Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Artistėt e Huaj pėr Shqipėrinė

Mbyll
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Artistėt e Huaj pėr Shqipėrinė

    Pikėrisht gjatė shekullit XVIII-tė, kur nė Shqipėri sapo kishte nisur rrugėn piktura realiste, nė Salonet e Parisit, nė disa ekspozita nė Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosėn edhe tablo me temė shqiptare. Vepra tė veēanta ishin realizuar edhe mė parė nga autorė tė shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrės”, A. Durer (1471-1528) “Skėnderbeu” vizatim etj., por gjatė shekujve XVIII-XIX-tė erdhėn mė shumė piktorė tė shquar drejt Shqipėrisė. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshėm “Gratė suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ē. Conder (1868-1909) etj.

    Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarėsh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena tė ndryshme nga jeta shqiptare, ndėrsa anglezi i famshėm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo nė ngjyra vaji nėpėr Shqipėri. Pėrvec artistėve tė mėsipėrm, ka edhe shumė autorė tė tjerė tė huaj qė, ndonėse janė mė pak tė njohur, kanė realizuar vepra me vlerė pėr historinė dhe kulturėn shqiptare.

    Pjesa mė e madhe e gjithė kėtyre veprave qė u pėrmendėn ėshtė pėrmbledhur nė librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” qė ėshtė botuar nė shqip (1990) dhe nė anglisht (1991).
Working...
X