare e qė zgjidhi problemet me kompetencė shkencore mė tė arrirė qe J. G. Han (1811-1869). Arritjet e gjurmimeve tė tij i paraqiti nė kryeveprėn "Studime shqiptare" (1854) dhe nė veprat "Udhėtime nė krahina tė Drinit e tė Verderit" (1867), nė "Pėrralla greke" (1864), nė "Studimet e shkencės nė gojėdhana" (1872-1876) (J. G. fon Hahn, Albanesische studien , Jena 1854; J. G. fon Hahn , Raise durch die Gebiete des Drin und Wardar , Vjenė 1867. J. G. fon Hahn, Griechische und albanesiosce marchen Vjenė , 1864; J. G. fon Hahn, Sagwissensetra et liche studen , Viene 1872-1876" - dy vėllime). Nė kryeveprėn e tij dhe nė "Udhėtime", paraqet mjaft materiale etnologjike e folklorike pėr krahina tė ndryshme shqiptare; ka shqyrtuar dukuri tė marrėdhėnieve tė bashkėsive fshatare e krahinore; flet pėr zakone familjare pėr martesė e ceremoni tė dasmės sidomos nė Rrėzė tė Tepelenės e tė Gjirokastrės. Ka hulumtuar pėr rite tė varrimit, pėr institucionin e kumbarisė, pėr hakmarrjen; ka shkruar pėr mitologji e besime popullore si ora, gjigandi, vitorja, vampiri etj. Ka paraqitur njė pasqyrė tė gjėrė pėr tregėtinė, zejet, kurbetin, ngulimet shqiptare tė diasporės. Kudo qė shkoi si nė Janinė, Delvinė, Gjirokastėr, Shijak, Durrės, Krujė, Shkodėr, Prizren, Prishtinė e tjerė, mblodhi materiale interesante etnologjike e folklorike e i botoi. Ka shkruar pėr shtrirjen territoriale tė popullit shqiptar e pėr trojet e stėrgjyshėrve tė tyre ilirve duke pėrfshirė kėtu dhe Maqedoninė e Epririn, si troje qė etnikisht kishin tė bėnin me ilirėt. Luginėn e Moravės e qarkun e Nishit, Maqedoninė Perėndimore i vėrteton me eksplorime se ishin tė banuara kryesisht nga shqiptarė e enklavat sllave ishin tė pakta nė ato vise.
          Njė grup mė vetė pėrbėjnė rilindasit tanė, tė autorėve tė trojeve shqiptare e tė diasporės. Shkrimet e tyre si dhe veprimtaria shoqėrore praktike qė ndėrmorėn ata qenė tė lidhura ngushtė me problemet e ēlirimit kombėtar e shoqėror. Nė ndihmė tė propagandės sė tyre atdhetare ata iu drejtuan traditave popullore shqiptare, virtyteve tė populli tonė, si besa, trimėria, mikpritja, aftėsitė luftarake e veēanėsitė liridashėse tė shqiptarėve. Nuk qenė etnologė e as folkloristė tė mirėfilltė, po nė shkrimet e tyre kanė paraqitur jo pak tė dhėna me interes nga etnokultura shqiptare; bėnė dhe interpretime tė dukurive tė kėsaj natyre; u munduan tė shpjegojnė dhe natyrėn e tyre tė lashtė vendėse me origjinė qė nga ilirėt e pellazgėt; nė kėtė vėshtrimin e fundit disa herė ranė nė shpjegime romantike, tė udhėhequr nga njė frymė e synime atdhetare.
          Kėshtu, E. Bidera, "Dyzet shekuj tregime pėr dy Siēilitė" (1846-1847) jep idenė se populli shqiptar ėshtė i lashtė e me prejardhje pellazgjike (E. Bidera , Quaranta secoli raconti su le Due Sicilie del Pellasgo Matneer , Napoli, 1847, 4 vėllime). Emrat e figurave tė mitologjisė greke pėrpiqet t'i shpjegojė me elemente tė gjuhės shqipe nė tė katėr vėllimet. Aty boton dhe poezi popullore arbėreshe, material me rėndėsi pėr njohjen e jetės sė arbėreshėve.
