Announcement

Mbyll
No announcement yet.

Nga diskutimi nė kongresin e drejtshkrimit

Mbyll
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Nga diskutimi nė kongresin e drejtshkrimit

    Ka qenė dikur zakon pėr kristjanėt qė, kur vdiste njė njeri, i binin kumbonares nė njėrėn anė. Atėherė tė gjithė e merrnin vesh se dikush kishte vdekur dhe po varrosej. Por, pasi ne jemi mbledhur nė kėtė kuvend tė madh pėr tė vėnė nė djep njė krijesė tė re, qė do tė rrojė nė brezat e ardhshėm, mė duket se nuk duhet t'i biem kumbonares vetėm nė njė anė, por nė tė gjitha anėt, si nė ditė feste. Kėshtu nė kėtė kuvend pune nuk do tė na mėrzisė muzika monotone e fjalimeve uniforme, siē ndodh ndonjėherė…

    ………………………………………………………………………………
    Parimet e pėrgjithshme tė normave tė drejtshkrimit tė shqipes, tė vendosura nga komisioni pėrkatės, janė tė palėkundshme: Parimi fonetik-fjalėt shkruhen ashtu si shqiptohen, parimi morfologjik-tė ruhet nė shkrim struktura dhe njėsia e trajtave, njesimi i normės kombėtare mbi bazėn e trajtave tė pėrbashkėta. Por sa u ėshtė pėrmbajtur komisioni kėtyre parimeve, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Por krahas vlerave tė padiskutueshme qė ka projekti,… aty-kėtu duket mė fort gjykimi subjektiv, se sa mendimi shkencor i argumentuar dhe i palėkundshėm. Pesha e pasaktėsive rritet kur autorėt … harrojnė gjykimin e tyre, sipas tė cilit “Mbėshtetja themelore pėr zgjidhjet qė jepen ėshtė shqiptimi mė i pėrgjithshėm”.
    ………………………………………………………………………………
    Ka ndonjė gjuhtar dhe ndonjė diletant nė fushėn e studimeve gjuhėsore qė, me njė mendjelehtėsi tė ēuditshme, pėrpiqet qė shqiptim tė pėrgjithshėm tė quaj shqiptimin e njė grupi shqipfolsish tė zgjedhur, tė arsimuar e tė kulturuar. Por ky nuk ėshtė objektivitet shkencor. Shkalla e kėtij objektiviteti varet nga ajo se nė ē'masė e pasqyron realitetin gjuhėsor nė njė fazė tė caktuar tė zhvillimit tė asaj gjuhe, nė se e pasqyron drejt sistemin e gjuhės letrare dhe raportin e saj me dialektet me tė cilat funksionon sė bashku.

    Po le tė pyesim…: A i pėrgjigjet pohimi i autorėve pėr- ė -nė e theksuar parimit morfologjik, sipas tė cilit duhet tė ruhet struktura e formimit tė fjalėve? Dhe kėtu parimi nuk gjen zbatim, sepse struktura kėrkon – kangė, nga njė kantus e latinishtes e jo –kėngė , qė ėshtė shfaqur mė vonė tek njė grup i vogėl shqipfolsish…. Kėshtu ndodh edhe me –e ėma , e cila rrjedh nga njė - mama , qė haset nė italisht, frėngjisht, rusisht e tjerė… Rezulton se sipas tė gjitha parimeve tė normave tė drejtshkrimit fiton trajta – e ama dhe jo – e ėma , kur themi – amtar,kur edhe njė nėnė gjirokastrite nuk thėrret – mėmi , por – mami.