          Njė tjetėr arbėresh i njohur, V. Dors, nė librin e tij "Pėr shqiptarėt. Kėrkime dhe mendime", (V. Dorsa, Sugli Albanesi. Ricerche e pensieri , Napoli, 1847), na ka dhėnė materiale tė rėndėsisė sė veēantė pėr etnokulturėn e shqiptarėve nė trojet e tyre e nė diasporė. Flet pėr lashtėsinė e kėtij populli, pėr doke e zakone, pėr tipare unitare etno-kulturore tė tij. Jep dhe historikun e nguljes sė arbėreshėve (nė Italinė e Jugut) e jetėn e tyre politike e shoqėrore. Flet nė mėnyrė tė veēantė pėr mėnyrėn e jetesės sė shqiptarėve e tė arbėreshėve nė vendbanimet e tyre.
          Elemente etnografike do tė jepen dhe nė Enciklikėn e Naum Veqilharxhit e nė shkrime tė tjera tė tij, sidomos pėr virtytet e etnopsikologjinė e shqiptarėve, si trimėria, dashuria pėr atdhe, etja pėr kulturė e pėrparim shoqėror.
          Dora D'Istria do tė shkruajė punimin "Kombi shqiptar pėrmes kėngėve popullore" (Dora D'Istria - La nazione albanese nei canti popolari , Napoli… 1868), "Gruaja nė orient", "Shqiptarėt nė Rumani" e shkrime tė tjera ku zbulon para botės traditat etnokulturore tė pasura tė populli tonė, trashėgimi tė traditės qė e tregojnė kėtė popull tė aftė pėr zhvillim e pėrparim.
          Nė disa shkrime tė Jani Vretos (1822-1900) (J. Vreto, Vepra tė zgjedhura . Pėrgatitur pėr botim nga A. Uēi, Tiranė, 1973, f. 91-229); mė dukshėm nė ligjėratat e tij e sidomos nė "Apologjia" (1878) do tė shqyrtojė jo pak dukuri etnologjike tė popullit tonė, sidomos doke, zakone e virtyte tė shqiptarėve qė i bashkojnė nė rrugėn e ēlirimit kombėtare e tė pėrparimit. Nė "Apologjia" do tė mbrojė autoktoninė e lashtė tė popullit tonė e shtrirjen territoriale ( Si sipėr , f. 175-229) qė nga lashtėsia, nė mesjetė e deri nė kohė tė re. Kėtu flitet pėr mendėsinė e herėshme e tė vonė tė kombėsisė te shqiptarėt. Bėn pėrpjekje, natyrisht nė mėnyrė krejt romantike, qė shumė emra hyjnish greke t'i shpjegojė me anė tė gjuhės shqipe. Flitet aty pėr nder e besė shqiptare, pėr besime tė vjetra popullore, pėr vėllamėrinė te shqiptarėt, pėr atdhedashurinė e prirjen pėr pėrparim tė arbėreshėve tė Greqisė e tė Italisė. Thekson me forcė ndjenjė kombėtare tė shqiptarėve mbi atė fetare. Ve ne dukje kultin e Tomorrit ndėr shqiptarė, po kėshtu dhe tempullin e Dodonės qė ėshtė i lashtėsisė e lidh me traditat, e stėrgjyshėrve tė shqiptarėve.
          Thimi Mitko, mbledhės i shquar i folklorit shqiptar, botoi mė 1878 librin "Bleta shqiptare"; ka lėnė jo pak shėnime me vlerė etnologjike e kėtu mund tė veēojmė njė studim tė tij pėr Korēėn (Th. Mitko, Vepra . pėrgatitur nga Q. Haxhihasani, Tiranė, 1981), vendbanimet e banorėt e saj. Edhe pasuria folklorike qė mblodhi e botoi: kėngė, legjenda, pėrralla, emėrtime, fjalė tė urta e gjė e gjėza janė pasqyrė e jetės e zhvillimit etnokulturor tė tij. Nė kėto kėngė e pėrralla pasqyrohen rite tė ndryshme tė motmotit, mite e besime, doke e zakone tė herėshme tė popullit tonė. Dukuria e emigrimeve jashtė atdheut pasqyrohet nė balada, kėngė tė kurbetit e tė nizamit. Mėnēuria popullore do tė na epet nga Mitko me njė tufė "Fjalė tė moēme": "Bukė e hi e ndė shtėpi", "Ēfa tė mbiellēė do tė korēė".