    Kėto mund tė thuhen edhe pėr trajtat: lamė, dhandėrr, hanė, ranė, za-zani e tė tjerė. Ėshtė inkonseguencė e ēuditshme dhe njė trajtim jo shkencor i materialit gjuhėsor, kur nė njėrėn anė thua – ranor, ranishte e nė anėn tjetėr – rėrė , siē ėshtė e ēuditshme qė nga njė anė thua – zanore, bashkėzanim , qė kanė nė themel, siē dihet, njė – zven nga njė zvon dhe nga ana tjetėr tė thuash – zė, zėri . Njė shkencė gjuhėsore, qė mbėshtetet nė dialektikėn materialiste, nuk i lejohen pasaktėsi tė tilla dhe gjykime tė tilla krejt subjektive…
    …………………………………………………………………………
    Me tė drejtė nga gjuhtarėt tanė ėshtė theksuar se, nė pėrgjithėsi, sistemi fonetik i shqipes sė sotme letrare, nė ndėrtimin dhe kristalizimin pėrundimtar tė tij, udhėhiqet nga parimi themelor qė struktura fonetike tė mos e errėsojė, por tė ndihmojė pėr tė ruajtur sa mė tė qartė strukturėn morfologjike, fjalėformuese e semantike tė fjalės. Por tė vjen keq qė kolektivi i autorėve tė normave tė drejtshkrimit shpesh e ka harruar kėtė tezė, duke rėnė nė gjykime tė pabazuara dhe duke rekomanduar si normė tė pėrgjithshme forma fjalėsh krejtėsisht dialektore, nė tė cilat nuk ruhet struktura morfologjike e fjalėformuese.

    Kėshtu fjalėt: venė, gjarpėn, lakėn, arbėn, anmik, fre, femėn, mokėn, emėn,tė cilat, respektivisht, vijnė nga njė –vin, -serpens, -lakhanon, -albanon, - inimikus, -fren, -femina, -nomėn, rekomandohen tė shkruhen nė format: verė, duke ngatėrruar venėn si pije me verėn si stinė, gjarpėr, lakėr, arbėr, armik, frėri, femėr , qė siē dihet, janė krijime tė mėvonshme tė njė grupi shqipfolsish, qė nuk ruajnė strukturėn fjalformuese dhe, pėr pasojė, nuk mund tė jenė normė drejtshkrimi e detyruar. Ėshtė njė inkonseguencė e papranueshme dhe njė trajtim jo dialektik i materialit gjuhėsor, kur nė njėrėn anė, thua – frenues, frenim, frenojdhe nga ana tjetėr, - frėri dhe jo freni, siē ėshtė shmangie e pashpjegueshme nga ligjishmėria e tė folurit shqip, formimi i shumėsit tė emrave si: - prindėrit , nė vend tė – prindėt , - kohėrat , nė vend tė – kohėt , luftrat , nė vend tė – luftat,gjellėrat, nė vend tė – gjellėt , - luftėtar , nė vend tė – luftar etj.

    Edhe kur trajtohet – ė -ja pastheksore jofundore, duken pasaktėsi tė tjera nė projektin e normave tė drejtshkrimit. Kėshtu autorėt ngatėrrojnė, ndoshta pa dashje, mbiemrat me –t e –tė , tė cilėt pėrbėjnė grupin mė tė vjetėr tė mbiemrave tė gjuhės shqipe, me mbiemrat me- ėr , qė kanė njė pėrhapje tė kufizuar. Mė shumė dėshira, se sa gjykimi shkencor, ka bėrė qė mbiemra tė tillė si: i verbėt, i ēilėt, i shtrembėt, i shurdhėt , tė grupohen apriori nga autorėt, me mbiemrat me –ėr dhe tė rekomandohen si normė: -i verbėr, i ēiltėr, i shtrembėr, i shurdhėr, tė cilėt… nuk i pėrkasin kėtij grupi dhe nė format qė na paraqiten janė trajta dialektore tė toskėrishtes, tė krijuara, pėr analogji, nga veprimi i rotacizmit. Pėr pasojė do tė ishte qėndrim konservator mbrojtja e kėtyre trajtave tė gabuara.

    Qėndrime konservatore bien nė sy edhe kur trajtohen format gramatikore tė foljeve tė gjuhės shqipe. Kėshtu, sipas autorėve, nė shqipen e sotme letrare pjesoret dalin me prapashtesat –rė, -r, - ur , -ė dhe –nė . Kėtu shtrohen pjesore tė tilla si:tharė, shkruar , djegur, dalė, dhėnė, nxėnė, kryer, dėgjuar, gabuar, thyere tė tjerė, tė cilat, duke u paranyjėzuar, kthehen nė mbiemra. Por kėtu lindin njė sėrė pyetjesh: Ky- , apo –r, mos vallė ėshtė rezultat i rotacizmit, apo thjeshtė njė dukuri dialektore e toskėrishtes? Kjo – ur , qė i pėrgjigjet prapashtesės – un, tė gegėrishtes, a ėshtė tendencė e pėrgjithshme e gjuhės sė sotme shqipe, apo njė dukuri e vjetėr qė po shuhet?
    …………………………………………………………………………
    Pėr pasojė nuk duhet thėnė: ka tharė, ka shkruar, ka fshirė, ka mbyllur, ka pritur, ka larė, ka gostitur, ka vjelur, e kėshtu pa fund, por: ka tha, ka shkrue, siē themi – shkrues, ka fshi, ka mbyllė, ka pritė, ka la, ka gostitė, ka vjelė, siē themi: ka pėrcjellė, ka marrė e kėshtu pa fund, pa atė –r , dhe atė – ur, sepse e para nuk ka njė pėrhapje tė gjėrė dhe nuk pėrligjet nė trupin e foljes, kurse e dyta ėshtė bėrė anakronike ashtu si nė dialektin verior dhe ruajtja e saj i shėrben jo njėsimit tė mėtejshėm tė normės kombėtare mbi bazėn e trajtave tė pėrbashkėta, por thellimit tė ndryshimeve ndėrdialektore.

    Vetė formimi i sė tashmes dhe i tė pakryerės nė mėnyrėn habitore, qė ėshtė i njejtė nė tė dy dialektet, zbulon qartė pjesoren e mirėfilltė shqipes, qė i korrespondon formės sė shkurtėr tė pjesores pėsore tė rusishtes. Kėshtu ndėrtime tė tilla tė sė tashmes habitore si: pikam, lyekam, kapkam, ditkam, qepkam, ngakam, shkakam, prekam, vrakam, zbulojnė lakuriq se pjesoret e kėtyre foljeve janė: pie jo – pirė , lye e jo – lyer , kapė e jo – kapur , ditė e jo – ditur , qepė e jo –qepur , nga e jo – ngarė , shka e jo – shkarė , pre e jo – prerė , vra e jo –vrarė, sepse ndryshe e tashmja habitore do tė dilte mbi bazėn e pjesoreve qė pranojnė autorėt e projektit tė normave tė drejtshkrimit, pra nė format e papranueshme pėr shqipfolėsit: pirė- kam, lyer-kam, kapur- kam, ditur-kam, qepur-kam, ngarė-kam, prerė-kam e tė tjerė.

    Por mė lakuriq del pjesorja e mirėfilltė e disa foljeve tė gjuhės shqipe tek fjalėt e prejardhura tė tipit : mėsues, thyes, ardhės, kapės, gjurmues, plaēkitės, luejtės, akaparues, djegės, gatues, ngjitės, pjesėmarrės, diskutues e tė tjerė pa fund qė, siē e dinė tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij kuvendi, vijnė nga pjesoret e mirėfillta tė shqipes, plus prapashtesėn –s dhe janė tė mbarė shqipes. Atėherė kur pranojmė se kėto emra veprues vijnė nga pjesoret: mėsue, thye, ardhė, kapė, gjurmue, plaēkitė, luejtė, akaparue, djegė, gatue, ngjitė, diskutue e tė tjerė, pėrse nxjerrim forma tė tjera pjesoresh, tė cilat nuk miratohen nė fushėn aktive tė fjalėformimit dhe tė thellojmė ndryshimet midis dialekteve? Nė qoftė se gabojmė, eklektizmin tonė do ta kuptojnė brezat e ardhshėm.

    Lidhur me pjesoren e mirėfilltė tė shqipes, njė problem tė veēantė pėrbėn pjesorja me tipare mbiemrore. Kėtu diēka thelbėsore duhet mbajtur mend e rikujtuar nga pjesėmarrėsit e kėtij kuvendi: Ashtu si nė latinisht, rusisht, gjermanisht e nė gjuhė tė tjera, edhe nė shqip ka ndryshime midis formave gramatikore tė pjesores dhe formave gramatikore tė mbiemrave prejpjesorė. Kėshtu nuk duhet thėnė; Kontribut i ēmuar, degė e thyer, letėr e shkruar, pėrrallė e rrėfyer, zemėr e vrarė, oborr i fshirė, sepse kėto mbiemra prejpjesorė kanė kaluar plotėsisht nė klasėn e mbiemrave. Kėta vetėm nga prejardhja lidhen me foljen, sepse tregojnė mė shumė njė cilėsi qė i bėn sendet tė dallohen nga njėri-tjetri, se sa njė veprim a gjendje, qė ėshtė karakteristikė pėr foljet.