          Pashko Vasa nė disa shkrime tė tij do tė na japė jo pak dukuri etnologjike (P. Vasa.Vepra. Vepra tė zgjedhura , pėrgatitur nga J. Kastrati, Tiranė, 1966) si nė "E vėrteta mbi Shqipėrinė e shqiptarėt", nė "I burgosuri politik" e sodomos nė romanin autobiografik "Bardha e Temalit". Nė kėtė tė fundit paraqet zakone e tradita tė Shkodrės e tė malėsive tė Veriut.
          Zef Jubani do tė na japė tre punime tė rėndėsishme ku pėrfshihen mjaft materiale etnologjike pėr Shqipėrinė e shqiptarėt: si "Aktualitete tė popullit tė Shqipėrisė sė Epėr" (1870). "Kundrime mbi gjendjen morale e mbi kulturėn intelektuale tė popullit shqiptar", po kėshtu "Projekt lundrimi" (Z. Jubani, Vepra tė zgjedhura , pėrmbledhje nga J. Kastrati, Tiranė, 1966). Flet mbi vetėqeverisjen e krahinave tė malėsive tė veriut sipas dokeve e zakoneve tė lėna, sipas tij qė nga Lekė Dukagjini. Tregon pėr vetitė e mira tė shqiptarėve, po dėnon dhe zakonin e egėr tė hakmarrjes. Thekson se palci i popullsisė sė vėrtetė shqiptare me zakone e doke mė tė pastra ėshtė nė malėsi. Flet pėr ndarjet krahinore e marrėdhėniet farefisnore nė malėsi, pėr argėtimet popullore sidomos nė dasma e gosti. Nuk ka lėnė nė njė anė as problemet ekonomike, si bė bagėti nė male, po ashtu dhe tregėtia nė qytete e me dete. Ka bėrė dhe njė projekt pėr lundrimin nė Adriatik duke u mbėshtetur nė traditat e herėshme tė shqiptarėve nė kėtė veprimtari, sa ekonomike, po aq pėr zhvillim social.
          Kostandin Kristoforidhi nė "Gjahu i Malėsorėve" (K. Kristoforidhi , Gjahu i malėsorėve , Tiranė, 1953) rrjeshton disa grimėza etnologjike tė jetės shqiptare: mėnyrėn e rrjeshtimit tė burrave shqiptarė nė veprime tė pėrbashkėta, besime pėr Tomorin me "hijen e tij tė rėndė" si faltorja kryesore e tėrė shqiptarėve, kulti i drerit qė derdh lot, si njeri, mėnyra e zėnies sė gjakut dhe ndarja e tij te shqiptarėt e kėshtu vazhdon.
          Edhe shkrime tė tjera letrare tė karakterit idilik siē ėshtė "Bagėti e Bujqėsia" e Naim Frashėrit na njohin me tradita tė popullit tonė. Naimi ynė i madh nė poezinė nė fjalė na pėrshkruan qartė e kuptueshėm jetėn e punėt e bariut e tė bujkut nė malėsitė shqiptare, deri nė hollėsi tė mėdha: bagėtitė tė pėrhapura brigjeve, bariu qė i bie xhurasė: ja dhe varri i njė udhėtari mėrgimtar buzė rrugės; sė largu shihet Tomori, mali plak te rri zoti i "shqiptarėve sipas besimeve tė moēme" tė kėtij populli. Diku na paraqitet tėrė familja nė veprime tė ndryshme nė stanin e verimit nė bjeshkė. Do tė gjejmė kėtu dhe grimėza tė jetės familjare e shoqėrore: "Njė mih, tratri lėron, njėri mbjell, tjetri prashit, /Kush than, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,/ Njė bėn pluar e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,/ Ja dhe udhėtari i gjorė qė ka mbetur nė dėborė, te malėsori do ta gjejė mikpritjen e ngrohtė shqiptare(N. Frashėri, Bagėti e Bujqėsia , Tiranė, 1941).