    Atėherė pėrse tė ngulim kėmbė pėr njė formė fjale me vlerė tė dyfishtė: edhe si pjesė pėrbėrėse e kallxuesit foljor, edhe mbiemėr, kur shqipja ashtu si shumė gjuhė tė tjera, ka forma tė veēantė pėr to? Prandaj mė duket se e kėrkon natyra e gjuhės sonė, ligjet e saj tė zhvillimit, tė themi e tė shkruajmė: Kontribut i ēmuem, degė e thyeme, letėr e shkrueme, pėrrallė e rrėfyeme, zemėr e vrame, oborr i fshimė . Edhe kur themi “kohė e ardhme”, ku cilėsori pėrcaktor, siē e kėrkon natyra e shqipes, ndėrtohet mbi bazėn e pjesores plus prapashtesėn – me, duhet tė themi, njėkohėsisht, “ kohė e kryeme”, “kohė e shkueme” e tė tjerė. Duhet rikujtuar se populli nuk ka krijuar kot nė rrjedhėn e historisė fjalė tė ndryshme pėr sende e fenomene tė ndryshme tė botės qė e rrethon, qė t'i nxjerrim nga gjuha e gjallė me dekrete.
    …………………………………………………………………………
    Rekomandohet nė projekt qė foljet: ngrė, flė, lė, nxė e tė tjerė, nė vetėn e tretė njėjės tė mėnyrės lidhore tė dalin nė format: tė ngrėrė, tė flerė, tė verė, tė zėrė, tė lerė, tė nxerė e tė tjerė. Por kėtu lind njė pyetje e zakonshme: Nga kanė dalė kėto –rė ? Dhe jo vetėm gjuhėtari, por edhe shqipfolėsi i thjeshtė e kupton se format qė rekomandohen si normė nė projekt, janė njė dukuri krejtėsisht dialektore, qė nuk i pėrgjigjen shqiptimit mė tė pėrgjithshėm. Shqipfolėsit mė tė shumtė dhe ligjshmėria e zgjedhimit tė foljeve nė mėnyrėn lidhore, dėshmojnė se duhet thėnė e duhet shkruar: Tė ngrejė e jo – tė ngrerė , tė flejė e jo – tė flerė , tė vejė e jo – tė verė , tė lejė e jo – tė lerė e tė tjerė, siē themi: Tė punojė e jo – tė punorė , tė pijė e jo – tė pirė , tė hajė e jo – tė harė , tė shkrijė e jo – tė shkrirė, tė lejė e jo – tė lerė e tjerė.
    I kėsaj natyre ėshtė edhe rekomandimi qė disa folje tė zgjedhimit tė parė, nė vetėn e dytė njėjės tė mėnyrės urdhėrore, ta zgjerojnė temėn me njė –r dhe tė themi : vėr, pėrzer edhe pse kėto forma janė bėrė arkaike pėr tė dyja dialektet. Pra duhet thėnė, siē thonė shpesh edhe nė Jug: Vė, zė, pėrzė ; edhe kur pas tyre vjen njė kundrinė e drejtė: vejė e jo- verė , zejė e jo- zerė, pėrzejė e jo- pėrzerė, si themi; Punoje e jo- punore , ktheje e jo –ktherė , haje e jo -hare , vraje e jo–vrare e tė tjera. Kėto shmangie nga ligjshmėria e zgjedhimit tė foljeve tė gjuhės sonė e trondisin fort themelin e projektit tė normave tė drejtshkrimit.
    Projekti i normave tė drejtshkrimit vuan ndonjėherė edhe nga varfėria e materialit lėēitės. Se tė bėn pėrshtypje, pėrshembull, qė nė gjithė kėtė tekst voluminoz nuk zė vend fare ndėrtimi me paskajoren nė gjuhėn shqipe, veēanarisht me paskajoren e mirėfilltė tė tipit “me punue”. Duket se nė kėtė ēėshtje autorėt kanė qenė nėn ndikimin e njė opinioni tė pabazuar, sipas tė cilit forma e pashtjelluar paskajore paraqitet herė si formė e vjetėruar, herė si njė formė pa jetė nė gjuhėn shqipe, kur dihet se nė gjuhė tė tilla si rusisht, anglisht, gjermanisht etj. forma paskajore e foljeve pėrbėn bazėn e sistemit foljor, kur kjo formė ėshtė prezente nė vepra tė tilla madhore, siē janė “Iliada” e “Odiseu”, “Komedija Hyjnore”, tek shumė rilindas tė mėdhenj, pėr tė ardhur deri tek Migjeni e personalitete tė tjera tė kulturės shqiptare.
    …………………………………………………………………………
    Duke pėrfunduar me disa vėrejtje tė pėrgjithėshme pėr projektin e normave tė drejtshkrimit tė shqipes, dua tė theksoj se pėrpunimi i gjuhės letrare shqipe mund tė jetė solid e jetėgjatė vetėm kur parimet e pėrgjithėshme tė kėtij projekti tė zbatohen me rreptėsi dhe pa lėkundje. Parimi fonetik, shėnimi i faqe tre, sipas tė cilit “Mbėshtetja themelore pėr zgjidhjet qė jepen ėshtė shqiptimi mė pėrgjithėshėm”, si edhe pohimi se “Drejtshkrimi i shqipes, nė pajtim me prirjen e pėrgjithėshme tė zhvillimit tė gjuhės letrare, synon nė njėsimin e mėtejshėm tė normės kombėtare mbi bazėn e trajtave tė pėrbashkėta”, kėrkojnė medeomos, qė zgjidhjet e pranuara tė kenė njė shtrirje tė gjatė nė kohė dhe nė hapėsirė.
    …………………………………………………………………………
    Kėto ishin disa mendime, paksa tė shkapėrderdhura, qė desha t'i shfaq nė kėtė kongres tė normave tė drejtshkrimit. Pasi po e shoh se mendimet e mija po shkaktojnė pėshpėritje nė sallė, po e mbyll diskutimin me njė devizė tė popujve tė Lindjes: “Tue rrudhė vetullat, unė vėshtroj me njė pėrbuzje tė akullt gishtin e dinjitarit qė mė dėnon. Por, tue ulė kokėn, unė jam gati, si buelli, me i shėrbye foshnjės”.