          Dijetari i madh shqiptar i Rilindjes, Sami Frashėri, (1850-1904), ndonėse shquhet si enciklopedist e kulturolog, nė interesat e tij shkencore e atdhetare pėrfshiu jo pak dukuri tė etnologjisė shqiptare, tė dhėna e mendime me interes tė veēantė pėr kėrkime tė mėtejshme nė fushė tė traditave etnokulturore tė popullit tonė (S. Frashėri, Vepra I, II , Tiranė, 1988). Nė enciklopedinė e tij 6 vėllimėshe "Fjalori i pėrgjithshėm i historisė dhe i gjeografisė", nė Dheshkronjė (S. Frashėri,Dheshkronjė , "Dituri", Bukuresht, 1888), nė "Shqipėria, ē'ka qenė ē'ėshtė e ēdo tė bėhet" (S. Frashėri, Shqipėria ēka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė jetė - botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht "Dituri", 1899, Tiranė, 1962) nė dramėn "Besa" e nė vepra tė tjera flet me hollėsi pėr shtrirjen e trojeve tė banuara nga shqiptarėt, pėr krahinat, krahinėzat e grupimeve mė tė vogla etnologjike duke na dhėnė dhe tipare tė tyre tė veēanta, popullsinė si sasi e si pėrhapje gjeografike. Nė tėrė veprat qė u pėrmendėn pohon se nė trojet shqiptare tė asaj kohe ka mbi dy milionė shqiptarė, ndėrsa arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė bėhen afėr 500.000 banorė. Pėr popullsinė e diasporės dhe historinė e atyre ngulimeve flet nė mėnyrė tė veēantė.
          Njė vėmendje tė veēantė ky dijetar u ka kushtuar dokeve, zakoneve, virtyteve tė popullit tonė (S. Frashėri, " Fjalė tė urta ", Prishtinė, 1978). Mjaft domethėnėse nė kėtė vėshtrim ėshtė drama e tij "Besa" ose mbajtja e fjalės sė dhėnė" (1875), vepėr e shkruar me synime patriotike (S. Frashėri, Besa , Sofie, 1901), me pėrmbajtje etnografike. Ngjarjet i ka vendosur nė zemėr tė Labėrisė e ngre lart zakone e virtyte tė popullit tonė nė besa, burrėria, atdhedashuria, shpirti i sakrificės etj. Samiu e thotė nė parathėnie tė saj se e shkruajti qė "tė viheshin nė pah disa virtyte e zakone tė popullit shqiptar. Dhe kjo, jo sepse jam bir i kėtij populli, por sepse te ky kam vėnė re disa virtyte burrėrore e tė larta, siē janė dashuria pėr atdhe, shpirti i sakrificės, besa dhe fakte tė tjera, flet dhe pėr zakonin e egėr tė hakmarrjes duke e dėnuar atė si tepėr tė dėmshėm pėr fatet e popullit shqiptar.
          Besėn, trimėrinė, aftėsitė e shqiptarėve pėr pėrparim i ka vėnė nė dukje nė disa vepra: nė enciklopedi, nė "Shqipėria ē'ka qenė…" etj. Nė enciklopedi shkruan se shqiptarėt "nė pėrgjithėsi janė njerėz shtatgjatė, kokėmėdhenj dhe nervozė, veēanėrisht mund tė dallohen nga koka e madhe dhe balli i gjerė, qė tregon zgjuarsinė e tyre natyrore…; janė shumė tė fortė nė ruajtjen e moralit dhe tė zakoneve tė tė parėve tė tyre, tė nderit e tė dinjitetit si dhe nė ēėshtjen e tė mbajturit tė fjalės sė dhėnė - tė besės". Ai thekson se gratė shqiptare janė shumė punėtore e tė kujdesshme nė mbajtjen e shtėpisė e tė familjes. Nė veprat e tij shqiptarėt paraqiten tepėr tė aftė pėr tė bėrė ēfarėdo lloj pune qė kėrkon dije teknike tė hollė. Ata, sipas tij janė punues tė aftė tė gjėrave prej metali, qė nga objektet zbukuruese tė argjėndarisė e deri te mjetet e luftės. Shqiptari, njė herė ta shohė njė pushkė tė prodhuar nga fabrikat e Europės, tė bėrė me maqina shumė tė pėrkryera, ėshtė i zoti atė ēast ta bėjė menjėherė e me mjete tepėr tė thjeshta tė zejtarit. Samiu na ka dhėnė materiale tė rėndėsishme pėr burimet ekonomike tė shqiptarėve: bujqėsi, blegtori, zeje tė ndryshme tė shqiptarėve nė fshatra, nė qytete, nė mėrgim.

          Comment

          Working...
          X