    21 nėntor 1972 Preng Cub Lleshi

  • #2
    Anton, m'ke lanė pa tekst. Shumė t'falemnderit se na e solle kėt materjal me vleftė tė madhe pėr gjuhėn. Ka shumė e shumė kohė qė s'kam lexue artikull ma t'mirė. Sa bukur ua ka spjegue Prenga batakqijve, shkatrruesve tė gjuhes letrare. Gjuhės letrare qė e kishte vendosė KOMISIA LETRARE qė n'vitin 1918, pra para plot 54 viteve. Dhe ajo gjuhė e kishte nxjerrė PATER GJERGJ FISHTĖN. Homerin e shqiptarėve. Shkrimtarin e parė n'historin e shqiptarėve tė nominuem pėr ēmimin Nobėl.
    Mirė u ka thanė Prenga:
    Kumbona bjen nė njanėn anė kur lajmron pėr ndonji t'dekun. Po po, edhe sot e asaj dite kumbona vazhdon me ra vetėm nė njanėn anė bile bile, sot edhe me za ma t'dhimshėm se pėrpara.
    N'krejt botėn e civilizueme rrotacizmi msohet si e metė e gjuhės kurse vetėm tek ne, rrotacizmi asht ligj i gjuhės.

    Comment


    • #3
      Ėshtė njė shkrim qė e kam gjetur nėpėr arkivat e ndryshėm. Prandaj e kam ripublikuar nė mirdita.com vetėm qė tė mos kalojė nė harresė.

      Comment


      • #4
        Shpresojmė qė Miri ta promovojė nė portal.

        Comment

        Working...
        X